• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jo vetëm për turizëm, por edhe për të investuar: Sa të interesuar janë të huajt për prona në Shqipëri

by Java News
26/08/2023 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tregu imobiliar në Shqipëri ka qenë prej kohësh investim tërheqës për të huajt; çmime të ulëta dhe klimë e mirë, duke u bërë kështu faktor me rëndësi për këtë sektor, sidomos në periudha atrofizimi.

Në zërin e investimeve të huaja që raporton Banka e Shqipërisë, blerjet në pasuritë e patundshme zënë 23% të totalit për 2022-shin. Në fund të të njëjtit vit, stoku i këtyre investimeve kaluan vlerën e 1.3 mld eurove. Banka tregon se nga blerësit, vetëm 1/3 janë rezidentë të BE-së.

Enxhi Mansaku, brokere nga kompania e real estate “Future Home” tregon për Gazetasi.al, se tashmë nuk janë vetëm emigrantët që kthehen të blejnë prona në Shqipëri, por edhe të huajt. Më të interesuarit janë shtetasit e Europës veriore dhe qendrore, kryesisht polakë dhe çekë.

“Interesi për pasuri të patundshme mbetet për apartamentet e vogla  në breg të detit dhe kryesisht nga polakët dhe çeket ,si fillim paraqiten me kërkesa për aparatmente me sipërfaqe të vogla dhe buxhet kryesisht deri në 40-50 mijë euro. Këtu është interesi më i madh, por ka kërkesa të mëdha për të gjitha zonat bregdetare në Shqipëri, sigurisht dhe jugu siç është Vlora dhe Saranda”, shpjegon Mansaku.

Ndonëse nuk ka një shifër nominale se sa banesa posedohen nga të huajt, BSH tregon në indeksin Fischer se për 6mujorin e parë 2022 (publikimi i fundit) 13% e pronave të shitur për të njëjtën periudhë i përkasin jorezidentëve nga 685 shitje që ishin bërë.

Gjatë vitit të shkuar, ka pasur dhe një rritje të konsiderueshme të ukrainasve që kanë blerë prona në Shqipëri.

Më tej, Mansaku thekson se Durrësi mbetet më i preferuari i investitorëve të huaj dhe pritet të shtohet interesi.

“Durrësi është tërheqës për çmimin relativisht të ulët krahasuar me jugun, për vijën më të gjatë bregdetare që mund të presë një numër të konsiderueshëm pushuesish dhe nje volum te larte pronash ne shitje, dhe për aksesin më të lehtë” – thotë Mansaku teksa shton se projekti i “Durrës Yacht & Marina” do ta bëjë Durrësin një treg të gjerë ndërkombëtar.

Tregu imobiliar në vend ka treguar se është mjaft delikat ndaj ndryshimeve në sjelljen konsumatore apo peizazhit ekonomik, por mbi të gjitha ka treguar se ka “hapësirë për të gjithë”.

Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave në Shqipëri, DPPP, ka vite që raporton se një ndër mënyrat më të përhapura të larjes së parave në vend është pikërisht sektori i pasurive të patundshmë. Përfshirë edhe të huaj.

Për vitin 2022, DPPP raportoi se ka zbuluar dhjetëra raste ku rezidentë të huaj (jo domosdoshmërisht shtetas të huaj) blejnë prona në Shqipëri me para që vijnë nga jashtë, me justifikimin e kredisë apo remitancave.

Gjithsesi për tremujorin e parë 2023, BSH raportoi se ka pasur një rënie të peshës së pasurive të paluajtshme në investimet e huaja direkte. Në periudhën janar-mars 2023, IHD-të në pasuri të paluajtshme përbënin 16% të totalit nga 22% që ishin një vit më parë. Vlera e investimeve raportohet në 49 mln euro./si

Next Post
Kur bëhet regjistrimi/ Universitetet publikojnë listat e fituesve: Ja ku mund t’i shikoni përgjigjet

Kur bëhet regjistrimi/ Universitetet publikojnë listat e fituesve: Ja ku mund t’i shikoni përgjigjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com