• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

John Kerry: Ndërhyrja në Siri u pengua nga Britania e Madhe

by Java News
06/01/2017 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Plani i Barack Obamës për ndërhyrjen ushtarake në Siri u ndal befas nga David Cameron dhe Parlamenti britanik. Kështu deklaroi kryediplomati amerikan John Kerry, duke fajësuar Mbretërinë ishullore për dështimin e politikës me Sirinë.

Vite më parë, Obama tha se do të bombardonte regjimin sirian nëse do të përdorte armë kimike, por edhe pasi kjo u provua, Shtetet e Bashkuara nuk e mbajtën premtimin, diçka që konsiderohet si njolla më e keqe në trashëgiminë e Obamës.

Vota e Parlamentit britanik konsiderohet prej kohësh nga Obama e të tjerë, si një faktor që ndali planin, por Kerry e hedh të gjithë fajin mbi Britaninë, vetëm një javë pas përballjes diplomatike me kryeministren Theresa May për rezolutën e OKB-së që dënoi Izraelin.

“Presidenti i Amerikës vendosi të përdorë forcën dhe e tha këtë publikisht për të reaguar ndaj shkeljes së ligjit ndërkombëtar dhe ‘vijës së kuqe’ që ai kishte zgjedhur. Por David Cameron zgjodhi të kërkonte lejen e Parlamentit dhe dështoi atje”, deklaroi Kerry, duke shtuar se kjo bëri që edhe Obama të konsideronte lejen e Kongresit.

Sipas tij, kjo vonoi ndërhyrjen dhe më pas, arritja e paktit për eliminimin e armëve kimike të Sirisë e nxorri atë jashtë loje. Diplomati amerikan deklaroi se perceptimi i shumë njerëzve, se Obama po kërkonte një rrugë tjetër pavarësisht premtimit, ishte ai që lëndoi më shumë, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
FOTOT/ Bashkia Tiranë aksion për mbajtjen e rrugëve të zhbllokuara, Veliaj: Shmangni lëvizjet!

FOTOT/ Bashkia Tiranë aksion për mbajtjen e rrugëve të zhbllokuara, Veliaj: Shmangni lëvizjet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com