• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Jo vetëm Katalonja, hijet e separatizmit në Evropë…

by A R
06/11/2017 21:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përpjekja e Katalonjës për t’u shkëputur nga Spanja mori një kthesë tjetër këtë fundjavë, pasi ish-presidenti i rajonit, Carles Puigdemont, u dorëzua vetë te policia belge, një javë pasi ishte larguar nga rajoni që ai e drejtonte. Spanja ka lëshuar një urdhër arrest për të dhe disa udhëheqës të tjerë katalonjas të cilët akuzohen për rebelim. Ndërsa Madridi kërkon të shuajë përpjekjet e rajonit për pavarësi, lëvizjet e tjera për pavarësi në Evropë po i ndjekin me interes zhvillimet në Katalonjë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell njofton nga Londra.

Në rrugët e qyteteve Edinburg dhe Glasgou, përkrah flamurit skocez në javët e fundit po valon edhe flamuri i Katalonjës, pasi përkrahësit e lëvizjes pro-pavarësisë po shprehin solidaritetin e tyre nga skaje të ndryshme të Evropës.

“Pavarësisht nëse bëhet fjalë për Rajonin Bask, Katalonjën, Skocinë, ose edhe më larg për rajone si Palestina dhe Kurdistani, të gjithë kanë të drejtën të ekzistojnë si kombe”, thotë Sonja Coquelin, mbështetëse e lëvizjeve për pavarësi.

Skocia mbajti një referendum për pavarësi në vitin 2014 dhe votoi me një rezultat të ngushtë për të vazhduar të jetë pjesë e Britanisë së Madhe. Ky votim u mbajt me miratimin e qeverisë britanike. Qeveria e Spanjës duhet të kishte marrë mësim nga britanikët, thotë përkrahësi i fushatës për pavarësinë e Skocisë, Chris Bambery, autor i një libri të ardhshëm mbi pavarësinë e Katalonjës.

“Pyetja që duhet shtruar është nëse Kryeministri Rajoy do të lejonte referendumin, a do ta kishte fituar ai atë? Një numër i konsiderueshëm njerëzish besojnë se ai do ta lejonte referendumin nëse do të fitonte. Sa herë që shteti spanjoll ndërhyn në mënyrë të ashpër, grupe të reja njerëzish arrijnë në këtë përfundim dhe e mbështesin pavarësinë”.

Të tjerë thonë se përvoja e Skocisë duhet të shërbente si mësim për Katalonjën.

“Nëse Skocia do të kishte votuar për pavarësi, ne e dimë se Britania do ta lejonte atë që të shkëputej. Por, Spanja është shprehur qartë kundër shkëputjes, duke mos ia dhënë Katalonjës madje as të drejtën për referendum. Dhe ajo që ne kemi parë është se komuniteti ndërkombëtar që e mbështeti Spanjën tha se nuk dëshiron të merret me ndryshimin e këtyre rregullave”, thotë profesor James Ker-Lindsay.

Lëvizjet për pavarësi në mbarë Evropën po e ndjekin me vëmendje fatin e Katalonjës. Dy nga rajonet më të pasura të Italisë votuan për më shumë autonomi nga Roma në referendume të mbajtura muajin e kaluar.

Në Belgjikë, tensionet mes veriut flamand dhe jugut frëngjisht-folës kërcënojnë unitetin kombëtar.

“Shumë lëvizje për pavarësi në fillim ishin mjaft të gëzuara nga veprimet e Katalonjës. Por unë mendoj se ajo që ndodhi më vonë i dekurajoi ato. Pra, ata mund të bëjnë presion për pavarësi, por nëse nuk mund të marrin mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, kjo nuk do të ndodhë”.

Bashkimi Evropian i dha një mbështetje të fortë Madridit. Kritikët argumentojnë se historia tregon se blloku duhet të jetë më dashamirës ndaj popullsive që kërkojnë vetë-administrim.

Chris Bambery është autori i librit të ardhshëm “Katalonja e Rilindur”

“BE mund të shikojë prapa në vitin 1989 dhe ta kuptojë se kur u shemb Bashkimi Sovjetik, shtetet baltike dhe vendet e tjera fituan pavarësinë në mënyrë paqësore”.

Si Katalonja ashtu edhe Skocia e kanë mbështetur në mënyrë të gabuar qëndrueshmërinë e tyre si shtete të pavarura në anëtarësimin në Bashkimin Evropian, thotë profesor James Ker-Lindsay.

James Ker-Lindsay, Universiteti i St. Merit, Tuikenhem:

“Bashkimi Evropian nuk është i autorizuar të njohë shtete. Vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë ato që bëjnë këtë gjë. Mbi të gjitha, Spanja do t’i vinte veton një përpjekjeje për njohje të Katalonjës, dhe për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian duhet të keni mbështetje unanime nga të të gjitha vendet anëtare”.

Përveç kësaj, analistët thonë se Bashkimi Evropian po kërkon të shmangë përçarjet e mëtejshme, ndërkohë që blloku po përpiqet të merret me çështjen e Brexitit dhe krizën e emigrantëve./VOA/a.m.

Next Post
Biznesmeni me 800 mijë euro, Krimet e Rënda kërkojnë dosjen nga Prokuroria e Elbasanit

Biznesmeni me 800 mijë euro, Krimet e Rënda kërkojnë dosjen nga Prokuroria e Elbasanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimet e larta zbrazin privatët në Vlorë, pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

Çmimet e larta zbrazin privatët në Vlorë, pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

June 28, 2026
Irani: Hormuzi nën kontrollin tonë për 30 ditët e ardhshme. Çdo sulm i SHBA do përkeqësojë situatën

Irani: Hormuzi nën kontrollin tonë për 30 ditët e ardhshme. Çdo sulm i SHBA do përkeqësojë situatën

June 28, 2026
“Nuk është parë ndonjëherë”, Berisha: PD respekton dhe mbështet protestën qytetare

“The Albanian Files”/ Reagon Berisha: Rama e trajton vendin si Sulltanat. Eurojust dhe Europol të hetojnë 523 projektet

June 28, 2026
Preferencat për universitetet, maturanët po orientohen drejt degëve që sigurojnë  punësimin

Preferencat për universitetet, maturanët po orientohen drejt degëve që sigurojnë punësimin

June 28, 2026
Historiani Kasmi publikon dokumentet: Ja si Xhafer Deva bashkëpunoi me serbët për të ndihmuar gjermanët!

Historiani Kasmi, kritika Albin Kurtit: Duhej të fliste për akuzat se Vetëvendosja nxiti protestat në Tiranë

June 28, 2026
Parashikimi i McAllister: Shqipëria mund të ketë 11 deputetë në Parlamentin Europian, Mali i Zi gjashtë

Parashikimi i McAllister: Shqipëria mund të ketë 11 deputetë në Parlamentin Europian, Mali i Zi gjashtë

June 28, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 29 Qershor 2026

June 28, 2026
Më shumë se një në tre familje në Shqipëri kanë të paktën një anëtar migrant

Rekord pasagjerësh në Rinas, Aviacioni Civil: Investime për të shmangur vonesat

June 28, 2026
Grabitje spektakolare në vilën e Andrea Bocelli-t, hajdutët ikin me 500 mijë euro!

Grabitje spektakolare në vilën e Andrea Bocelli-t, hajdutët ikin me 500 mijë euro!

June 28, 2026
Qarkullonte i armatosur, arrestohet në rrethrrotullimin e Rinasit 31-vjeçari nga Lezha

Qarkullonte i armatosur, arrestohet në rrethrrotullimin e Rinasit 31-vjeçari nga Lezha

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In