• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 10, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jonada, sa Erison Durda që u vra në Gërdec, dhe ‘dinozaurët’ Berisha-Meta

by Jakin Marena
04/08/2022 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Jakin Marena

Nuk gjendet asnjë fjalë për të ngushëlluar babain e Jonada Avdiajt për humbjen e jetës së vajzës së tij 7 vjeçare. Ai la shpirtin në Himarë, la zemrën në Tufinë dhe për të nuk ka asnjë ngushëllim.

Asgjë nuk e mbush shpirtin e tij të vrarë e sakatuar, teksa përcolli në banesën e fundit vajzën e tij të mitur, e cila iu copëtua nga elika e gomones në HImarë, për shkak të papërgjegjshmërisë së një individi, tangërllëkut të një individi që u shndërrua në një ngjarje tragjike, që gëzimin e familjes Avdia e cila kishte ardhur për të pushuar në atdhe, e ktheu në mort.

Nuk ka asnjë justifikim për këtë individ, anipse ishte me uniformë policie madje dhe komisar. Dënimi më ekstrem që lejon ligji duhet të shkarkohet mbi të, që të marrin vesh të gjithë se jeta e njeriut është e shtrenjtë, liria e tij për të pushuar s’duhet prekur. Aq më tepër t’i rrezikohet jeta.

Kush ka fëmijë e kupton se prekja e jetës së tyre është tragjike, nga individi apo shteti qoftë, dhe gjithkush duhet të marrë dënimin e merituar për këtë. Madje duhet të forcohen në Kodin Penal akoma më shumë penalitetet për këto lloj veprash që prekin këta engjëj.

Dhe në rastin e vrasjes së Jonada Avdiajt, nga ish komisari i policisë Arjan Tase, ky i fundit nuk duhet të kurseshet asesi nga ana e organeve ligjzbatuese. Të marrë dënimin më të rëndë që përcakton ligji, pasi ato administrative e çfarë ka në dorë shteti i mori. U përjashtua nga Policia e Shtetit, u ndalua dhe është në pritje të verdiktit të drejtësisë.

Eshtë normale që të ketë një sensibilizim qytetar. Madje është elementi më pozitiv në këtë vend, të “përmbytur” nga loja politike dhe përpjekjet e përfitimit nga maskarenjtë politikë, që arrijnë deri atje sa të bëjnë politikë me vdekjen.

E kemi parë në shumë raste. Në emër të vdekjes është kërkuar ardhja në pushtet, që nga 2 prilli i largët i vitit 1991 në Shkodër, shkodranët e “vendit” e dinë se kush e urdhëroi këtë akt vrasjeje makabre, thjeshtë dhe vetëm për politikë, për të ardhur në pushtet me arkivol.

E dinë nga u qëllua, asesi jo nga përballë turmës, por nga prapa, më saktë nga ana e djathtë e turmës që ishte pozicionuar përballë ish komitetit të PPSH në Shkodër në atë kohë.

Apo përdorimi i arkivolit të ish liderit të dhjetorit Azem Hajdari më 14 shtator 1998, si “dash” për të hapur derën e kryeministrisë, duke shënuar rrëzimin e kryeministrit të atëhershëm Fatos Nano, por jo mazhorancën socialiste, e cila vijoi qeverisjen dhe plot 6 vite të tjera me të tjerë kryeministra, por dhe me Fatos Nanon në fund të herës.

Themi se po bëhet politikë me vdekjen, ndërkohë që engjëlli Jonada Avdia ende nuk ka bërë të tretat në banesën e saj të përjetshme, dhe ngjitjes së shpirtit të saj në qiell, pasi në emër të  kësaj tragjedie po nxitojnë të përfitojnë “dinozaurët” e politikës, Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Të cilët, në unison, por secili në barrikadën e vet politike, akuzojnë një qeveri të tërë deri te kryeministri për këtë tragjedi. Duke kërkuar dorëheqjen që nga Edi Rama, e deri tek punonjësi më i thjeshtë i policisë së Vlorës, apo ministrat e kabinetit qeveritar.

Eshtë tjetër gjë ndezja e qirinjve nga ana e disa veprimtarëve që paguhen për këtë punë në të gjithë vendin. Apo dhe e qytetarëve të thjeshtë që e ndjejnë në shpirt këtë dhimbje të familjes Avdia pasi kanë vetë fëmijë në shtëpi dhe e dinë sa dhemb. Pavarësisht se në këto kortezhe kishte dhe disa rinorë të PD nëpër të. Por qytetarët janë në të drejtën e tyre, që në heshtje sikurse kanë bërë, të bashkojnë dhimbjen e tyre me atë të familjarëve të Jonadës për humbjen e jetës në mënyrë tragjike të 7 vjeçares në Himarë.

Por dalja në media dhe artikulimi politik për këtë tragjedi është e tepërt. Si për shqiptarët ashtu dhe për familjarët, të cilët nuk po lihen të qetë në dhimbjen e tyre të thellë.

Madje para protestës së paralajmëruar përpara kryeministrisë, Sali Berisha shkoi për ngushëllim tek familja e të ndjerës. Dhe mirë bëri, pasi është një shenjë respekti akti i gjendjes pranë një familjeje që humbi fëmijën e saj në këtë tragjedi që s’ka ngushëllim.

Por dalja pas vizitës ngushëlluese para mediave e sulmi ndaj kryeministrit Rama, duke e cilësuar atë si shkaktarin e tragjedisë, ka qënë e tepërt. Madje makabre, pasi po shfrytëzon shuarjen e një engjëlli, e nënvizojnë për shkak të fajit të parikuperueshëm të një individi, i cili ndonëse ishte me pushime, në fund të herës mbante uniformën e policisë, pra Berisha po shfrytëzon për politikën e ditës një vdekje fëmije. Shfrytëzon një arkivol, duke bërë politikë arkivolësh. Dhe ka 48 orë që po merret me këtë punë, pa pushuar në asnjë moment, ndërsa pritet të nxjerrë dhe ithtarët e tij të protestojnë kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e saj.

Ajo që mund të thuhet pa frikë është se, Sali Berisha bën çfarë bën e rikthehet në vendin e krimit. Do të vendosë lule pikërisht në bulevardin qëndror të kryeqytetit, përballë kryeministrisë, aty ku me urdhër të tij Garda e Republikës vrau më 21 janar 2011 pa iu dridhur dora 4 demonstrues të opozitës së atëhershme me duar në xhepa. Duke lënë pas jetimë që rriten pa parë babanë e tyre.

Pikërisht në këtë trotuar ku Berisha më se njëherë deklaroi se do të vriste dhe 4 mijë të tjerë nëse prekej “kulla” e tij, godina e kryeministrisë. Pra tulla dhe llaç, që vlenin shumë e më shumë se sa 4 apo 4 mijë jetë njerëzisht që Berisha paralajmëronte se do t’i vriste. Madje dhe kreun  e opozitës.

Por ajo që na bën me dhimbje të tmerrshme koke është se, jo vetëm bota por dhe politikanët tanë, i dinë shqiptarët si njerëz pa kujtesë. Kjo na dhemb shumë.

Pasi Sali Berisha harroi tragjedinë e Gërdecit ku për shkak të shpërthimit të punishtes së demontimit të municioneve, një biznes i djalit të tij Shkelzen Berisha, me 15 mars 2008 u vranë 26 njerëz të pafajshëm dhe u plagosën mbi 300 të tjerë.

Madje Berisha në atë kohë “harroi” dhe emrin e baxhanakut të tij. “Harroi” pikërisht njeriu që pretendon se di me detaje çfarë ndodh në çdo shtëpi shqiptari, deklarohet në media dhe për detajet më minore të jetës personale të kundërshtarëve politikë, brenda dhe jashtë “pronës” së tij PD, për të treguar se ka informacion.

Dhe mes këtyre 26 viktimave në Gërdec, të shkaktuara nga shpërthimi i biznesit të djalit të Berishës, ishte dhe një 7 vjeçar, Erison Durda. I cili po luante në oborrin e tij, kur dhunshëm biznesi i Shkelzen Berishës i mori jetën. Dha shpirt duke i thënë vjershëm e fundit nënës së tij në spital, dhe duke kërkuar falje për shqetësimin  që i kishte krijuar sepse ishte plagosur.

Sot Erisoni do të ishte 21 vjeç, do të ishte në vitin e tretë të universitetit, do të kishte zënë ndonjë të dashur, mund të ishte dhe në punë për të ndihmuar familjen e tij. Por “kosa’ e krimit shtetëror ia ndërpreu jetën që në fillesë, ndërsa sot e kësaj dite shpirti i tij nuk prehet në paqe, pasi nuk është gjendur ende drejtësia. Sepse ishte krim shtetëror. Askush nuk ka marrë dënim të mirëqenë. Ndërsa e ëma mban ende fotot e tij të asaj moshe, çantën e tij të librave duke ëndërruar drejtësi për humbjen e djalit, por dhe të pamundurën: çfarë do të ishte bërë djali i tij, i cili sot do të ishte 21 vjeç, burrë. Por që mbeti 7 vjeç, përjetësisht në këtë moshë në sytë e nënës dhe në qiell.

Asokohe Berisha rrinte jo i ngrefosur për si një fundërrinë, dhe kreu i opozitës së asaj kohe, sot kryeministër, Edi Rama nuk e shfrytëzoi vdekjen e Erisonit dhe 15 të tjerëve të pafajshëm për qëllime politike. Nuk bëri politikë me vdekjen, nuk përdori arkivolin e Erison Durdës së ndjerë si “dash” për hapjen e portës së pushtetit. Aspak.

Përkundrazi, shprehu dhimbjen e tij në heshtje, përkundër kërkesës dhe presionit të “dinozaurit” politik Ilir Meta që kërkonte rrëzimin e Berishës me këtë rast. Madje e akuzoi Ramën fort për këtë qëllim. Dhe nga “dhimbja” një vit më pas Meta bëri koalicion qeverisës me Berishën, duke përfituar gjysmën e qeverisë për 4 vite me radhë. Dhe duke trashur zullumin bashkë me të.

Dhe Erisoni ishte vetëm 7 vjeç, kishte moshën e Jonada Avdiajt që u nda nga jeta dy ditë më parë. Por humbën jetën në rrethana të ndryshme. Erisoni nga krimi shtetëror, për shkak të shpërthimit të biznesit të municioneve të djalit të kryeministrit të atëhershëm. I cili ende nuk e dimë nëse e ka ngushëlluar apo jo familjen e Erison Durdës. Dimë që jo vetëm s’dha dorëheqje nga posti i kryeministrit, por se për të mbrojtur djalin e tij, Berisha shkatërroi drejtësinë dhe shtetin nga themelet. Kurse Jonada u nda nga jeta tragjikisht për shkak të papërgjegjëshmërisë e thyerjes së ligjit nga një pushues. I cili në punën e përditshme ishte me uniformë policie. E pafalshme, por jo për të sjellë rastin që të bëhet politikë me vdekjen.

Në këtë situatë dhimbjeje për familjen Avdia sigurisht s’mund të rrinte në heshtje “dinozauri” tjetër i politikës Ilir Meta. I cili sapo doli nga dera e familjes Avdia ku ishte për ngushëllime, nuk ngurroi të kërkonte dorëheqjen e kabinetit qeveritar. Një rast për të shfrytëzuar vdekjen e një engjëlli për të hapur portat e pushtetit, për të disatën herë. Bashkë dhe me “ortakun” e tij Berisha.

Reagon pikërisht Ilir Meta, i cili është akuzuar nga miku e aleati i tij Sali Berisha se është marrë me trafik fëmijësh, vajzash, ka vrarë dy punëtorë të firmës së tij të inerteve në Malin e Dajtit dhe varrosur në mënyrë ilegale atje, ka paguar njerëz për të vrarë deputetë e bëma të tjera.

Reagon në këtë far feje dhe paralajmëron protesta deri në rrëzimin e qeverisë socialiste pikërisht Ilir Meta, për “bllokun” dhe ryshfetet 700 mijë euro të të cilit u shkaktua masakra e 21 janarit 2011 përballë kryeministrisë, që përfundoi me vrasjen e 4 demonstruesve. I quajti “kokëpalarë” protestuesit Meta asokohe. Nuk e di si i cilëson sot, ndoshta qëndrestarë e shpëtimtarë të kombit.

Të mbetur pa përkrahje ndërkombëtare, njëri “non grata” dhe tjetri i izoluar nga ndërkombëtarët që kur ishte në Presidencë, Berisha dhe Meta po përpiqen të shfrytëzojnë një vdekje tragjike të një fëmije për shkak të pakujdesisë, thyerjes së ligjit e tangërllëkut të një polici që po kalonte pushimet atypari me familjen, për të hapur “portat” e pushtetit.

Eshtë mision i pamundur. U provua më 14 shtator, u provua dhe në vitin 2000 duke shfrytëzuar vdekjen e Sylë Lushajt në Tropojë ku u akuza vetë Ilir Meta në atë kohë kryeministër dhe në të gjitha rastet, se me “arkivole” nuk vihet në pushtet. As nuk mbahet pushteti.

Për më tepër që shqiptarët nuk mund të akuzohen se nuk kanë kujtesë. E kanë treguar dhe po e tregojnë, duke mbajtur në opozitë Berishën dhe Metën, që sado makiazh politik të bëjnë, të tillë do të mbeten, njerëz që kanë bërë zullume dhe për pasojë do mbahen larg lekëve të shqiptarëve. Me Rithemelim apo shkrirje partie, kokat janë të njejta: Berisha dhe Meta. Të destinuar për të qënë njerëzit më të anatemuar të shqiptarëve. Madje më të urryerit.

 

Next Post
“S’ka fjalë për dhimbjen”/ Familjarja e Jonadës në protestë: Bledi kthehej çdo verë në Shqipëri, vajzën e kishte kapur prej dore. Helika e griu…!

“S’ka fjalë për dhimbjen”/ Familjarja e Jonadës në protestë: Bledi kthehej çdo verë në Shqipëri, vajzën e kishte kapur prej dore. Helika e griu...!

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    3 years ago

    Dy monstrat,me te urryerit e Kombit SHqiptare,fale mungeses se drejtesise kta hajdute e vrases akoma jane te lire,deri kure do presim cfare do bier nga qielli.Tani me u provu se edhe spak nuke po funksionon.Duhet nji organizim i mbare popullit se paku tju digjen vilat e pasurite qe ju kane vjedhur e plackite shqiptarve.Ne mungese te drejtesise te gjendet nji rruge te demtohen ekonomikisht,dy monstrat e urryera nga shqiptaret.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta përpara Kryeministrisë, Lapaj: Ftojmë të djathtë e të majtë të na bashkohen! Do të qëndrojmë këtu derisa…

Protesta përpara Kryeministrisë, Lapaj: Ftojmë të djathtë e të majtë të na bashkohen! Do të qëndrojmë këtu derisa…

December 10, 2025
Sharra elektrike i pret këmbën, humb jetën 50-vjeçari shqiptar

(EMRAT)Aksident tragjik në “Shkodër-Hani i Hotit”, makina e sllovenit përplas për vdekjen këmbësoren 68-vjeçare

December 10, 2025
Ish-kreu i SHISH flet për planin e fshehtë të 1989-ës: Shqipëria ishte gati të çlironte Kosovën!

Ish-kreu i SHISH flet për planin e fshehtë të 1989-ës: Shqipëria ishte gati të çlironte Kosovën!

December 10, 2025
BE shton emra të rinj në listën e zezë të sanksioneve ndaj Rusisë

BE shton emra të rinj në listën e zezë të sanksioneve ndaj Rusisë

December 10, 2025
Kosovë, KQZ: Procesi zgjedhor në Veri u mbyll pa asnjë problem, pjesëmarrja 3.47 për qind

Kosovë, KQZ certifikon kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 28 dhjetorit! Lë jashtë Listën Serbe

December 10, 2025
Vrasësit me pagesë në Greqi/ Zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar si pjesë e grupit. Ndoqën viktimën me kamera

Vrasësit me pagesë në Greqi/ Zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar si pjesë e grupit. Ndoqën viktimën me kamera

December 10, 2025
Kalaja e Gjirokastrës e preferuar nga turistët, mbi 70 mijë vizitorë nga janari deri më sot

Publikon librin për 20 ditët në burg/ Sarkozy: Mirë se vini në ferr! Dysheku i fortë, ‘bagetat me baltë’, larja dhe dhuna..

December 10, 2025
Meloni vlerëson shqiptarin që shpëtoi nga mbytja ish-punëdhënësin/ Kryeministrja italiane shkruan për Elton Zefin

Meloni: Plani italian për qendrat e pritjes në Shqipëri, model inovativ për BE-në

December 10, 2025
A do ta kalojë Vettingun? Zaganjori para KPK në 20 Korrik

GJKKO pushon çështjen ndaj ish-kreut të Gjykatës së Lartë pas kërkesës së SPAK

December 10, 2025
edmond-spaho-abc-compressor-590×354

“Lojë e turpshme e PD me Avokatin e Popullit”/ Spaho: Po luftën ndaj Sorosit e harruat more faqezinj?

December 10, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In