• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Jo vetëm për programin bërthamor iranian, ja pse Trump përplaset kaq shpesh me shërbimet sekrete

by A R
26/06/2025 17:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

A mund të rindërtohet programi bërthamor i Iranit “në vetëm disa muaj”, siç theksohet në një raport të Pentagonit, apo është “shkatërruar plotësisht”?!

Ky debat për shkallën e dëmeve të shkaktuara nga bombardimet amerikane në objektet bërthamore iraniane ka nxitur reagime të forta nga Trump, i cili akuzoi sërish mediat amerikane për “fake news” (lajme të rreme), duke i akuzuar se kanë publikuar raportin e Pentagonit duke u mbështetur në burime anonime të shërbimeve inteligjente.

Megjithatë, nuk është hera e parë që Trump sfidon informacionet e shërbimeve të tij sekrete. Presidenti i SHBA-ve ka qwndruar gjithmonë me dyshim ndaj këtyre institucioneve, veçanërisht kur ato nuk përshtaten me atë që ai dëshiron të dëgjojë.

Konflikti i parë gjatë fushatës së 2016-ës
Episodi i parë i mosmarrëveshjes mes Donald Trump dhe komunitetit të inteligjencës daton që nga fushata presidenciale e vitit 2016. Nw atw kohw FBI nisi një hetim për ndërhyrjet e supozuara ruse që synonin të favorizonin Trump në garën me Hillary Clinton. Sipas hetimit, Kremlini përpiqej të ndikonte zgjedhjet amerikane, duke përdorur edhe presione për ta kontrolluar Trump, në rast se ai do të zgjidhej, ose duke e konsideruar atë si një lider më të lehtë për t’u negociuar. Trump reagoi ashpër: “Shërbimet tona inteligjente nuk duhej të lejonin që këto fake news të arrinin tek publiku.” Ai e quajti gjithë këtë një operacion kundër tij dhe pyeti në mënyrë retorike: “A jetojmë ndoshta në Gjermaninë naziste?” Hetimi përfundoi se Rusia kishte ndërhyrë, por nuk gjeti prova për një komplot me përfshirjen e Trump.

Samiti me Putinin në Helsinki
Dy vite më vonë, në një takim me presidentin rus Vladimir Putin në Helsinki, Trump i hodhi poshtë publikisht përfundimet e shërbimeve amerikane që pohonin ndërhyrjen e hakera rusë në zgjedhjet e 2016-ës. “Kam besim te shërbimet tona sekrete,” tha Trump në një konferencë për shtyp, “por sot Putin më dha një mohim shumë të fortë dhe të fuqishëm. Ai më tha se Rusia nuk ishte përfshirë. Dhe unë nuk shoh arsye pse do të kishte bërë diçka të tillë.” Pra, Trump zgjodhi të besonte më shumë në fjalën e Putinit sesa në raportet e agjentëve të tij.

Mosmarrëveshjet me Tulsi Gabbard
Rieleguar në vitin 2020, Trump tentoi të shmangte tensionet me emërimin e dy besnikëve të tij në krye të shërbimeve të inteligjencës: Tulsi Gabbard si drejtoreshë e Inteligjencës Kombëtare dhe John Ratcliffe në krye të CIA-s. Por edhe kësaj here nuk munguan problemet. Në maj, një raport i Inteligjencës Kombëtare nuk gjeti prova që qeveria e Venezuelës të kishte lidhje me bandën kriminale “Tren de Aragua”, duke kundërshtuar pretendimet e përdorura nga administrata për deportimin e emigrantëve ilegalë. Pas reagimeve të Trump, Gabbard shkarkoi dy veteranë të inteligjencës, duke i akuzuar për kundërshtim të politikave presidenciale.

Një debat i ri shpërtheu dy javë më parë, kur Izraeli sulmoi Iranin pak para nisjes së negociatave mes Uashingtonit dhe Teheranit, duke pretenduar se Irani ishte pranë arritjes së armëve bërthamore. Tulsi Gabbard kishte dëshmuar në mars para Kongresit amerikan se sipas inteligjencës amerikane Irani nuk po ndiqte në mënyrë aktive krijimin e armëve atomike. Por, Trump e hodhi poshtë këtë, duke thënë: “Nuk më intereson çfarë thotë Tulsi Gabbard, Izraeli ka të drejtë.” Ky ishte një sinjal se presidenti po ndryshonte qëndrim, nga refuzimi i përdorimit të forcës, drejt mbështetjes ushtarake të Izraelit. Ndërkohë, Gabbard akuzoi mediat se e kishin nxjerrë fjalën e saj “jashtë kontekstit”, duke theksuar se edhe ajo vetë kishte theksuar se Irani kishte sasi uraniumi të pasuruar më shumë sesa për nevojat e programit bërthamor civil.

Polemika e fundit për bombardimet
Ditët e fundit, një raport i Pentagonit u shpërnda në media sipas të cilit inteligjenca amerikane dyshonte se programi bërthamor iranian nuk ishte dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme nga sulmet amerikane. Shtëpia e Bardhë e cilësoi këtë si opinion të zyrtarëve të rangut të ulët që kundërshtojnë administratën Trump, dhe kjo u mohua nga kreu i CIA-s, sipas të cilit do të duhen “vite” për t’u rikthyer Irani në nivelin bërthamor para sulmit amerikan. Vetë Trump u përfshi në polemikë, duke siguruar se programi bërthamor i Teheranit është “shkatërruar” dhe se Izraeli “ka agjentë në terren që kanë parë nga afër dëmet e shkaktuara dhe konfirmojnë këtë.” Për të sfiduar raportin e Pentagonit, është parashikuar një konferencë për shtyp dhe prezantim i raportit sekret për anëtarët e Kongresit.

Reagime nga ekspertët
Larry Pfeiffer, ish-agjent i CIA-s që ka punuar më parë në Shtëpinë e Bardhë, tha për Associated Press: “Anëtarët e inteligjencës përpiqen të përshkruajnë botën ashtu siç është, ndërsa liderët politikë preferojnë ta dëgjojnë ashtu siç e dëshirojnë vetë. Nuk më ka rastisur të shoh ndonjë president që refuzon kaq shumë raportet e shërbimeve sekrete sa Trump.” Frank Montoya, ish-agjent i FBI-së, tha se kjo sjellje “demoralizon agjentët që po përpiqen të kryejnë punën e tyre.”

Ndërsa sa i përket dëmit real të shkaktuar në programin bërthamor iranian, ish-ambasadori amerikan John Negroponte, drejtor i Inteligjencës Kombëtare në administratën e George W. Bush, paralajmëroi se do të duhej më shumë kohë për të bërë një vlerësim të saktë: “Në këto çështje duhet durim dhe të shmangim paragjykimet e nxituara.”

Next Post
Ikën opozita, vjen Rama! PS miraton disa p/ligje, Braçe dhe Koçi abstenojnë për ‘Sportet’

Ikën opozita, vjen Rama! PS miraton disa p/ligje, Braçe dhe Koçi abstenojnë për 'Sportet'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In