• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Jo vetëm mashkull dhe femër, por edhe…”, aktivistja e LGBT, Xheni Karaj: Gjinia është koncept social dhe juridik

by Os De
17/09/2025 22:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktivistja Xheni Karaj nga Aleanca LGBT+ e ftuar në studion e emisionit “Log.” në News24, ku ka sqaruar pozicionin e saj dhe të organizatës që përfaqëson në lidhje me projektligjin “Për Barazinë Gjinore në Shoqëri”, i cili ka ngjallur debat të gjerë në opinionin publik dhe mediatik. 

Karaj theksoi se projektligji nuk është propozuar nga Aleanca LGBT+, por organizata ka qenë pjesë e procesit të konsultimit publik, ku kanë marrë pjesë edhe grupe të tjera interesi. 

Sipas saj, ky ligj nuk ka lidhje me komunitetin LGBT+, por trajton konceptin e barazisë gjinore dhe ndalimin e diskriminimit, në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. 

“Është përhapur një keqinformim se ky ligj hap rrugën për 99 gjini apo për t’u regjistruar si kafshë,” shtoi ajo. 

Karaj bëri një ndarje mes termave “seks biologjik” dhe “gjini”, duke theksuar se ndërsa seksi biologjik përcaktohet nga organet, kromozomet dhe hormonet, gjinia është një koncept social dhe juridik. 

“Seksi biologjik përfshin mashkull, femër dhe persona intersex – foshnje që lindin me karakteristika të dy gjinive. Ndërkohë, gjinia lidhet me mënyrën si individi identifikohet dhe shprehet në shoqëri. Këtu përfshihen edhe personat transgjinorë, të cilët nuk përputhen me seksin e tyre të lindjes,” shpjegoi Karaj. 

Ajo theksoi se identiteti gjinor është i njohur si koncept ligjor nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), Konventa e Stambollit, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) dhe nga vetë ligji shqiptar kundër diskriminimit. 

Një tjetër shqetësim që ngriti Karaj ishte fakti se në Shqipëri, personat transgjinorë që kanë kryer ndërhyrje kirurgjikale për ndryshim gjinie nuk mund ta përditësojnë këtë ndryshim në dokumentet e tyre zyrtare, ndryshe nga vendet si Gjermania apo vende të tjera, ku kjo është e mundur dhe e rregulluar me ligj. 

“Në dokumentet tona figuron seksi i lindjes, por për ata që kanë kryer tranzicion gjinor, nuk ka mekanizëm ligjor për ta reflektuar këtë ndryshim. Në vende si Gjermania, individët mund të regjistrohen si burra, gra ose me gjininë ‘X’, që përdoret për personat që nuk i përkasin binarit klasik gjinor,” përfundoi Karaj. 

 

Next Post
Reforma në Drejtësi/ Nard Ndoka i del në krah Metës dhe i tregon ambasadores Yuri Kim se çfarë duhet të bëjë: Rregullo ndërhyrjet e Sorosit

Nard Ndoka: SPAK si gogol! Të burgos pa prova, vendos edhe gjoba! S'të falin këta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Volkswagen godet rëndë në Kinë, ndërsa Evropia rigjallërohet për automjetet elektrike

Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë mjete elektrike dhe 2,6 milionë makina ‘të huaja’

November 3, 2026
Qeveria britanike vendos rregulla më të ashpra për emigrantët që kërkojnë të vendosen në Mbretërinë e Bashkuar

Qeveria britanike vendos rregulla më të ashpra për emigrantët që kërkojnë të vendosen në Mbretërinë e Bashkuar

November 3, 2026
Amerikanët votojnë sot në zgjedhjet e mesmandatit, në lojë kontrolli i Kongresit

Amerikanët votojnë sot në zgjedhjet e mesmandatit, në lojë kontrolli i Kongresit

November 3, 2026
Tragjedi në Everest, një i vdekur pas përplasjes së dy helikopterëve gjatë uljes (VIDEO)

Tragjedi në Everest, një i vdekur pas përplasjes së dy helikopterëve gjatë uljes (VIDEO)

November 3, 2026
Gjykata Supreme rrëzon kërkesën e administratës Trump për bllokimin e 20,000 votave në Kaliforni

Gjykata Supreme rrëzon kërkesën e administratës Trump për bllokimin e 20,000 votave në Kaliforni

November 3, 2026
SHBA-të sulmojnë Iranin përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit

SHBA-të sulmojnë Iranin përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit

November 3, 2026
Mijëra ushtarë evropianë do të stërviten në Poloni për një dislokim të mundshëm në Ukrainë në rast të arritjes së paqes

Mijëra ushtarë evropianë do të stërviten në Poloni për një dislokim të mundshëm në Ukrainë në rast të arritjes së paqes

November 3, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët u drejtohen sot kutive të votimit, testi vendimtar për Trumpin dhe republikanët

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët u drejtohen sot kutive të votimit, testi vendimtar për Trumpin dhe republikanët

November 3, 2026
Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In