• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jonida Vokshi me të dashur të ri, pas ndarjes nga nipi i Ardit Gjebresë

by Java News
04/12/2016 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak ditë pasi e pamë në premierën e filmit “7 ditë”, prezantuesja e emisionit “Thurje”, Jonida Vokshi, flitet se ka nisur një histori të re dashurie me reperin simpatik nga Kosova, Trim Ademi, i njohur si Capital T. Një postim në faqen “Vipat e Bllokut” në Instagram ka zbuluar lidhjen e fshehtë të reperit që prezantohet tani si True Kapo dhe Jonida Vokshit. Sipas dëshmisë së faqes, thuhet se ata të dy ishin parë në Londër në çaste intime, qyteti nga i cili kishin postuar momente nga lidhja romantike, raporton “Panorama plus”.

Edhe pse të dy janë treguar të kujdesshëm që të mos publikonin foto bashkë nga qëndrimi atje, me postimet në Instagram që kanë bërë të dy, ata kanë treguar se javën e kaluar kanë qenë në Londër. Sipas burimeve pranë çiftit, flitet se ata kishin prenotuar në një nga hotelet e shtrenjta. Bashkë me ta ka qenë dhe këngëtarja Elvana Gjata, e cila flitet se ka prezantuar mikeshën e saj të ngushtë prej vitesh, Vokshin, me reperin Capital T, me të cilin bashkëpunoi për klipin e fundit “Lejla”.

Ndërkaq, në videon e publikuar nga Jonida në rrjetin social “Instagram” shihet ajo para Bing Ben-it, duke u përkëdhelur para fokusit të aparatit, pas të cilit ka qenë vetë Capital T. Ajo duket shumë e lumtur, ndërkohë që te miqtë e afërt e ka pranuar historinë e re që ka lindur mes saj dhe këngëtarit. Si prezantuesja, edhe reperi janë në momentet e tyre më të mira në karrierë. Pas komedisë së zezë “Kujtesa e ujit”, Jonida Vokshin e pamë si nusen e pafat që braktisej nga burri një javë para dasmës në filmin e ri “7 ditë”, ku Jonida është protagonistja kryesore.

Ndër sa Capital T është cilësuar si një ndër reperët më produktivë të këtij viti në muzikë, pasi nuk është ndalur për asnjë moment, duke sjellë vazhdimisht projekte të reja muzikore. “100” është kënga e tij më e re e realizuar nga producenti Mixey, tekstin e së cilës e ka shkruar vetë artisti. Videoklipi është cilë- suar mjaft ekstravagant, dhe Kapo ka arritur edhe kësaj here të befasojë fansat me paraqitjen dhe stilin e tij. Ky projekt pritet të jetë një sukses i radhës për reperin, i cili i ka pasur të shumta hitet gjatë vitit 2016.

Kënga e parë e 25- vjeçarit nga Prishtina titullohej “Shopping” në bashkëpunim me Besnikun e “2Po2”, që është daja i tij. Sa për marrëdhëniet e tij me femrat, Capital T asnjëherë nuk ka dalë hapur me ndonjë prej tyre. Vitet e fundit ai ka fituar sfidën e kilogramëve të tepërt, duke u transformuar tani në djalin gjithë muskuj. Ndërsa Jonida Vokshi nis këtë histori të re dashurie një vit pasi i dha fund lidhjes me Iv Tasen, i njohur si nipi i Ardit Gjebresë. Ivi, regjisor i programit “E Diela shqiptare”, tashmë ka krijuar një lidhje të re vetëm pak pas ndarjes nga Vokshi.

ma.me

Next Post
Shqipëri-Izrael/ Masa ekstreme sigurie, futbollistët me truproja

Vendimi i ri/ Sa do të paguhen policët për çdo orë shtesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In