• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Jo vetëm mjekë, Gjermania kërkon edhe ushtarë

by Java News
28/12/2018 09:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

A do ta mbrojnë të huajt së shpejti Gjermaninë? Me sa duket Bundeswehri po mendon të angazhojë qytetarë nga vendet fqinje si ushtarë. Por kërkesa të tilla nuk gjejnë fort mbështetje.

Mungesa e forcave të kualifikuara nuk ndalet as para frontit të trupave. Sipas një raporti të medias, Bundeswehr (Ushtria gjermane) po shqyrton mundësinë e rekrutimit të ushtarëve profesionistë nga shtetet e tjera të BE-së. Rekrutimi i qytetarëve të BE-së për aktivitete të veçanta është “një opsion” që do të shqyrtohet, e citon Inspektorin e Përgjithshëm të Bundeswehr, Eberhard Zorn, grupi mediatik Funke. “Ne po flasim këtu për shembull për mjekët ose specialistët e IT-së”, tha oficeri më i lartë në ushtrinë gjermane. Në kohën e mungesës së punëtorëve të kualifikuar, Bundeswehri duhet “të shikojë në të gjitha drejtimet dhe të përpiqet për brezin e ri të duhur “.

Reagime të përmbajtura
Sipas grupit mediatik Funke, qeveria federale tashmë ka konsultuar partnerët e BE-së në lidhje me planet e saj. Shumica e shteteve reaguan me kujdes, sidomos evropianolindorët. Kështu Bullgaria ishte e shqetësuar për marrjen dhe emigrimin e qytetarëve të saj. Në Gjermani, sipas raportit jetojnë rreth 530,000 qytetarë të BE-së midis moshës 18 dhe 30 vjeç, të cilët do të ishin një potencial shtesë për rekrutimin e Bundeswehrit. Komisioneri i mbrojtjes, Hans Peter Bartels (SPD) i tha grupit mediatik Funke se rekrutimi i të huajve të BE-së do të ishte “një lloj normaliteti”. Ushtria gjermane tashmë ka “shumë ushtarë me sfond migrimi ose shtetësi të dyfishtë”.  Por, do të ishte një “iluzion” për ta pranuar se qytetarët e BE-së do të ishin zgjidhja e problemeve të personelit të trupës.

203,000 ushtarë si qëllim
Edhe pa fillestarë nga vendet e tjera të BE-së, numri i ushtarëve të Bundeswehrit po rritet përsëri. “Ne arrijmë në fund të këtij viti shifrën e 182,000 ushtareve dhe ushtarëve, që është 2,500 më shumë ushtarë profesionistë dhe kohë se një vit më parë dhe një plus prej 6500 në krahasim me mesataren e 2016-tës”, i tha gazetës “Rheinische Post”, ministrja e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen (CDU). Me dymbëdhjetë për qind të grave, është arritur një nivel i ri. Sa e madhe do të duhet të bëhej ushtria gjermane, është “e varur nga gjendja e sigurisë dhe detyrat pasuese për trupat”, tha von der Leyen. Planifikimi aktual i personelit afatmesëm parashikon arritjen e shifrës së 203,000 ushtarëve deri në vitin 2025, duke përfshirë shumë forca të reja të tilla si siguria kibernetike ose projektet në kuadër të mbrojtjes brenda Bashkimit Evropian./ DW/

a.cupaj

Next Post
Meta, dekorata për sportistët e shquar të klubit Skënderbeu

Meta, dekorata për sportistët e shquar të klubit Skënderbeu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In