Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë arritur marrëveshje përfundimtare lidhur me kujdestarinë e gjashtë fëmijëve, ka bërë të ditur avokatja i Joliet, pas dy vjetësh bisedimesh të ashpra.
“Një marrëveshje e kujdestarisë është arritur javë më parë dhe është nënshkruar nga dy palët”, ka thënë avokatja Samantha Bley DeJean.
“Marrëveshja, e bazuar në rekomandimet për kujdestarinë e fëmijëve, eliminon nevojën për proces gjyqësor. Dokumentacioni dhe detajet e marrëveshjes janë konfidenciale për të mbrojtur interesin e fëmijëve”, ka thënë avokatja.
Jolie dhe Pitt, dikur një prej çifteve më të njohura të Hollywood-it, u ndanë në shtatorin e vitit 2016 pas më shumë se dhjetë vjet romancë dhe dy vjet martesë, përgatiti Koha. (B.an)