• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jorida e Etilda i luteshin Zotit! Salianji spërkaste me ujë si frat! Nallbati tregoi pëllëmbën!

by Agron Gjekmarkaj
31/10/2023 15:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Parathënia e ditës !

Daci i Bernard Banushit pas tre ditësh lëngatë në spitalin e zonjës Edhit ngordhi. Një lëngatë në vend të keq pas shumë hazdisjesh i kushtoi jetën. I zoti, i perzhitur dhimbjeje priste ngushellime nën një portret të punuar hijshem të maçokut  emri i të cilit paskësh qënë Terminator si Arrnold Shvarceneger. Aty morëm vesh që i ndjeri paskësh leruar qamet arat e sevdasë dukë lënë peng edhe jetën e tij mes mjaullimash shpirtëkeputese. Bernardi i ngashëryer rrëfeu se i kishte mbërritur kerrthi si peshqesh nga Holanda dhe ikja e tij merrte me vete kujtimin e fundit nga ish Kryetari i ngratë Lul.

Mes kësaj dalldie mora rrugën  drejt një ziafeti kulturor kushtuar “Një histori personale e Europes” të Timothy Garton Ash dhe vetë autorit. Aty gjeta edhe Ditmarin tashmë një kritik letrar i stërholluar. Më pas erdhi Mazniku i cili kapi një libër me dorë dhe menjëherë i filluan teshtima e të kruara, u skuq e desh u mbyt. Ditmari e këshilloi dil jashtë se këto ambiente japin alergji .

Ne  vetëm një libër kemi e di ti?!  Ashtu po bëj tha dhe iku.  Më pas gjerbëm një kafe me ish ministrin i cili njihet për dashamirësitë e tij ndaj çdo kujt e çdo gjëje. Ai me foli gjere e gjatë për planet e reja të oponencës  politike me Nikon dhe Damon brenda në Kongresin e së shtunës.  Mbi të gjitha u kujdes të pyeste për Tezen si e vetmja që përtej rrethanave e ruante të pathyer miqësinë me të.  Ditmari desh të dinte në e mori veten nga gremisja e fundit si Rako Ferra. I llamburiten sytë kur të gezuarin lajm i dhashë që ajo ja hodhi. Me percolli deri të atomobili  po nuk shkeputej. I dukej si makinë e Babos që nuk pat hypur qemoti. Po deshe ta bëj një xhiro me timen i thashë, madje bjeri dhe borisë po kjo  s’të çon asgjëkundi.

Pasditja  e luftes !

Qielli i Politikes ishte plot re. Babo qortoi për matematikë të dobët atë që 10-ten e bëri 11-të. Ai  dha leje me dorë në zemër që deputetet plëngprishës  të Opozitës të kthehen në Kuvend por zymtësia si qefin pllakoste ngado. Luan Baçi që në oborr vikaste “Perendi a ndjeve tradhtaret na lanë pa atdhe”! Dhurata Çupi këndonte “jem Ilira, jem Teuta jemi rritur neper luftra”

Dyert e banjove ishin mbyllur.  Duhej ta mbanim. Ato anësoret po e po.  Gardistet na thanë do hyni drejt e në katua si gjë e gjallë e me mend në kokë na porositen.

Jorida dhe Etilda  si dy murgesha i luteshin Zotit që më e keqja mos të ndodhte po kur Gaz Bardhi lideri në perspektive ja behu kuptuan që Hyu nuk po i dëgjonte. Marazin ndanë përgjysmë. Jorida nuk qau. Etilda nuk buzeqeshi. Ah kohë jallanë njëzëri leshuan tinguj.

Kryezevendes Lideri Muli  çarmatoste  deputetet  një nga një duke ju marrë kartat. Bujari i Lushnjës u tha nuk u behet kjo nacionalisteve të ndershëm. Florenc Spaho thirri mos u afroni se do shtie. Muli tha nuk me tremb deka po jeta ime i duhet revolucionit. Dyert e ferrit ishin hapur pash me pash.  Sapo nisi furia Niko u zbeh dhe i ra të fiket. Margeriti ndonëse në shënjester të Ines  që me kopsa të xhaketes e gjuante e  shkundte  nikoqirin po ai as jepte as merrte.

Dita e gjykimit erdhi tha Toni me sytë kah tavani, kaq e patem. Ulsiu dontë  të zbriste në shesh të betejes kur Bledion Nallbati me fuqi titanike smbrapsi nja 30 deputetë socialistë dhe njërit i tregoi pëllëmbën  por lotët e Gertes e penguan. Mos se do vritesh i tha do na mungosh, do qajmë.

Ulsiu u thye  si njeriu pa zgjidhje dhe qendroi në vend me tëmthat që po i dilnin.  Elisa i tha nuk të vjen më ky rast për të rënë theror , malësori u mbyt nga lotët si narcizi në pasqyrën e vet teksa pak ujë piu ajo.

Igli me Albanen e mjekësisë bënin pyetje retorike , po ne ç’patem që erdhëm ketu, mire ishim. Tao  i prerë në fytyrë dhe Bela solemne ishin bërë një për të thënë të fundit fjalë “rroftë Babo , rroftë Shqipëria edhe pa ne”. Shalsi kishte vëne një tigan mbi koke që të mbrohej. Nasipi me Xhemalin nga një kusi.  Eni Xake i tha Çyrbes fshihu pas meje se nuk të prek kush me dorë sa të jem unë gjallë. Laerti nderdyzej e pyeste Pllumin  a ti mbledh lotet e frikes ?! Ai i tha jooo partizanet nuk kanë frikë  ne jemi partizanë e keta reaksionarë.

Majko , Mimi di Puccinit i tha  si nuk vdiqa në luften e Kosovës ta mbyllja me madhështi, ndersa  ketu nga shalqinjet kokes të Saimir Korreshit  a geshtenjat e Lefteriut po me vjen fundi ! Eh vllai ja ktheu ajo po unë që kam tre net që ëndrrat me prishin gjumin, zgjohem sikur në fyt kam duart e Vokshit. Me ndjek zalia nga pas.

Dash Sula kërcënonte me shamitë e xhepit do jua bëj litarin more dordomuzë.  Salianji dukej si frat që i spërkaste me ujë të bekuar duke hyr në mes që luftes paqja vëndin ti zinte.  Nderkohe padër Salianji u tha po bëjmë shaka , Opozita e vërtete është Luli  atë ka frikë Babo, ja të shihni shtatë nga të tijet do përjashtoje Klotilda neser. Bled Çuci , bismilah bismilah dhe rrotullonte një palë tespie.

Ed Paloka u shfaq mbi një llozhë për t’u caktuar gjithsecilit me drejtësi vendet në histori si posedues i saj ndersa Kryezevendes Lideri si kalores vraponte udheve të saj. Kosta i Gramozit dhe Lindites ju hakerrye Jones kjo botë u prish prapësi a dreq vetëm Babo e ndreq. Në sytë e saj Kostaqi u zmadhua me dhjetë herë por gezimi nuk zgjhati shumë kur pa Genc Gjonçajn maskuar me gjethe hardhie duke u larguar me vrap nga kauza. Dolem ënde më kokat mbi supe por të enjten kushedi  a do i kemi!

Next Post
Ish drejtuesi i PD: Meta është i frikësuar sepse ka kryer vetë korrupsion, pret që SPAK t’i trokasë te dera

Ish drejtuesi i PD: Meta është i frikësuar sepse ka kryer vetë korrupsion, pret që SPAK t’i trokasë te dera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U dënua për vrasjen e Nikulajt/ Ata që e rekrutuan në Angli, vunë çmim 500.000 euro për të vrarë Ruben Saraivën në burg

U dënua për vrasjen e Nikulajt/ Ata që e rekrutuan në Angli, vunë çmim 500.000 euro për të vrarë Ruben Saraivën në burg

March 26, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

PD, pronë e Berishëve me ‘hipotekë’ dhe shakaja Salianji

March 26, 2026
Shkak lufta? Europianët braktisin makinat me naftë, blejnë gjithnjë e më shumë mjete elektrike

Shkak lufta? Europianët braktisin makinat me naftë, blejnë gjithnjë e më shumë mjete elektrike

March 26, 2026
Poloni-Shqipëri/ Zbulohet formacioni i Kombëtares, Uzuni dhe Bajrami nga minuta e parë në fushë

Poloni-Shqipëri/ Zbulohet formacioni i Kombëtares, Uzuni dhe Bajrami nga minuta e parë në fushë

March 26, 2026
Çfarë do të ndodhte nëse SHBA sulmon ishullin Kharg, zemrën e naftës së Iranit

Çfarë do të ndodhte nëse SHBA sulmon ishullin Kharg, zemrën e naftës së Iranit

March 26, 2026
Toni Gogu takim në Bruksel me ministren belge të Drejtësisë: Shqipëria s’ka ‘plan B’, por vetëm rrugën drejt integrimit në BE

Toni Gogu takim në Bruksel me ministren belge të Drejtësisë: Shqipëria s’ka ‘plan B’, por vetëm rrugën drejt integrimit në BE

March 26, 2026
Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë, humbin garancinë mijëra euroshe

Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë, humbin garancinë mijëra euroshe

March 26, 2026
Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

March 26, 2026
Trump: Po e fitojmë bindshëm luftën me Iranin. Nuk do të zgjasë shumë!

“Dhuratë” nga Teherani, Trump: Irani ka lejuar kalimin e dhjetë cisternave të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit

March 26, 2026
Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In