Jorida Tabaku, deputete në Partinë Demokratike, është pro një rihetimit të plotë dhe transparent nga drejtësia për çështjen e financimeve ruse në PD në vitin 2017. Tabaku thotë se mbështet komisionin e auditit të ngritur nga PD-së e Sali Berishës, por kërkoi që drejtësia dhe një investigim i pavarur nga të gjitha palët të japë një përgjigje të qartë në lidhje me këtë çështje që PD të dalë më kokën lart.
Duke ju referuar qëndrimeve me standard të dyfishtë të Sali Berishës, i cili sot kërkon që Lulzim Basha të rihetohet duke e bërë përgjegjës drejtëpërdrejt për financimet ruse në PD, ndryshe nga sa shprehej kur u publikua skandali në 2017, Tabaku tha se politikanët duhet t’i kenë gjithmonë fjalët e sakta. Megjithatë, deputetja demokrate, përsëriti qëndrimin, ku sipas saj PD nuk ka pasur asnjë lidhje me financimet ruse.
‘Nuk kam pasur asnjë informacion, sepse nuk kam pasur asnjë pozicion në atë kohë në PD. Të njëjtët kolegë që e mbronin dje, sot folin dhe hedhin baltë. Është e thjeshtë të hedhësh baltë mbi një person, prandaj politikanët duhet t’i kanë fjalët e sakta. PD nuk ka pasur se ka për të pasur kurrë lidhje me financimet ruse. Të bëhet hetim i plotë dhe transparencë e plotë. Institucionet e drejtësisë duhet ta realizojnë këtë. Një hetim dhe investigim i pavarur i ndihmon të gjitha palët të dalin më kokën lart”, tha Tabaku për Report Tv.
Bashkia Tiranë nuk është ambicia e Jorida Tabaku, e cila më parë ka mbajtur pozicionin e nënkryetares në këtë bashki. E pyetur nga gazetarët Migena Sotiri dhe Nertil Agalliu nëse opozita është e bashkuar për zgjedhjet lokale, Tabaku tha se këtë do t’ja lënë kohës, duke mos ndarë më shumë detaje në lidhje me situatën brenda PD-së.
‘S’dua të të gënjej që PD sot është mirë, apo është gati për të marrë qeverinë. Unë kam fokus kryesor kundërshtarët. Besoj do ketë kohë për të diskutuar edhe për kandidatët. PD-ja do të jetë oferta opozitare e zgjedhjeve lokale. Unë kam qenë nënkryetar në bashkinë e Tiranë si zv.kryetare, por nuk është në ambiciet e mia Bashkia e Tiranës. Jam në parlament dhe më pëlqen shumë ajo që po bëj. Kjo nuk me heq mua të gjithë opozitarizmin që kam bërë dhe bëj kundër Erion Veliajt. Bashkia Tiranë meriton një kryetar bashkie të denjë dhe do jap kontributin tim që të jetë kryebashkiaku i ardhshëm të jetë i Partisë Demokratike.’- u shpreh Tabaku.
/f.s











