• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jorgos Papadhakis – zëri grek që nuk heshti për emigrantët shqiptarë

by Java News
06/01/2026 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Nju Jorku, Marko Caka

Nuk është thjesht një lajm vdekjeje. Është një boshllëk që për shqiptarët e Greqisë nuk mbushet lehtë. Në moshën 74-vjeçare u nda nga jeta Jiorgos (George) Papadhakis, për mediat greke një ikonë, për mua personalisht mësuesi që më hapi derën e parë të gazetarisë.

Prezantuesi legjendar i emisionit “Kalimera Elladha” (Mirëmëngjes Greqi) në ANT1 ndërroi jetë pas një infarkti akut të miokardit, duke mbyllur një kapitull 35-vjeçar që nuk ishte vetëm histori televizive, por histori shoqërore.

Ndoshta për shumë shqiptarë në Shqipëri emri i tij nuk thotë asgjë. Por për ne që u rritëm, punuam dhe u formuam në Greqi, Papadhakis ishte njeriu që nuk e uli kurrë zërin kur flitej për ne shqiptarët. Ai nuk ishte thjesht një prezantues i famshëm televiziv.

Ai ishte njeriu që, që nga eksodi masiv i fillimit të viteve ’90, nuk e anashkaloi çështjen e emigrantëve shqiptarë, por e mbajti në qendër të debatit publik grek, çdo mëngjes, për dekada me radhë.

Ishte zëri që nuk u mbyll, në një kohë kur shqiptarët në Greqi trajtoheshin si problem, si statistikë, si kërcënim. Pra atëherë kur frika, racizmi dhe propaganda dominonin ekranet, dhe shqiptarët përmendeshin vetëm në kronika të errëta, Papadhakis bëri diçka që pak guxuan, na solli në ekran si njerëz, si punëtorë, si prindër, si shtylla të padukshme të Greqisë moderne.

Për mua personalisht, ai nuk ishte vetëm një figurë publike. Ishte mësues, udhërrëfyes dhe mbështetës. E njoha si student, në studiot e ANT1, në lëndën e gazetarisë informative. Ishte i rreptë, kërkues, por i drejtë. Bashkë me Jorgos Aftias, profesorin e gazetarisë ekonomike ishin njerëzit që më treguan se gazetaria nuk është zhurmë, por përgjegjësi. Kur mësuan se origjina ime ishte shqiptare, nuk më pyetën pse. Më pyetën vetëm- “A e di historinë tënde?” Dhe më thanë – “Atëherë tregoje.”

Për vite me radhë, çështjet e shqiptarëve, ato me dhimbje, padrejtësi dhe sakrificë, gjetën vend në “Mirëmëngjes Greqi”. Jo si spektakël, por si detyrim moral. Papadhakis na quajti heronj të ndërtimit të Greqisë moderne në një kohë kur pak guxonin ta thoshin këtë publikisht. Dhe publiku reagoi. Ndihmoi. U solidarizua.

Nëse për diasporën shqiptare Top Channel ishte ekrani i përditshëm, për shqiptarët në Greqi emisioni i tij ishte mëngjesi ynë i përbashkët. Aty gjenim diçka që na mungonte kudo tjetër, dinjiteti.

Jorgos Papadhakis ishte ANT1 për 35 vjet. I ofruan para, kontrata, largime “të arta”. I refuzoi. Jo sepse nuk mundej, por sepse ishte i lidhur emocionalisht me atë që ndërtoi. Me kanalin. Me njerëzit. Me publikun. Me të vërtetën.

Thuhet se “kuajt që plaken, vriten”, një metaforë kjo e shoqërive që hedhin tutje ata që kanë dhënë gjithçka. E thënë troç shoqëritë i harrojnë ata që plaken. Por ai nuk u harrua. Sepse nuk u shit. Nuk u përkul. Nuk u largua kurrë nga ajo që besonte. Qëndroi besnik, i lidhur emocionalisht me kanalin dhe me presidentin historik të tij, Minos Kyriakou

Sot, për shumëkënd, ai është një figurë televizive që u fik.

Për mua, ai mbetet profesori që më mësoi të mos kem frikë nga e vërteta, edhe kur ajo flet me theks.

Për shqiptarët e Greqisë, ti nuk ishe thjesht gazetar grek.

Ishe zë. Ishe urë. Ishe dinjitet.

Ishe për të mbetur legjendë e fjalës së lirë.

Lamtumirë profesor, Jorgos Papadhakis.

Next Post
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Tre pika të dobëta të SPAK që drejtuesi i ri mund t’i korrigjojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jam djali i mbretëreshës, nuk mund të ma bëni këtë”/ Reagimi i ashpër i ish-Princit Andrew kur u dëbua nga rezidenca mbretërore

“Jam djali i mbretëreshës, nuk mund të ma bëni këtë”/ Reagimi i ashpër i ish-Princit Andrew kur u dëbua nga rezidenca mbretërore

February 22, 2026
Deri 80% e banorëve të rritur të Shqipërisë as agjërojnë dhe as mbajnë kreshmë

Deri 80% e banorëve të rritur të Shqipërisë as agjërojnë dhe as mbajnë kreshmë

February 22, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 23 shkurt 2026

February 22, 2026
“Më ofendoi prandaj e qëllova”/ Dëshmon i dyshuari për vrasjen e 48-vjeçarit në Kavajë: Më parkoi makinën para shtëpisë

“Më ofendoi prandaj e qëllova”/ Dëshmon i dyshuari për vrasjen e 48-vjeçarit në Kavajë: Më parkoi makinën para shtëpisë

February 22, 2026
Armët e paligjshme kërcënim për qytetarët/ Vetëm në dy muaj të 2026, sekuestrohen 83 armë zjarri

Armët e paligjshme kërcënim për qytetarët/ Vetëm në dy muaj të 2026, sekuestrohen 83 armë zjarri

February 22, 2026
Lidh fshatin Kuç me Qeparoin, çahet rruga e lumit të Vlorës, dyshohet të jetë shkaktuar nga…

Lidh fshatin Kuç me Qeparoin, çahet rruga e lumit të Vlorës, dyshohet të jetë shkaktuar nga…

February 22, 2026
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

February 22, 2026
Ilir Vrenozi rrëfen takimet me Metën në Presidencë: Jemi bërë miq! Me kënaqësi do ta vizitoja në burg, por…

Ilir Vrenozi rrëfen takimet me Metën në Presidencë: Jemi bërë miq! Me kënaqësi do ta vizitoja në burg, por…

February 22, 2026
Qarkullonte i armatosur me armë zjarri/ Pranga 41-vjeçarit në Fier, arrestohet dhe pasagjeri për moskallëzim krimi

Qarkullonte i armatosur me armë zjarri/ Pranga 41-vjeçarit në Fier, arrestohet dhe pasagjeri për moskallëzim krimi

February 22, 2026
Dhunuan një agjent policie dhe një qytetar gjatë protestës, nisin hetimet ndaj Flamur Nokës dhe Xhelal Mziut

Dhunuan një agjent policie dhe një qytetar gjatë protestës, nisin hetimet ndaj Flamur Nokës dhe Xhelal Mziut

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In