• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Jo vetëm Shqipëria po shpopullohet, edhe Serbia po boshatiset, çdo vit humbet një qytet

by Java News
05/06/2023 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Punëtorët nga jashtë janë shumë të rëndësishëm për Gjermaninë, por ata lënë një boshllëk të madh në vendet e tyre, duke përfshirë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Me ftesë të organizatës humanitare Renovabis, Jelena Miqoviq, drejtuese e Qendrës së Këshillimit për të Kthyerit në Caritas Serbia në Beograd, foli në Würzburg për aspektet negative të migrimit për motive punësimi si pjesë e fushatës “Mungojnë. Gjithmonë. Diku. Migrimi për motive punësimi nga Evropa Lindore” – njofton portali i Dioqezës së Würzburgut.

“Çdo vit Serbia humbet një qytet të mesëm”, kështu e përshkruan gjendjen në mënyrë drastike Miqoviq. Vetëm në dhjetë vitet e fundit, nga Serbia kanë emigruar rreth 350.000 njerëz. “Sipas një sondazhi, 80 për qind e të rinjve duan të emigrojnë.”

Specialistë të tillë si mjekë dhe infermierë, si dhe inxhinierë dhe specialistë të IT-së, janë në kërkim të një të ardhme më të mirë jashtë vendit. Edhe tani ka mungesë mjekësh dhe zejtarësh në Serbi.

Gratë e kanë më të vështirë

Situata është veçanërisht problematike për gratë, të cilat shpesh punojnë jashtë vendit si kujdestare ose në sektorin e shërbimeve, thotë Miqoviq dhe shton: “Ato punojnë tre muaj dhe më pas deportohen”. Abuzimi financiar e madje edhe seksual është i zakonshëm.

Ndërsa në vendlindjen e tyre konsiderohen si nëna të këqija, kurse fëmijët i quajnë “Eurojetimë”.

Migrimi për motive punësimi është veçanërisht i dukshëm në zonat rurale, thotë Aleksandar Siter nga zyra e Weltkirche në Dioqezën e Würzburgut. Sidomos në zonat rurale nuk ka më të afërm që të kujdesen për të moshuarit, e nuk ka as kujdestarë profesionistë.

Romët nga Kosova shkojnë përmes Gjermanisë në Serbi

Por migrimi nga Evropa Lindore krijon edhe një problem tjetër. Rreth 85 për qind e të kthyerve nga Gjermania i përkasin grupit etnik rom, thotë Miqoviq. Ata tentojnë të hyjnë në Gjermani nga Kosova dhe në fund përfundojnë në Serbi. “Ata nuk e shohin të ardhmen e tyre në Kosovë”, thotë ajo.

Që nga themelimi i saj në vitin 2017, qendra këshilluese Caritas në Beograd është kujdesur për më shumë se 1.400 familje rome. Sipas Jelena Miqoviq, shumica jetojnë në vendbanime ilegale. Dy të tretat nuk kanë asnjë kualifikim shkollor, rreth 90 për qind nuk kanë kurfarë përgatitje profesionale.

Kjo për shkak se në kohën kur ato familje po përpiqeshin pa sukses të merrnin azil në Gjermani, fëmijët mungonin në shkollë me vite. “Shumë ishin në moshën për trajnime profesionale kur u larguan nga Kosova. Por unë nuk shoh asnjë mënyrë tjetër përveç arsimit për t’i nxjerrë ata nga lagjet e varfra.”

“Puna jote” dhe qendrat për përgatitje profesionale 

Për këtë qëllim, me mbështetjen e Renovabis, u nis projekti “Puna jote”, i cili mbështet të rinjtë për të gjetur një vend pune ose për t’u vetëpunësuar. Miqoviq flet për dyqanin online të një gruaje serbe nga Banja Luka (Bosnjë-Hercegovinë) që ndihmon kompanitë të zgjedhin punonjësit. “Ne mbështetëm trajnimin dhe rikualifikimin, ngritjen e punëtorive të gomës dhe salloneve të bukurisë,” thotë Miqoviq.

Në të njëjtën kohë, në Maqedoni, për shembull, u formuan “qendra arsimore”, dy prej të cilave sponsorizohen nga “Renovabis”. Në këto qendra familjeve rome u ofrohen takime dhe kurse private, me qëllim krijimin e një perspektive më të mirë…

Caritas me projektet e tij dëshiron të krijojë një perspektivë për të qëndruar në Serbi. “Dua që të gjithë të qëndrojnë”, thotë Miqoviq.

“Njerëzit vijnë në Gjermani sepse ne kemi nevojë për ta. Por ne duhet t’u ofrojmë punë me kushte njerëzore,” shpjegon Siter. “Apeli i Mynihut” i Renovabis mund të ndihmojë që migrimi për motive punësimi të jetë i drejtë.

Ndër të tjera, kërkon kompensim të drejtë për vendet e origjinës për shkak të humbjes së fuqisë punëtore, pagë të barabartë me punonjësit vendas, si dhe zgjerimin e ofertës së këshillimit për të ardhurit, shkruhet edhe në portalin e Dioqezës së Würzburgut.

DW

Next Post
Shkriu Kuvendin së qeshuri, deputeti: Në Lushnje pas orës 8 ka veç burra dhe qen! Spitali bën vetëm synetlliqe

Korreshi: Një qytet me 200 mijë banorë s'ka asnjë drejtori, Spitali i Lushnjës vetëm synetllëqe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

October 22, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In