• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Jo vetëm Putini, duket se edhe autokrati kinez ka probleme këtë vit

by Java News
18/03/2022 23:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paul Krugman – The New York Times

Termi “diktator” vjen nga Roma e lashtë, dhe nënkupton një njeri të cilit qeveria i jep përkohësisht autoritet absolut gjatë krizave. Përparësitë e pushtetit të pakufizuar gjatë krizave janë të dukshme.

Një diktator mund të veprojë shpejt, nuk ka nevojë të shpenzojë muaj duke negociuar legjislacionin. Pra, ka raste kur sundimi autokratik mund të duket më efektiv sesa rrëmuja e demokracive të nxitura nga e drejta.

 

Diktatura, megjithatë, fillon të duket shumë më pak tërheqëse nëse vazhdon për një kohë të gjatë.

Argumenti më i rëndësishëm kundër autokracisë është, natyrisht, morali: Shumë pak njerëz mund të jenë në pushtet për vite me rradhë pa u kthyer në tiran brutalë.

Përtej kësaj, autokracia është më pak efektive sesa një shoqëri e lirë. Avantazhet e një njeriu të fuqishëm është se mund t’u tregojë të gjithëve se çfarë të bëjnë. Vendimi i Putin për të pushtuar një vend fqinj, çdo ditë që kalon duket më katastrofik.

Me sa duket askush nuk guxoi t’i thoshte atij se fuqia ushtarake e Rusisë ishte e mbivlerësuar, se ukrainasit ishin më patriotë dhe se Rusia ishte shumë e ndjeshme ndaj sanksioneve ekonomike. Por, ndërsa të gjithë jemi të përqëndruar në luftën e Ukrainës,Kina po përjeton një dështim katastrofik të politikës së saj zero-covid.

1200 amerikanë po vdesin çdo dite nga Covid dhe numri i rasteve ka shënuar sërish rritje në Europë. Por Kina nuk e ka kaluar Covid-in. Hong Kongu, i cili për një kohë të gjatë dukej i paprekur nga virusi por po regjistron qindra viktima në ditë, një katastrofë që të kujton fillimin e vitit 2020 në Nju Jork.

Qytetet e mëdha kineze si Shenzhen, një qendër e rëndësishme prodhuese botërore, janë izoluar. Dhe nuk është aspak e qartë se kur ose si do të përfundojë kriza e re shëndetësore e Kinës. E gjithë kjo përfaqëson një përmbysje të madhe të fatit. Për pjesën më të madhe të vitit 2020, politika “zero Covid” e Kinës u cilësua nga shumë njerëz si një triumf i politikës.

Shumë persona, jo të gjithë kinezë e cilësuan suksesin e Kinës si provë të një lidershipi botëror që po ia kalonte edhe Amerikës e aleatëve të saj.

Por tre gjëra nuk shkuan siç duhet.

Së pari, ndërsa pjesa më e madhe e botës po mbështetej të vaksinat mRNA, Kina këmbënguli të përdorte vaksinat e prodhuara në vend, të cilat mbështeten në teknologjinë më të vjetër dhe kanë dëshmuar se janë shumë më pak efektive, veçanërisht kundër variantit Omicron.

Jo vetëm që Kina këmbënguli në përdorimin e vaksinave të saj por u përpoq të dekurajonte miratimin e vaksinave perëndimore duke përhapur dezinformata dhe teori konspirative.

Së dyti, shkalla e vaksinimit në mesin e të moshuarve të Kinës – grupi më i cenueshëm është në nivele shumë të ulëta. Kjo mund të jetë pjesërisht sepse dezinformimi rreth teknologjisë mRNA jo vetëm që i ka dekurajuar njerëzit nga marrja e vaksinave më efektive, por ka shkaktuar mosbesimin ndaj vaksinave në përgjithësi.

Problemi qëndron që të gjitha këto dështime, si dështimet e Putinit në Ukrainë, rrjedhin nga dobësia e natyrshme e qeverisë autokratike.

Së treti, për sa i përket vaksinave, Kina ndoqi politikën e nacionalizmit, që është shumë e zakonshme në regjimet autoritare.

A do të dëshironit të ishit një zyrtar shëndetësor që t’i thonit Xi Jinping se vaksinat e tij ishin shumë më pak efektive në krahasim me vaksinat perëndimore?

Në miratimin e politikës zero- Covid, a do të dëshironit të ishit një zyrtar ekonomik që do ti thonit X se kostoja e bllokimeve drakoniane, një politikë për të cilën Kina ishte kaq krenare, nuk po funksiononte?

Dhe siç thashë, një qeveri që gënjen gjatë gjithë kohës e ka të vështirë ta bëjë publikun ta bindë edhe kur thotë të vërtetën. Nuk dua të përfshihem në triumfalizmin perëndimor këtu. Pasi skepticizmi për tu vaksinuar është një problem i madh edhe në Amerikë.

Megjithatë, Kina, ashtu si Rusia, po na japin një leksion për dobinë e të pasurit një shoqëri të lirë.

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Next Post
BBC për ditën e 21-të të luftës: Ja zhvillimet kryesore, prej luftës në qendër të Mariupolit te kërcënimi i Biden për Kinën!

BBC për ditën e 21-të të luftës: Ja zhvillimet kryesore, prej luftës në qendër të Mariupolit te kërcënimi i Biden për Kinën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Nga treni radioaktiv, tek seritë me video erotike: Misteri i fantazisë pa fre të PR opozitar

February 25, 2026
U filmua duke goditur dhe fyer nxënësit në shkollë, shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare në Kamëz

U filmua duke goditur dhe fyer nxënësit në shkollë, shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare në Kamëz

February 25, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Një ligj propagandistik kundër korrupsionit

February 25, 2026
Inxhinieri Xhevahir Ngjeqari: Rrugët po sabotohen që të prishet Korridori 8! Mos pengohen projektet strategjike

Inxhinieri Xhevahir Ngjeqari: Rrugët po sabotohen që të prishet Korridori 8! Mos pengohen projektet strategjike

February 25, 2026
President nga familja Jashari në Kosovë? Nipi i heroit e refuzon kategorikisht: Gjeni një emër tjetër, s’kam ambicie politike

President nga familja Jashari në Kosovë? Nipi i heroit e refuzon kategorikisht: Gjeni një emër tjetër, s’kam ambicie politike

February 25, 2026
“Faleminderit Ramës për përkushtimin ndaj çlirimtarëve të UÇK-së”, Haradinaj ndaj detaje nga takimi me Spiropalin në Prishtinë

“Faleminderit Ramës për përkushtimin ndaj çlirimtarëve të UÇK-së”, Haradinaj ndaj detaje nga takimi me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
Katër mësime prej katër viteve të agresionit rus

Katër mësime prej katër viteve të agresionit rus

February 25, 2026
Orban vendos njësi ushtarake në lindje të vendit: Kemi informacione për sulme të mundshme nga Ukraina

Orban vendos njësi ushtarake në lindje të vendit: Kemi informacione për sulme të mundshme nga Ukraina

February 25, 2026
Rregulla të reja për privatizimet/ Trojet e lira u kalojnë ish-pronarëve, shiten edhe objektet me qira “1 Euro”

Rregulla të reja për privatizimet/ Trojet e lira u kalojnë ish-pronarëve, shiten edhe objektet me qira “1 Euro”

February 25, 2026
Vance: Irani nuk mund të pajiset me armë bërthamore! Trump ende preferon një zgjidhje diplomatike

Vance: Irani nuk mund të pajiset me armë bërthamore! Trump ende preferon një zgjidhje diplomatike

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In