• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jo vetëm “Zona 51” e UFO-ve, ja 10 sekretet më të mëdha të qeverive

by A R
11/08/2016 18:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria nuk ruan vetëm sekretet ushtarake. Ka informacione të tjera, si ai që Churchill ka urdhëruar fshehjen e informacionit mbi shfaqjen e UFO-ve që janë më shqetësues. Revista “TIME” hedh një vështrim mbi sekretet qeveritare.

Churchill dhe UFO-t

winston_churchill

51 vite pas vdekjes së tij, Winston Churchill vazhdon të përbëjë lajm. Sinston Churchill ka qenë tepër i interesuar për UFO-t dhe në mbi 6000 faqe të dossierit britanik mbi shfaqjen e tyre nga vitet ’96-2000 shumë janë raste të jashtëzakonshme, duke filluar nga ai i Stamford Bridge. Zyrtarisht është pranuar se Churchill e ka fshehur këtë çështje në mënyrë që të shkaktonte “panik masiv” në radhët e njerëzve.

Eksperimentet e CIA-s

Eksperimentet e CIA-s

Projekti “MKULTRA” ishte emri i koduar i një programi kërkimor i CIA-s për kontrollin e mendjes, i zhvilluar nga Zyra e Inteligjencës Shkencore. Programi nisi në fillim të viteve ’50 dhe përdori qytetarët amerikanë si subjekte testimi. Të dhënat e publikuara dëshmojnë se ky projekt përfshinte përdorimin e shumë drogave, si dhe metodologji tjetër për të manipuluar gjendjet mendore të individëve apo për të ndryshuar funksionin e trurit.

Zona 51

area_51

Zona 51 shfaqet në çdo listë teorish konspirative, veçanërisht në lidhje me alienët. Zona 51, në fakt është reale. Një fakt tjetër është se mbi këtë zonë nuk ka asnjë trajektore kalimi për linjat ajrore. Shumë programe televizive janë përpjekur të shpjegojnë se çfarë ndodh atje, por gjithçka është arritur është se vendi shërben si bazë eksperimenti për mjetet fluturuese. Sipas teorisë konspirative aty janë prodhuar armë të avancuara, të cilat s’mund të krijoheshin nga njerëzit, por mendohet se janë marrë nga disku fluturues që u përplas në Rosuell, në vitin 1947.

UFO-t në Bashkimin Sovjetik

ussr

Në vitin 1967 një astronom sovjetik bëri thirrje për një përpjekje të bashkuar të të gjithë shkencëtarëve të botës për të zbuluar natyrën e objekteve të paidentifikuara fluturuese. Shkencëtari, Feliks Zigel ishte aq i bindur për ekzistencën e disqeve fluturuese sa tha, “Fatkeqësisht, shkencëtarë të caktuar, si në Bashkimin Sovjetik dhe si në SHBA e mohojnë ekzistencën e problemit në vend që të ndihmojnë për ta zgjidhur”.

Përbindëshi skocez

loch_ness

Liqeni Inverness në Skoci, i njohur për praninë e përbindeshit Loch Ness. Shfaqja e përbindëshit daton në shekullin VI para Krishtit. Tregohet që edhe në ditët e sotme janë parë shenja të pranisë së tij në liqen. Kjo gjë i ka bërë turistët të frikësohen e gjithashtu të bëhen kuriozë e të vërshojnë drejt liqenit për të kapur ndonjë pamje të përbindëshit.

Skemat e CIA-s për të vrarë Kastro-n

fidel_castro

Nga viti 1960 deri në vitin 1965 CIA krijoi të paktën tetë komplote për të vrarë liderin kuban, Fidel Castro. Sipas një raporti të përgatitur në vitin 1967 dhe të deklasifikuar 36 vjet më vonë, CIA mendoi të përdorte cigare, ajër të helmuar, pilula me helm, kërpudha dhe një shiringë të mbushur me helm. Por një ide qëndronte mbi të tjerat: Plani për të vrarë Castro-n me një guaskë të mbushur me eksploziv, pasi ai adhuronte të notonte. Por, edhe kjo skemë dështoi.

Inteligjenca e Julia Child

julia_child

Në gusht të vitit 2008, Arkivat Kombëtare të SHBA publikuan dhjetëra mijëra dosje të personelit që kishin punuar në institucionin pararendës të CIA-s. Mes tyre ishte dhe Julia Child. Historia e shefes së kuzhinës inteligjente franceze nuk ishte sekrete, por pas publikimit të dokumenteve shumë njerëz u ndërgjegjësuan më shumë për shërbimin e saj gjatë Luftës II Botërore. Kështu, para se të bëhej mjeshtre e kuzhinës ajo ishte marrë me eksplozivët në ujë.

Grand Central Terminal

grand_central

Çdo ditë mijëra njerëz udhëtojnë nga stacioni “Grand Central Terminal” në Nju Jork. Mijëra të tjerë hanë në restorantet e stacionit dhe pinë kokteje në baret elegante. Por Grand Central ka dy zona sekrete që pak njerëz i shohin ndonjëherë. Thuhet se bëhet fjalë për dy bunkerë që gjatë Luftës II Botërore përdoreshin për të nxjerrë dhe futur trupat në Nju Jork. Gjithashtu, mendohet se është edhe një linjë e nëndheshme me ashensor që i dërgonte të pasurit direkt në hotel “Astoria”.

Monitorimi i John Lennon

john_lennon

John Lennon protestonte kundër luftës, promovonte paqen dhe njëherë shkruajti një këngë të quajtur “Unë jam lopa e detit”. Në vitin 1972, FBI-ja e vendosi në listën e vëzhgimit, i dha fund vizës së tij dhe nisi procedurat e depërtimit. Gjatë fushatës elektorale presidenciale të vitit 1972, FBI-ja monitoronte shfaqjet televizive dhe koncertet e Lennon, e madje ndiqte dhe aktivitetet e vajzës së Yoko Ono-s nga një martesë e mëparshme.

Fshati Potemkin

grigory_potyomkin

Grigory Potyomkin ishte një fisnik rus i shekullit XVIII, i cili intrigonte në oborre dhe komplimentonte Katerinën e Madhe. Gjatë këtij procesi emri i tij u bë i përjetshëm. Gjatë një udhëtimi të Katerinës në vitin 1783 në Krimea ai organizoi zjarre të mëdhenj në fusha, si dhe raketa që shpërthenin duke formuar inicialet e emrit të saj. E gjithë popullsia e bujkrobërve u vesh me rroba të bukura për të shfaqur prosperitetin që nuk ekzistonte. Që atëherë “Fshat Potemkin” quhet çdo konstrukt fals ose mashtrues./TIME/Tirana Observer/a.m.

Next Post

Prokuroria heton prej dy muajsh disa krerë të policisë të raportuar nga SHISH

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
Mbrojtja e të miturve/ Teknologjia rrit filtrat e kontrollit të moshës për rrjetet sociale

Mbrojtja e të miturve/ Teknologjia rrit filtrat e kontrollit të moshës për rrjetet sociale

March 9, 2026
Trump dhe Putin në telefonatë për rreth një orë/ Kremlini zbardh bisedën për Iranin

Trump dhe Putin në telefonatë për rreth një orë/ Kremlini zbardh bisedën për Iranin

March 9, 2026
Zbardhet ndjekja në Shkodër/ Barush Bregu, krahu i djathtë i Licëve i ikën Policisë, qëllon me armë

Zbardhet ndjekja në Shkodër/ Barush Bregu, krahu i djathtë i Licëve i ikën Policisë, qëllon me armë

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In