• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jo vetëm gola dhe trofe, Messi i solli Argjentinës edhe një “bum” ekonomik

by A R
30/06/2026 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prania e Lionel Messi në Shtetet e Bashkuara ka kaluar kufijtë e futbollit dhe është shndërruar në një fenomen kulturor e ekonomik.

Në zemër të lagjes artistike Wynwood në Miami, një mural gjigant me portretin e yllit argjentinas mbulon fasadën e një ndërtese gjashtëkatëshe, ndërsa në dyqanin zyrtar të Inter Miami CF, pranë stadiumit të ri të klubit, tifozët presin në radhë për të fotografuar statujën e tij. Madje, një sektor i stadiumit mban emrin “Leo Messi Stand”, duke e kthyer futbollistin në një ikonë ende aktive në fushë dhe një monument jashtë saj.

Entuziazmi për Messin ndihet në të gjithë SHBA-të. Tifozë nga shtete të ndryshme udhëtojnë për të ndjekur ndeshjet e Argjentinës, ndërsa fanellat bardhekaltër dhe ato me numrin 10 janë bërë një pamje e zakonshme në rrugët e qyteteve amerikane.

Ndikimi i kapitenit të Argjentinës nuk reflektohet vetëm në popullaritet, por edhe në suksesin financiar të Federatën e Futbollit të Argjentinës.

Vetëm një dekadë më parë, federata argjentinase ndodhej pranë falimentimit dhe kishte vetëm gjashtë sponsorë, prej të cilëve vetëm dy ishin ndërkombëtarë. Sot situata ka ndryshuar rrënjësisht.

Federata e Futbollit numëron rreth 120 sponsorë, mes tyre kompani të njohura si American Express, McDonald’s dhe Google Gemini. Të ardhurat vjetore kanë arritur në rreth 150 milionë dollarë, ose mbi 130 milionë euro, duke e bërë federatën shumë më pak të varur nga të drejtat televizive.

Sipas raportit Brand Finance 2026, marka e kombëtares argjentinase vlerësohet me 91 pikë nga 100, duke u renditur në vendin e parë në botë dhe duke lënë pas edhe The Football Association me një diferencë prej 20 pikësh.

Transformimi i AFA-së është kthyer në një rast studimor në Harvard Business School, është trajtuar në librin De Argentina al Mundo të profesorit Eduardo A. Gamarra dhe po shndërrohet gjithashtu në një serial për Amazon.

Gjatë Kupës së Botës, drejtori i marketingut të AFA-së, Leandro Petersen, ka vijuar zgjerimin e partneriteteve ndërkombëtare. Në Dallas ai nënshkroi një marrëveshje sponsorizimi me China Mobile dhe zhvilloi bisedime me kompaninë kineze DoubleEagle.com, ndërsa u takua edhe me drejtuesit e klubit të Dallas Cowboys për të shkëmbyer përvoja në fushën e marketingut sportiv.

Strategjia e federatës ka qenë të mos i shohë ligat amerikane si rivale, por si një mundësi për të zgjeruar audiencën. Një nga momentet më të suksesshme ishte takimi i Messit me LeBron James në Miami. Fotografia e publikuar në rrjetet sociale ndikoi në rritjen e shitjeve të fanellave të Argjentinës, ndërsa gjatë Copa América, dyqanet Adidas në Nju Jork mbetën pa fanellat e Messit, pavarësisht kufizimit prej pesë copësh për klient.

Sipas autorit Eduardo Gamarra, fanella e Argjentinës ka qenë gjithmonë simbol historik, por me Lionel Messin është shndërruar në një markë globale, ndërsa futbollisti pritet të mbetet një nga ambasadorët më të fuqishëm të sportit edhe pasi të përfundojë karrierën.

Next Post
Tragjike në paraburgimin 313, dy punonjës humbin jetën brenda pak orësh!

Tragjike në paraburgimin 313, dy punonjës humbin jetën brenda pak orësh!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza e REL: Vendime për prona dhe emërime, a po i tejkalon kompetencat Qeveria në detyrë?

Analiza e REL: Vendime për prona dhe emërime, a po i tejkalon kompetencat Qeveria në detyrë?

August 19, 2026
“Në gjurmët e dritës”: Telereportazhi i Tom Therçajt shfaqet për publikun

“Në gjurmët e dritës”: Telereportazhi i Tom Therçajt shfaqet për publikun

August 19, 2026
Kriza e çmimeve / Nga Spanja në Indi, dhjetëra shtete ulin taksat dhe subvencionojnë karburantet

Kriza e çmimeve / Nga Spanja në Indi, dhjetëra shtete ulin taksat dhe subvencionojnë karburantet

August 19, 2026
IDF pranon përgjegjësinë, BBC: Ushtria izraelite urdhëron hetim penal për vrasjen e 5-vjeçares në Gaza!

IDF pranon përgjegjësinë, BBC: Ushtria izraelite urdhëron hetim penal për vrasjen e 5-vjeçares në Gaza!

August 19, 2026
Shembet miniera e arit bilanc tragjik në Kamerun, dyshohet për të paktën 100 të vdekur!

Shembet miniera e arit bilanc tragjik në Kamerun, dyshohet për të paktën 100 të vdekur!

August 19, 2026
Për dy vaksina!

Pritjes i ka ikur koha…

August 19, 2026
VIDEO/ Trafik armësh Turqi-Gjermani, Bullgaria sekuestron 45 pistoleta gjysmëautomatike! Ishin fshehur në kamionin me fiq

VIDEO/ Trafik armësh Turqi-Gjermani, Bullgaria sekuestron 45 pistoleta gjysmëautomatike! Ishin fshehur në kamionin me fiq

August 19, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nebil Çika po këqyr “Flamingot”

August 19, 2026
VIDEO/ Tragjedi rrugore në Brazil, autobusi që transportonte pacientë me aftësi të kufizuara përplaset me kamionin, të paktën 23 të vdekur!

VIDEO/ Tragjedi rrugore në Brazil, autobusi që transportonte pacientë me aftësi të kufizuara përplaset me kamionin, të paktën 23 të vdekur!

August 19, 2026
Përfshihet nga flakët banesa pranë QSUT-së, zjarri rrezikon edhe restorantin! Ja për çfarë dyshohet

Përfshihet nga flakët banesa pranë QSUT-së, zjarri rrezikon edhe restorantin! Ja për çfarë dyshohet

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com