• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jo vetëm hapje dosjesh, Bylykbashi: Të dënohen kriminelët e komunizmit

by A R
11/10/2017 12:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Veç dënimit të përdorimit të simboleve të komunizimit me një ligj të posaçëm, demokratët kërkojnë dhe dërgimin para drejtësisë të gjithë atyre që bënë krime kundër njerëzimit në komunizëm.

Oerd Bylykbashi, nënkryetari i grupit parlamenetar të PD thotë se çështja nuk duhet trajtuar si fenomen, por duke evidentuar përgjegjësinë kriminale të gjithësecilit, sipas dispozitave në fuqi të kodit penal.

Njësoj si ato të nazizmit Këshilli i Europës i ka njohur krimet e komunizimit si krime kundër njerëzimit. E duke qenë se çdo krim ka të paktën një kriminel nga pas, ai duhet çuara par drejtësisë. Shqipëria sipas Oerd Bylykbashit është e vonuar ta bëjë këtë, por kohë nuk duhet humbur më. Nënkryetari i grupit parlamentar për komisionet e posaçme dhe reformat, beson se është krejtësisht i mundshëm suksesi i kësaj ndërmarrjeje tjetër të Partisë Demokratike për dënimin e krimeve të komunizimit pasi për to nuk ka afat parashkrimi të ndjekjes penale. Hetimi e gjykimi mund të filloje në çdo kohë.

“Kodi penal ka një dispozitë specifike jo vetëm për genocidin, por dhe për krimet kundër njerëzimit dhe ajo dispozitë vetëm pret që të furnizohet me rastin konkret përpara gjykatës. Pret që dikush, jo vetem individ, por dhe insitucion, por dhe parti apo qoftë dhe organizatë, ta bëjë gati dosjen për x apo y kriminel të kohës së komunizmit dhe ta çojë atje”, tha ai.

Bylykbashi sjell në vëmendje disa raste. Në Rumani një 90-vjeçar u dënua për krime kundër njerëzimit si krimenel i komunizimit. Polonia kërkon ekstradimin nga Amerika ku është fshehur me identitet të rremë një person mbi 90 vjeç për krime kundër njerëzimit bërë në kohën e nazizimit. Italia ka rastin e maskarës së famshme të Marka Botos para 73 vitesh, ku vdiqën 700 persona. 10 ushtarakë u dënua në vitin 2007 për krime lufte.

“Dhe ngjashmëria  e tyre është pavarësisht kur kanë ndodhur dhe në ç’moëshë është krimineli. Ata dënohen se ndjekja penale për këto lloj krimesh nuk pushon kurrë. Pse? Interesi publik është që të pastrohet ndërgjegja nga këto lloj krimesh të rënda. Shqipërisë i mungon pikërisht kjo. Ky është një lloj katarsisi që bëhet përmes bisturisë së ligjit e drejtësië. Nuk është hakmarrje dhe individualizimi e jo të flasim për fenomenin është elementi që të çon në sukses”, shprehet Bylykbashi.

Ai thite nder te tjera se, “nga çfarë duhet pasur kujdes, që nisma të mos mbetet rrugës. Nuk duhet trajtuar situata si fenomen, por duhet vepruar me individualizimin e përgjegjësisë kriminale dhe për këtë nuk ka nevojë për shumë legjislacion”.

“Fenomenin të gjithë e dimë dhe kemi denuar. Qasja besoj fituese është individualizimi i përgjegjësisë kriminale të atyre që kanë vrarë ata gati 7 mijë veta në Shqipëri. Kemi 7 mijë emra që po t’i rëndësim anash tyre, në shumicën e rasteve nuk kemi emrin e kriminelit të dënuar. Për çdo krim të thjesht kërkojmë kriminelin. Për këto krime nuk ka, ose ka shumë pak. Kush vrau Havzi Nelën, kush vrau tjetrin e tjetrin… kush I vrau ata djem të rinj në kufi në vitin ‘91 dhe pse nuk ishte më tradhti ndaj atdheut. Pra të gjitha këto i kanë sot kriminelët, të cilët janë shumë të lumtur në diskurimin e madh për hapje dosjesh, komunizëm, antikomunizëm, histori e vjetëruar. Jo, duhet t’i shkojmë rastit një për një. Atë që bënte Simon Vizental që i shkonte me dosje individuale çdo krimineli nazizist… e kërkonte, dokumentonte e ia çonte prokurorisë. Atë që kanë bërë gjithë shtetet demokatike”, tha deputeti i PD-se. 

Demokratët kanë theksuar që në fillim të shtatorit se do të kërkojnë dënimin me ligj të përdorimit të simboleve të komunizimit, për të cilën kërkuan dhe një rezolutë në Parlament në 2016-n por që u la në harresë. Po kështu ata i mëshojnë fort nevojës së zbatimit të kodit penal për krimet kundër njerëzimit, duke bërë gjurmimin, dokumentimin dhe nisjen e hetimit penal dhe dërgimin para drejtësisë të atyre që kanë bërë krime njerëzimi në komunizëm. E meqë vetingu është i modës sot, ata e konsiderojnë këtë si një veting të domodoshëm për shoqërinë shqiptare./a.m.

Next Post
Mesazhi sensibilizues i kreut të ALUIZNI-t, thirrja e fortë për drejtorët dhe ministrat

Mesazhi sensibilizues i kreut të ALUIZNI-t, thirrja e fortë për drejtorët dhe ministrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“SPAK shpik vetë subjektet që duhet të hetojë”, Ilir Beqaj i shkruan ILD-së: Aty ku heshtni ju, lulëzon prepotenca, shkelet Kushtetuta dhe ligji

“Drejtësia e vonuar humbet funksionin e saj”/ Ilir Beqaj letër Gjykatës Kushtetuese

January 31, 2026
Iu ndërpre fjala në Strasburg, Berisha: Në 2 minuta kohë, pjesën pikante ia rezervova Ramës, te kamera kërkova qeveri teknike!

Iu ndërpre fjala në Strasburg, Berisha: Në 2 minuta kohë, pjesën pikante ia rezervova Ramës, te kamera kërkova qeveri teknike!

January 31, 2026
“Rama ka pushtuar parlamentin dhe..’/ Berisha thirrje qytetarëve: Duhet të ngriheni, shpëtoni Shqipërinë

Protesta e 10 shkurtit-Berisha flet për skenarin: Qëndrimi në shesh gjersa të largojmë regjimin? Jemi drejt kësaj rruge! Porosia për drejtuesit e PD

January 31, 2026
‘Pazaret’ e Jeffrey Epstein/ E reja nga Tirana u kërkoi punë: Jam e interesuar, por nuk jetoj në SHBA…’ndërmjetësi’ i kërkon video

‘Pazaret’ e Jeffrey Epstein/ E reja nga Tirana u kërkoi punë: Jam e interesuar, por nuk jetoj në SHBA…’ndërmjetësi’ i kërkon video

January 31, 2026
Tregtarët e tregut industrial përplasen me ministren Spiropali: T’iu vijë turp që vini në Vlorë

Tregtarët e tregut industrial përplasen me ministren Spiropali: T’iu vijë turp që vini në Vlorë

January 31, 2026
Venezuela bën amnisti për të gjithë të burgosurit politikë, mund të preken dhe shqiptarë

Venezuela bën amnisti për të gjithë të burgosurit politikë, mund të preken dhe shqiptarë

January 31, 2026
Zbulohet emaili që ish-zyrtari i KiE i shkroi Epstein pas vizitës në Tiranë: Vajza të mrekullueshme

Zbulohet emaili që ish-zyrtari i KiE i shkroi Epstein pas vizitës në Tiranë: Vajza të mrekullueshme

January 31, 2026
Kosovë, KQZ shpall rezultatet përfundimtare – Nuk miratohet përbërja e Listës Serbe

Kosovë, KQZ shpall rezultatet përfundimtare – Nuk miratohet përbërja e Listës Serbe

January 31, 2026
Pasuria e familjes iu sekuestrua/ Kush është ‘dentisti’, shqiptari që u dënua me 22 vite burg në SHBA për mbështetje të ISIS. Mashtrimi me…

Pasuria e familjes iu sekuestrua/ Kush është ‘dentisti’, shqiptari që u dënua me 22 vite burg në SHBA për mbështetje të ISIS. Mashtrimi me…

January 31, 2026
“Shigjeton” Salianjin, Paloka: Burg kam bërë edhe unë, por s’e përdor si “flamur”

“Shigjeton” Salianjin, Paloka: Burg kam bërë edhe unë, por s’e përdor si “flamur”

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In