• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Johnson pëson tjetër goditje, i vëllai e braktis, ikën nga politika

by Java News
05/09/2019 21:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri britanik Boris Johnson pësoi një goditje tjetër të enjten kur vëllai i tij njoftoi dorëheqjen e tij si ministër dhe anëtar i parlamentit. Jo Johnson tha në Tëitter se dorëheqjet e tij kishin të bënim me konfliktin mes lidhjeve familjare dhe shërbimin ndaj Britanisë.

“Në javët e fundit, jam gjetur në mes të besnikërisë ndaj familjes dhe interesit kombëtar – është një tension i papërballueshëm dhe ka ardhur koha për të tjerët që të marrin rolet e mia si deputet dhe Ministër,” tha ai. Dorëheqja e tij pason përjashtimin nga vëllai i tij të 21 ligjvënësve nga Partia Konservatore, e cila mbetet e përçarë në lidhje me strategjinë e kryeministrit për t’u tërhequr nga Bashkimi Evropian më 31 tetor me ose pa një marrëveshje.

Boris Johnson pësoi një tjetër disfatë të mërkurën kur Dhoma e Komuneve votoi në favor të një mase që detyronte qeverinë të kërkonte nga BE-ja që të shtyjë Brexitin për tre muaj të tjerë nëse zoti Johnson nuk arrin marrëveshje për daljen deri në afatin e 31 tetorit. Kjo ishte humbja e tretë madhore e zotit Johnson lidhur me Brexit-in brenda dy ditësh.

Ndërkohë, Kryeministri britanik u takua të enjten Londër me nënpresidentin amerikan Mike Pence. Gjatë një vizite në Dublin të martën me kryeministrin irlandez Leo Varadkar, zoti Pence tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin vendimin e Britanisë për t’u larguar nga BE-ja dhe u bëri thirrje vendeve të tjera anëtare të “negociojnë në mirëbesim” me Britaninë.

Të mërkurën, Presidenti amerikan Donald Trump shprehu besim te zoti Johnson, duke thënë “ai di si të fitojë”. Ai shtoi, “Mos u shqetësoni për të. Ai do të jetë në rregull.” Ekonomistët britanikë thonë se largimi nga BE-ja pa marrëveshje do të shkatërronte ekonominë britanike dhe ndoshta do të sillte recesion. /Zëri i Amerikës/

Next Post
Njerëzit e tenderave dhe kompanitë e të arrestuarve për mashtrim

Njerëzit e tenderave dhe kompanitë e të arrestuarve për mashtrim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
Protesta e dhunshme e Berishës/ Deputeti i PD përfundon në QSUT me dëmtime në lëkurë, në spital edhe një militant

Protesta e dhunshme e Berishës/ Deputeti i PD përfundon në QSUT me dëmtime në lëkurë, në spital edhe një militant

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In