• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jo vetëm opozita, edhe maxhoranca jep sinjale pakënaqësie ndaj SPAK, Braçe: Burgu nuk mund të jetë…

by E S
27/10/2025 21:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i mazhorancës, Erion Braçe, iu drejtua opozitës sa i përket pyetjeve të drejtuara për kryeprokurorin Altin Dumani.

Ai shprehu pakënaqësi, duke theksuar se burgu nuk mund të jetë institucion që pritet vendimi, por vetëm për vuajtjen e dënimit.

“Sapo ju dëgjova që kanë akuzuar dikë se ka zbatuar programin e partisë së tij. Pesë minuta më pas i kërkove kryeprokurorit pse nuk keni arrestuar dikë që ka zbatuar programin e partisë së tij.

Nuk kam parë seancë si kjo as në Austri, ku është arrestuar kryeministri. Nuk kam parë seancë si kjo në parlamentin grek, kur herë pas here janë arrestuar ministra. Nuk kam parë seancë si kjo as në Itali, në Parlamentin Italian, ku janë arrestuar ministra e kryeministra me thes. Nuk kam parë seancë si kjo as në Parlamentin Francez, ku u arrestua presidenti. Nuk kam parë seancë si kjo as në Gjermani, ku është akuzuar për korrupsion ‘babai i Europës’, Helmut Kohl.

Po ju them dhe njëherë që nuk ndodh në asnjë parlament të botës që një i pandehur t’i kërkojë shpjegim në sallën e Parlamentit prokurorit të tij. Këtë pabarazi e kemi marrë ne përsipër.

Është pabarazi në raport me qytetarin, me atë që ju iu drejtuat, se këtë seancë po e bëni për të.
Absurdja që shikoj këtu paradite është kur prokurorit i kërkohej llogari për zhvlerësimin e euros dhe jo forcimin e lekut… Që prokurori të merret me kursin e këmbimit të euros është mbi detyrën e tij. Kur bëmë Reformën në Drejtësi, këtë kishim parasysh: të ndanim drejtësinë nga politika. Mendoj se ja kemi dalë në momentin kur kryeprokurorët e SPAK-ut nuk emërohen nga politika, por nga KLP-ja. I gjithë presioni politik që zotëria foli, na bën ne përgjegjës në këtë aspekt.

Unë dua të arrestohet filani, unë dua të arrestohet ai. Kur arrestohet ai, pse arrestove këtë dhe jo atë. Nëse ne shkojmë drejt kësaj historie banale, çdo prokuror që do të emërohet në këtë detyrë, nuk do ta bëjë dot detyrën e tij”.

Kam dëgjuar papunësia te të rinjtë se SPAK-u ka goditur industrinë e call center-ave në Shqipëri. Po shumë mirë e ka bërë. Për faktin që jo vetëm se godisnin shqiptarët dhe të huajt, por edhe të huajt po godasin shqiptarët tani.
SPAK-u këtë detyrë ka. Të ushtrojë ndjekjen penale ndaj krimit të organizuar. Dëgjova që në atë kohë janë asgjësuar 240 banda. Unë them ta ulim pak se 240 banda nuk ka pasur Italia e Cosanostrës. 240 banda janë shumë. Ajo që është bërë ndaj krimit të organizuar meriton vlerësim nga kjo sallë e Kuvendit.

Burgu është institucioni i vuajtjes së dënimit. Nuk mund të jetë institucioni i pritjes, përfundimit të hetimit, gjykimit, marrjes së vendimit dhe në fund të vuajtjes së dënimit. Nuk mund të jetë kështu. Zyrtarë, politikanë, sipërmarrës, apo bandit”, tha Braçe.

Next Post
Skandali Epstein rikthehet, Mbretit Charles i kërkohet llogari në publik për princin Andrew

Skandali Epstein rikthehet, Mbretit Charles i kërkohet llogari në publik për princin Andrew

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In