• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jorida Tabaku publikon raportin e “Transparency International”: Shqipëria, korrupsion alarmant!

by A R
15/12/2020 18:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Shqipëria është me plot gojën në listën e zezë të korrupsionit, ky është një konstatim jo veç i opozitës por edhe i një raporti të dedikuar të TI, një institucioni të specializuar për korrupsion”, – tha në reagimin e saj Jorida Tabaku, ish-deputetja e PD-së.

Tabaku iu referua raportit të “Transparency International” dhe shpjegoi se pavarësisht “të dhënave pozitive” që paraqet propaganda qeveritare, raporti i “TI” tregon të kundërtën, prandaj ajo u shpreh e bindur se më 25 prill shqiptarët do t’i japin fund këtij ‘modeli kriminal që qeveris duke grabitur shqiptarët’.

Reagimi i Jorida Tabakut:  

Sot qeverisja bëhet nga grupe kriminale të strukturuara, sot ligjet shkruhen e kalohen nga interesa të ngushta klienteliste dhe sot interesat kriminale vendosin për ndarje tenderash e koncesionesh.

Raporti vlereson se raste si ai i Vangjush Dakos që ka përfshirë grupe kriminale në blerje votash, ai i Tahirit me përfshirjen me trafikun ndërkombëtar të drogës, rasti i ligjit te lojerave te fatit ku qeveria mbështeti qartësisht grupet kriminale dhe favorizoi klientët e saj janë shembuj të qartë të kapjes së shtetit.

Në raport përmenden dhe rasti i rrugës Milot-Balldren të cilën e ka denoncuar dhe opozita. Një rast flagrant ku kostot janë 3 fishuar, ku eshte fituar pa garë, me kosto pothuajse 20 mln euro për km, në një tender që qartësisht mund të ishte zhvilluar dhe fituar një kompani me 1/3 e vlerës.

Korrupsioni ka kapur në çdo qelizë qeverisjes sepse kjo bandë ka bashkëjetuar me korrupsionin, krimin dhe ligjet speciale në favor të oligarkëve. Kjo bandë ka vrarë shpresën, detyron rininë të emigrojë edhe të shfrytëzohet nga grupet kriminale, që sot pengojnë ekonominë e zhvillimit.

Një model kriminal që do të shkëputemi më 25 prill kur Shqiptarët do të votojnë qartazi kundër këtij tarafi kriminal që na qeveris. Shqipëria do të shpëtojë nga dara e korrupsionit një herë e mirë në 25 prill 2021, ku ne së bashku do të ndryshojme faqen e Shqipërisë vendit më të korruptuar në rajon.

Shqiptarët e heshtur dhe punëtorë, qytetarët e ndershëm të këtij vendi, viktima të këtij pushteti do të jenë në radhë për të rrëzuar këtë qeveri përmes votës. Së bashku do t’ia dalim!

Link i plotë për raportin:

https://www.transparency.org/…/examining-state-capture

Next Post
Çfarë shkakton mungesa e Jodit në organizëm? Zbuloni produktet ku gjendet

Çfarë shkakton mungesa e Jodit në organizëm? Zbuloni produktet ku gjendet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Paratë në bankë kanë ende gjini, gratë vetëm 44% e depozituesve

September 25, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 23 shtator 2026: Peshqit hyjnë në ditë vendimtare për dashurinë

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 25 shtator 2026: Demi mund të marrë fitoren e parë të vjeshtës

September 25, 2026
Arrestohet Riccardo Bossi, djali i themeluesit të Lega-s do të vuajë 5 vjet e 9 muaj burg

Arrestohet Riccardo Bossi, djali i themeluesit të Lega-s do të vuajë 5 vjet e 9 muaj burg

September 25, 2026
Mot me vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme

Mot me vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme

September 25, 2026
Rama sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për çfarë pritet të flasë

Rama sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për çfarë pritet të flasë

September 25, 2026
Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com