• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Joe Biden flet si President: Koha të shihemi në sy dhe t’i japim dorën njëri-tjetrit!

by S M
08/11/2020 08:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi fitoi zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u zgjedhur presidenti i 46, Joe Biden ka mbajtur fjalimin e tij të parë. “Populli, njerëzit e këtij vendi folën. Na e dhanë një fitore të qartë, një fitore bindëse”, tha presidenti i sapozgjedhur. Që në nisje të fjalës së tij ai pohoi se qëllimi i tij si president, ishte bashkimi i popullit amerikan.

“I përulem besimit që më keni dhënë. Zotohem se do të jem president që nuk përpiqet të ndajë, por të bashkojë, që nuk sheh shtete të kuqe dhe shtete të kaltra, por vetëm Shtete të Bashkuara”, tha Biden.

Ai foli në shtetin e tij Dellauer, disa orë pasi mediat amerikane parashikuan fitoren e tij në shtetin e Pensilvanisë, me të cilën tejkaloi 270 votat e Kolegjit Zgjedhor, të nevojshme për t’u zgjedhur president.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 1234PreviousNext
Biden garoi në zgjedhjet e 3 nëntorit kundër presidentit aktual, Donald Trump, i cili tha se nuk e pranon rezultatin dhe se do ta sfidojë në gjykatë. “Le t’i japim njëri-tjetrit shansin. Është koha të ndalojmë retorikën e ashpër, të ulim temperaturën, të shohim njëri-tjetrin, të dëgjojmë njëri-tjetrin… të ndalojmë t’i trajtojmë kundërshtarët tanë si armiq”, tha Biden në fjalimin që u transmetua drejtpërdrejt në mediat amerikane.

Ai citoi Librin e Predikuesit, duke thënë se ka “kohë për gjithçka”. “Kjo është koha për të shëruar Amerikën”, tha Biden. “Do të punoj po aq shumë si për ata që nuk më votuan, si për ata që më votuan”, u zotua Biden. Mes të tjerash Biden tha se detyra e tij e parë do të jetë vendosja nën kontroll e pandemisë së COVID-19.

“Është mënyra e vetme që të mund t’i kthehemi jetës normale”, tha Biden dhe shtoi se “nuk do të kursejë asnjë përpjekje. Sonte, e gjithë bota po shikon Amerikën dhe besoj se Amerika është një fener për globin. Le të jemi kombi që e dimë se mund të jemi. Një komb i bashkuar, një komb i forcuar, një komb i shëruar”, tha ai, teksa përfundoi fjalimin. Biden u ftua në skenë nga nënpresidentja e zgjedhur Kamala Harris, gruaja e parë me ngjyrë që fitoi këtë detyrë.

“Ju zgjodhët shpresën, unitetin, mirësjelljen dhe të vërtetën. Ju zgjodhët Joe Bidenin president të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara”, tha Harris në fjalimin e saj, ndërsa shtoi se Biden është një person me përvojë. “Joe është një shërues. Një person, përvoja me humbje e të cilit i jep atij një ndjenjë qëllimi, që do të na ndihmojë ne si komb ta rikthejmë ndjenjën tonë të qëllimit”, tha Harris.
Harris e vlerësoi Bidenin për “guximin” për të thyer barrierat dhe për të zgjedhur një grua për nënpresidente.

“Unë mund të jem gruaja e parë në këtë zyrë, por nuk do të jem e fundit”, tha ajo. Kujtojmë se Biden do të inaugurohet si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara më 20 janar të vitit që vjen. Joe Biden ka shërbyer në Uashington për gati gjysmë shekulli, përfshirë 35 vjet si senator dhe tetë vjet si nënpresident në administratën e Barack Obamës, nga viti 2009 deri më 2017. Ai ka lindur në vitin 1942 në qytetin Skranton të Pensilvanisë, në një familje të klasës së mesme katolike romake.
(BalkanWeb)

Next Post
Ambasada në Athinë ‘thyen’ heshtjen: Nuk jemi njoftuar për shkarkimin e ambasadores

Ambasada shqiptare në Athinë mbyllet nga situata e rënduar e pandemisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

July 12, 2026
Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

July 12, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Shumica e heshtur që u zgjua nga “këshilltarët” e protestës

July 12, 2026
Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

July 12, 2026
“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

July 12, 2026
VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

July 12, 2026
Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

July 12, 2026
Flamingot kundër Zogut të Parajsës

Flamingot kundër Zogut të Parajsës

July 12, 2026
Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

July 12, 2026
Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In