• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Johannes Hahn: Mos u trembni, tregu i përbashkët i Ballkanit, jo ai i BE-së

by Java News
09/06/2017 08:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisionari i Bashkimit Evropian për zgjerim, Johannes Hahn dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç, përkrahën idenë e krijimit të një tregu të përbashkët ballkanik, duke thënë se ky është një hap drejt integrimit evropian dhe rritjes së konkurrencës.

Këto komente ata i bënë pas takimit në Beograd, ku Hahn po qëndron për një vizitë zyrtare.

Hahn hodhi poshtë si “të gabuara” shqetësimet e disa udhëheqësve të rajonit se një treg rajonal mund të vonojë përparimin e vendeve të tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.“Kjo zonë rajonale ekonomike, është një hap i menjëhershëm dhe i pashmangshëm përpara drejt integrimit të mëtejshëm evropian.

Nëse dikush beson ose argumenton se ky hap mund të shkëpusë perspektivën evropiane, ai ose ajo gabon. Është krejt e kundërta. Është përgatitje e rajonit për hapat e ardhshëm në integrimin në Bashkimin Evropian, që do të thotë edhe aderim në tregun e vetëm të Bashkimit Evropian”, tha Hahn, përcjell VoA.Presidenti serb Vuçiç theksoi se rregullat e unifikuara do të nxisin konkurrencën e vendeve në rajon dhe do të tërheqin më shumë investime.

“Ne jemi të gjithë të vegjël në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Nëse do të mund të formonim një treg të përbashkët, nëse do të mund të afroheshim ose të barazohemi me subvencionet tona, të afrojmë apo barazojmë normat tona tatimore, atëherë do të kishim një treg të unifikuar, një zonë ekonomike të unifikuar, shpenzime më të vogla në transportin e mallrave, kapitalit dhe njerëzve, transport dhe trafik shumë më të shpejtë dhe më të mirë, gjithçka që nevojitet. Mos harroni se do të tërhiqte investitorë për të gjithë në rajon”, tha ai.

Por, në Kosovë ideja e rregullimit të një tregu të përbashkët rajonal të vendeve të Ballkanit merret me rezervë. Kryeministri në largim i Kosovës, Isa Mustafa, nuk e kishte përkrahur një ide të tillë ngase sipas tij tregu i përbashkët i vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është në interes të njëjtë të të gjitha vendeve.

E njohës të çështjeve të ekonomisë, mendojnë se nuk duhet të ecet përpara me një proces të tillë pa e rishikuar fillimisht ndikimin e marrëveshjeve të mëhershme në këtë fushë siç është Marrëveshja për Tregti të Lirë të vendeve të Evropës qendrore, CEFTA, pjesë e së cilës është Kosova.

Ideja për rregullimin e një tregu të përbashkët rajonal ishte propozuar nga zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian në takimin e kryeministrave të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, që është mbajtur në Sarajevë. Të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia – aspirojnë të integrohen në Bashkimin Evropian dhe janë në faza të ndryshme të procesit të pranimit.Kujtojmë se Kosova dhe Mali i Zi kishin kundërshtuar idenë e këtij tregu, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Dyshimet për evazion/ “Pse u ka rënë xhiro”, tatimet sërish letër paralajmëruese bizneseve

Të ardhurat e individëve që janë objekt tatimi në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do marrin 5 dhe 10 mijë lekë”/ Miratohet bonusi i pranverës 2025 për pensionistët

Shqipëria plaket me ritmin më të lartë në Europë, Eurostat: Mosha mesatare arriti në 44.3 vjeç në 2025

February 14, 2026
“Ti ma more zemrën”, Shtëpia e Bardhë bën bujë me kartolina politike për Shën Valentin

“Ti ma more zemrën”, Shtëpia e Bardhë bën bujë me kartolina politike për Shën Valentin

February 14, 2026
Pronar i hotelit ku u plagos 18-vjeçarja/ Kush është Vladimir Gjuta, emër i dëgjuar i botës së krimit

Pronar i hotelit ku u plagos 18-vjeçarja/ Kush është Vladimir Gjuta, emër i dëgjuar i botës së krimit

February 14, 2026
Kur bëhet regjistrimi/ Universitetet publikojnë listat e fituesve: Ja ku mund t’i shikoni përgjigjet

Universitetet në alarm: 40% e të diplomuarve punojnë jashtë profilit

February 14, 2026
Letra e fundit e dashurisë, sekreti i Shën Valentinit

Letra e fundit e dashurisë, sekreti i Shën Valentinit

February 14, 2026
Harry Bajraktari letër presidentit Trump: SHBA të garantojë gjykim të drejtë për ish-drejtuesit e UÇK-së

Harry Bajraktari letër presidentit Trump: SHBA të garantojë gjykim të drejtë për ish-drejtuesit e UÇK-së

February 14, 2026
Projekti TID / Rama shkon në Durrës për të takuar banorët protestues, opozita kërkon komision hetimor

Projekti TID / Rama shkon në Durrës për të takuar banorët protestues, opozita kërkon komision hetimor

February 14, 2026
Kriza e Washington Post të Jeff Bezos, çfarë po ndodh me shtypin amerikan?

Kriza e Washington Post të Jeff Bezos, çfarë po ndodh me shtypin amerikan?

February 14, 2026

Protestat e PD/ Kthupi: Berisha po injorohet nga faktori ndërkombëtar, partitë s’duhet të ushtrojnë dhunë

February 14, 2026

Rasti i Veliajt, media amerikane: SPAK ka zëvendësuar pavarësinë gjyqësore duke arritur rezultate politike nën petkun e ligjshmërisë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In