• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Jo viza turistike për rusët sa kohë ka luftë në Ukrainë

by A R
15/08/2022 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendet e BE edhe në debatin mbi vizat turistike për rusët po bëjnë atë që dinë më mirë, të mos veprojnë në unitet, kritikon Miodrag Soric. Ai kërkon një qëndrim i njësuar, edhe pse duhet të ketë përjashtime për vizat.

Diskutimi sapo është ndezur: A është e mundur që qytetarët rusë si turistë të bëjnë pushime në Spanjë apo Francë, në një kohë që ushtria ruse në Ukrainë vret mijëra gra dhe fëmijë? Në asnjë mënyrë mendojnë gjithnjë e më shumë vetë në BE.

Vërtet, vendet e hapësirës Shengen duhet t’ua mohojnë rusëve vizat turistike deri në një moment tjetër. Të paktën për sa kohë që Moska mban të pushtuara pjesë të Ukrainës. Pasi deri më tani miliona rusë e mbështesin luftën, ose bëjnë sikur ata nuk kanë asnjë lidhje me këtë pushtim me armë. Atyre u duhet bërë e qartë, se kështu ata nuk janë të mirëpritur në Europë. Për shumë moskovitë ndoshta është normale të shijojnë jetën në kafene e restorante në një kohë që bashkëvendasit e tyre i lyejnë duart me gjak, po në botën e civilizuar kjo nuk është normale.

Padrejtësi që duhet pranuar

Sigurisht: T’ua mohosh në mënyrë të përgjithshme vizën turistike rusëve është të paktën pjesërisht e padrejtë. Sepse kjo prek edhe të pafajshmit, njerëz që nuk e mbështesin luftën në Ukrainë, por nuk kanë guximin të protestojnë kundër saj. Por “dëme të tilla kolaterale” është vështirë t’i pengosh.

Edhe argumenti që përdoret, se në një rast të tillë rusët do të kërkojnë më shumë mbështetje tek Kremlini. Le ta kërkojnë. Po pushime në Cote’d Azur apo blerje në bulevardin Champs Elysee nuk duhet të ketë për momentin. Ajo që mbetet është shija e keqe e të qenurit “ulur në bankën e të akzuarit”. Por pikërisht kjo duhet arritur si efekt. Sepse rusët në një kohë të tillë lufte nuk duhet të trajtohen më si një popull normal, ashtu si u trajtuan gjermanët në vitet 1930 deri në 1945 dhe në vitet që pasuan.

Nga ana tjetër për fundin e vizave turistike flasin edhe aspekte të sigurisë. Me një vizë të tillë udhëtoi rusi Vadim Kraskov në Berlin për të vrarë pa iu dridhur syri një azilkërkues nga Gjeorgjia, me gjasë me porosi të shërbimit sekret FSB. Kjo e bën Rusinë, si e kanë përcaktuar edhe politikanë gjermanë për çështjet e jashtme, “shtet të terrorit”. Europa duhet mbrojtur nga një shtet i tillë.

Rregulla të njësuara për të gjitha shtetet e zonës Shengen

E megjithatë persona të veçantë nga Rusia duhet të kenë mundësinë të vijnë sërish në tokën europiane. Gjermania dhe Europa kanë një problem demografik dhe shumë sipërmarrje kërkojnë prej vitesh fuqi të kualifikuar punëtore. Në vitet e kaluara miliona rusë, të rinj të kualifikuar mirë janë larguar nga vendi. Kjo duhet mbështetur. Edhe studentë rusë apo studiues që duan të vazhdojnë punën të lirë në perëndim mund të vjnë. Opozitarë rusë po ashtu. Në një kuadër të caktuar duhet të jenë të mundura edhe vizitat për arsye familjare.

Rëndësi ka që qeveritë e vendeve të BE të aplikojnë të njëjtat rregulla, ashtu si edhe kur të vijë dita tek heqja e sanksioneve, nëse arrihet një paqe e përhershme. Prej muajsh shumica e gjermanëve e mbështet furnizimin me armë të rënda në Ukrainë. Një pakicë është kundër, të paktën duke iu referuar historisë gjermane. Pikërisht këta do ta përshëndesnin mohimin e vizave turistike për rusët. Një formë e tillë sanksionimi tregon shpejt efekt, e nuk kushton jetë njeriu.

Ndalimin e vizave turistike nuk mund ta injorojnë as mediat që flasin njësoj në Rusi. Në fillim ato do të tallen me këtë, pastaj do t’u rendisin rusëve favoret që ke, kur je në vendlindje. Si atëherë në Bashkimin Sovjetik. Dhe do të thonë në fund, se kafenetë dhe restorantet e Moskës pikërisht për këtë do të vezullojnë më shumë…/DW

Next Post
Qindra qen, mace, gjarpërinj e hardhuca përfundojnë në rrugë! Kriza detyron britanikët të braktisin kafshët shtëpiake

Qindra qen, mace, gjarpërinj e hardhuca përfundojnë në rrugë! Kriza detyron britanikët të braktisin kafshët shtëpiake

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In