• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Jo vetëm Çekaj, në kërkim dhe persona të tjerë që fshihen në Europë”!

by Java News
05/05/2018 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pas arrestimit në Gjermani të shtetasit Arbër Çekaj, pronarit të kompanisë në kontejnerët të së cilës u gjet drogë, ka folur edhe zv.ministri i Brendshëm, Besford Lamallari. Në emisionin “Kjo Javë” në “News24”, ai ka treguar detaje nga operacioni, i cili u zhvillua në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare. Lamallari ka shtuar se paralelisht po vijojnë hetimet për raste të personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në trafikun e drogës, por që fshihen në vende të ndryshme.

“Nga momenti që është realizuar sekuestrimi i sasisë rekord të kokainës, tre orë më pas u realizua kontaktimi i autoriteteve ndërkombëtare, pasi kishte dyshime se administratori i kompanisë ku u gjet droga ndodhej në Gjermani. U kryen një sërë operacionesh të fshehta që të bëhej lokalizimi i shtetasit Arbër Çekaj. Paraditen e djeshme u bë i mundur edhe arrestimi i tij në Dyseldorf. Dyshohet edhe për persona të tjerë, të cilët ndodhen në vende të tjera. Ka patur ekspertë nga policia shqiptare që janë nisur në Gjermani, dhe kanë bashkëpunuar me autoritetet atje. Së fundmi ata janë kthyer në Shqipëri, pas bashkëpunimit. Jemi shumë të interesuar që këto hetime të shkojnë sa më larg, dhe të arrihet rezultate konkrete. Vazhdojnë hetimet për personat e implikuar”, u shpreh Lamallari.

I pyetur se si dhe kur do bëhet ekstradimi i Arbër Çekajt në Shqipëri, zv.ministri i Brendshëm tha se tashmë po punohet për realizimin e procedurave.

“Ligji është shumë i qartë. Ne po shkëmbejmë informacione me palën gjermane, është kërkuar që kjo kërkesë për ekstradim të paraqitet sa më shpejt në mënyrë diplomatike. Synohet që në një periudhë sa më të shpejtë të bëhet i mundur edhe ekstradimi. Nuk mund të flasim për afate kohore konkrete ekstradimi, sepse varet nga ecuria e procedurave”, tha ai.

Next Post
“Ç’kemi Albanian?” Prestigjiozja New York Post artikull në gjuhën shqipe

"Ç’kemi Albanian?" Prestigjiozja New York Post artikull në gjuhën shqipe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Për një ndryshim të sistemeve qeverisës

Për një ndryshim të sistemeve qeverisës

August 1, 2026
Zjarri në Palasë vijon prej mesnatës, ndërhyn edhe helikopteri për shuarjen e flakëve

Zjarri në Palasë vijon prej mesnatës, ndërhyn edhe helikopteri për shuarjen e flakëve

August 1, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

“Shmangni shpenzimet implusive”, parashikimi i yjeve për sot

August 1, 2026
“PS ushtron pushtetin sipas Kushtetutës”, Rama: Partia nuk e trashëgon timonin e pushtetit

Rama publikon pamjet e para të automjeteve ushtarake “Made in Albania”: Do eksportohen në 30 vende

August 1, 2026
Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

July 31, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Rezerva valutore, në nivel rekord: Arriti në 7.88 miliardë euro në qershor

July 31, 2026
AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

July 31, 2026
Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

July 31, 2026
60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

July 31, 2026
Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

“Time Out”: Nga frika te mahnitja, përshtypjet e një turisteje britanike në Shqipëri

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com