• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Joe Biden favorit për fushatën demokrate për Shtëpinë e Bardhë

by Java News
20/08/2019 22:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anketat e opinionit publik tregojnë se ish- zv.presidenti Joe Biden vazhdon të udhëheqë mes sfiduesve demokratë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Por shqetësimet për moshën e zotit Biden dhe gafat e tij në fjalime i kanë bërë demokratëtë që të shtrojnë pikëpyetje nëse ai do të ishte kandidati më i mirë përballë Presidentit Trump në zgjedhjet e vitit që vjen.

Në Ajova, zoti Biden synon të përforcojë statusin e tij në krye të garës demokrate, duke vënë në shënjestër presidentin Trump.

“Nëse i japim atij tetë vite, dhe këtë e besoj nga thellësia e zemrës time, ai përgjithmonë do të ndryshojë karakterin dhe natyrën tonë. Prandaj duhet ta mposhtim zotin Trump në vitin 2020.”

Zoti Biden mbetet në krye të anketave kombëtare dhe të shteteve, por përballet me konkurrencë të fortë nga disa rivalë, përfshirë senatoren e Masaçusetsit, Elizabeth Warren.

“2020 është shansi ynë. Ne mund ta bëjmë këtë qeveri të punojë për të gjithë Amerikën. Demokratë, le ta bëjmë këtë. Të punojmë shumë dhe të fitojmë.”

Pavarësisht se ai është 76 vjeç, zoti Biden mbetet një politikan energjitik. Por gjithashtu ai ka shkaktuar kritika me një seri gafash, përfshirë komentet mbi ndihmat për varfërit.

“Fëmijët e varfër janë po aq të zgjuar dhe të talentuar sa fëmijët e bardhë, fëmijët e pasur, fëmijët afrikano amerikanë, fëmijët aziatikë.”

Biden është vënë shpesh nën shënjestër nga njeriu me të cilin dëshiron të përballet në zgjedhje, Presidenti Trump.

“Joe është i mangët. Ky nuk është dikush që mund të keni si president. Por nëse merr miratimin (e demokratëve), do të më bëhej qefi.”

Biden ka marrë disa goditje në debatet e para por gjithashtu ka treguar aftësi përtëritëse, thotë analistja Vanessa Beasley e Universitetit Vanderbilt.

“Ende ka prova të mira që demokratët mendojnë se ai është njeriu me shanset më të mira për të mundur zotin Trump. Shumë demokratë po tregojnë zemërbutësi sepse duan që ai të ruajë statusin e emrit më të njohur dhe shansin më të madh për të mposhtur zotin Trump.”

Votimet e para mes kampit demokrat do të zhvillohen në muajin shkurt çfarë do të thotë se ka kohë të mjaftueshme që rivalët të fitojnë epërsi, thotë Kyle Kondik me Universitetin e Virxhinias.

“Biden po kryeson ndërsa i afrohemi shtatorit dhe tetorit dhe pas disa debateve të tjera ai do të provojë se është kryesuesi më i qëndrueshëm i garës. Por, gjithashtu ekziston mundësia që një pjesë e mbështetësve të tij të kalojë tek kanditatët e tjerë, dhe pastaj do të kemi një garë më të hapur.”

Demokratët po ashtu mbeten të ndarë mbi atë nëse ata duhet të përqendrohen tek zoti Trump apo tek reformat gjithpërfshirëse ekonomike dhe sociale, thotë analisti Darrell West nga Instituti Brookings.

“Pra debati kryesor aktual mes demokratëve po bëhet mbi atë nëse ata duhet të kërkojnë ndryshime të vogla dhe në thelb kthimin e Amerikës në atë që ishte para zotit Trump, apo nevojën për ndryshime më thelbësore.”

Kjo dilemë do të shfaqet përsëri kur demokratët të zhvillojnë debatin e tretë muajin që vjen në Hjuston.(VOA)

Next Post
Moderatori shqiptar: Në dashuri më kanë lënduar, të vetmit që s’zhgënjejnë janë qentë

Moderatori shqiptar: Në dashuri më kanë lënduar, të vetmit që s’zhgënjejnë janë qentë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

August 17, 2026
“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

August 17, 2026
Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

August 17, 2026
“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

August 17, 2026
“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

August 17, 2026
Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

August 17, 2026
Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

August 17, 2026
Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

August 17, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump sfidon Iranin: Ta shpallim Ngushticën e Hormuzit territor amerikan

August 17, 2026
“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com