• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jo vetëm armë dhe vaksina ruse/ Cilave shtete iu ofroi Serbia sheqer si këmbim për të çnjohur Kosovën?

by Java News
14/05/2022 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në konferencën për media të së premtes u pyet rreth deklarimeve të homologut të saj serb, Nikola Selakoviç, i cili, menjëherë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë në Serbi, deklaroi se tashmë kanë katër shtete që i kanë bindur ta çnjohin Kosovën, si kundërveprim për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Gërvalla deklaroi se s’ka haber për çfarë shtetesh po flet Selakoviç, por është e vetëdijshme se Serbia ka bërë lobim të egër prej kohësh në disa shtete në Afrikë.

“U kanë ofruar armë ruse, vaksina ruse”, tha Gërvalla dhe pauzoi pak, duke vënë buzën në gaz për të shtuar e çuditur se “u kanë ofruar edhe sheqer”.

Por, s’është për t’u çuditur.

Shtetet afrikane kanë shumë nevojë për sheqer dhe Serbia është një nga vendet që përkitazi me nevojat e brendshme sheqerin e prodhon me bollëk.

Ky produkt – sheqeri – vazhdon të jetë një nga komoditetet jetike më të rëndësishme në industrinë botërore të ushqimit, por në Afrikë shumë vende nuk e prodhojnë fare dhe disa nga ato që e prodhojnë, nuk mbulojnë nevojat për përqindjen më të madhe të popullsisë.

Shto edhe përdorimin e gjerë të sheqerit si nën-produkt, nevoja për të rritet shumë. Gjithashtu, janë qindra-mijëra vende pune që mundësohen në industrinë e gastronomisë dhe hotelerisë ku përsëri sheqeri, indirekt, është i rëndësishëm.

Dhe për vendet afrikane që e prodhojnë me pakicë, ose nuk prodhojnë fare, një ofertues potencial i sheqerit shndërrohet shpejt në një mik.

Disa nga këto vende në Afrikë, janë edhe shtete që e kanë njohur Kosovën.

Për shembull, Bregu i Fildishtë që ka mbi 26 milionë banorë, apo Republika e Ganës me mbi 31 milionë banorë, janë të dyja shtete që e kanë njohur Kosovën dhe asnjëra prej tyre nuk është prodhuese e sheqerit.

Në anën tjetër, Serbia është prodhuesja më e madhe e Sheqerit në Ballkan dhe gjithashtu nga më të mëdhatë në Evropë. Serbia ka rreth shtatë milionë banorë dhe tregu i brendshëm brenda një viti atje konsumon rreth 200 mijë tonë sheqer, por prodhimin e ka shumëfishë më të lartë.

Sipas organizatës joqeveritare “World Population Review” Serbia prodhon rreth 700 mijë tonë sheqer në vit.

Industria e sheqerit në Serbi është rritur shumë në dy dekadat e fundit, sidomos në dekadën e parë të mileniumit të ri. Siç tregojnë shifrat nga Organizata për Ushqim dhe Agrokulturë e Kombeve të Bashkuara, qysh nga viti 2010 Serbia prodhonte 500 mijë tonë sheqer në vit.

Për të pasur një pasqyrë për prodhimin e sheqerit në Serbi, ajo kalon edhe vende të mëdha evropiane si Gjermania, Italia, Spanja e Austria.

Panxharsheqeri rritet dhe përpunohet kryesisht në krahinën e Vojvodinës. OKB në një artikull tregonte se arsyeja kryesore e rritjes së kësaj industrie ishte privatizimi i sektorit të sheqerit dhe mundësimi i qasjes në tregun e Bashkimit Evropian.

Ky prodhim i madh i sheqerit në Serbi ka takuar nevojat e mëdha të shteteve të varfra afrikane. Veç Bregut të Fildishtë dhe Ganës që nuk prodhojnë fare sheqer, janë edhe disa shtete të tjera në këtë kontinent që e kanë njohur Kosovën dhe kanë mungesa të mëdha të këtij produkti.

Vende si Nigeri, që Kosovën e ka njohur me 15 gusht të vitit 2011, ka nevoja enorme për sheqer. Ky shtet numëron mbi 26 milionë banorë, kurse prodhon vetëm 20 mijë tonë sheqer në vit dhe meqë kërkohen rreth 200 mijë tonë mesatarisht për të mbuluar nevojat e më pak se 10 milionë banorëve, oferta për këtë produkt bëhet tunduese.

Njëjtë si Nigeri është edhe Burundi. Ka afër 13 milionë banorë dhe prodhon vetëm 25 tonë. Burundi Kosovën e kishte njohur në vitin 2012. Janë edhe shtete si Sierra Leone që ka mbi 8 milionë banorë, por prodhon vetëm 6 mijë tonë sheqer. Sierra Leone është ndër vendet që e ka njohur Kosovën në të njëjtin vit kur ishte shpallur pavarësia, me 11 qershor 2008.

Ka shumë shtete afrikane si, Liberia, Guinea, Papa Guinea e Re (Afrikë/Oqeani) dhe shtete të tjera që e kanë njohur Kosovën dhe që janë në këtë gjendje – nuk prodhojnë vetë, kanë nevojë për të dhe gjithashtu s’kanë ekonomi të fortë për ta bërë eksportin që iu duhet.

Kjo është situata të cilën e ka shfrytëzuar Serbia duke e bërë pjesë të lobimit ofertën për dhurimin e sheqerit në këto shtete si këmbim çnjohjen e Kosovës.

Sikur ministrja Gërvalla, ose të paktën dikush nga kabineti i saj, të kishte pak më shumë njohuri rreth shteteve që ia kanë njohur vendin që përfaqëson dhe ekonomive të tyre, ndoshta edhe nuk do ishte befasuar, kur kuptoi se Serbia po i ngashënjente me sheqer.

As nuk do t’i vinte për të qeshur, apo siç do thoshte kryeministri Albin Kurti “mos u zgërdhini po bëhuni njeri serioz se gjendja është serioze”.

Por, jo vetëm ministrja. Se çfarë ndodh në politikën e jashtme dhe kush mund të jenë shtetet që ia kanë tërhequr njohjet Kosovës, ashtu siç po proklamon Selakoviç, nuk e kanë idenë as në Komisionin Parlamentar për Politikë të Jashtme.

Haki Abazi, kryetar i këtij komisioni, në një prononcim të shkurtër për Albanian Post, ka thënë se “nuk e kam asnjë informacion”.

Përveç se “këto mund të jenë deklarata boshe të serbëve sa për të kërcënuar pas procesit të aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”

Gjithashtu, Xhavit Haliti, anëtar i të njëjtit komisioni, tha për Albanian Post që ”tani po dëgjoj, nuk na ka lajmëruar askush zyrtarisht”.

Derisa ministrja nuk e di cilat mund të jenë këto vende dhe komisioni parlamentar që supozohet se e monitoron punën e kësaj ministre “nuk është lajmëruar”, Serbia mund të vazhdojë t’iu bëjë oferta të ëmbla shteteve afrikane.

Next Post
SPAK ‘godet’ sërish Alqi Bllakon, nis hetimi pasuror ndaj deputetit të PS

"S’kam asnjë lidhje me tokën e inceneratorit"/ Kërkoi masë më të butë sigurie, Apeli i GJKKO-së lë në burg Bllakon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kinemaja në zi, ndahet papritur nga jeta në moshën 62-vjeçare aktori i njohur! Kolegu zbulon telefonatën e fundit me të

Kinemaja në zi, ndahet papritur nga jeta në moshën 62-vjeçare aktori i njohur! Kolegu zbulon telefonatën e fundit me të

November 12, 2026
Moti i keq/ Porti i Durrësit njofton pasagjerët për pezullim të lundrimeve: Shtyhen oraret për udhëtimin Durrës-Bari, ja kur do bëhen!

Moti i keq/ Porti i Durrësit njofton pasagjerët për pezullim të lundrimeve: Shtyhen oraret për udhëtimin Durrës-Bari, ja kur do bëhen!

November 12, 2026
Këshilli Bashkiak i Durrësit miraton mes debatesh të forta ndryshimet në vlerën e shpronësimit të pronave në zonën e “Currilave”

Këshilli Bashkiak i Durrësit miraton mes debatesh të forta ndryshimet në vlerën e shpronësimit të pronave në zonën e “Currilave”

November 12, 2026
Detajet e operacionit në Fier, arrestohen Arben Voja dhe 3 ish-vartësit e Kadastrës! SPAK e hetonte edhe për një çështje tjetër, 9,5 mln lekë…

Detajet e operacionit në Fier, arrestohen Arben Voja dhe 3 ish-vartësit e Kadastrës! SPAK e hetonte edhe për një çështje tjetër, 9,5 mln lekë…

November 12, 2026
Nufi në Forumin për të Ardhmen e Atlantikut të Veriut në Oslo: Shqipëria, aktive në forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s! Integrimi i Kosovës…

Nufi në Forumin për të Ardhmen e Atlantikut të Veriut në Oslo: Shqipëria, aktive në forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s! Integrimi i Kosovës…

November 12, 2026
Apeli lë në fuqi pafajësinë për Sakicën, Trashanin dhe Kajoshin për një nga akuzat, zbaton amnistinë për dy të tjerat!

Apeli lë në fuqi pafajësinë për Sakicën, Trashanin dhe Kajoshin për një nga akuzat, zbaton amnistinë për dy të tjerat!

November 12, 2026
“Hapat e parë me protestuesit janë hedhur”- Gonxhe: Takova të rinjtë, mbajtëm shënime, erdhën me dëshirë! Nuk e refuzoj nëse PS më propozon për Tiranë!

“Hapat e parë me protestuesit janë hedhur”- Gonxhe: Takova të rinjtë, mbajtëm shënime, erdhën me dëshirë! Nuk e refuzoj nëse PS më propozon për Tiranë!

November 12, 2026
Demo takohet në Romë me homologun Piantedosi: Polici më e përgatitur! Më shumë siguri për qytetarët e më pak burokraci për shqiptarët në Itali

Demo takohet në Romë me homologun Piantedosi: Polici më e përgatitur! Më shumë siguri për qytetarët e më pak burokraci për shqiptarët në Itali

November 12, 2026
Skandali i spiunazhit, Jensen Huang jep dorëheqjen nga “Nvidia” pas 33 vitesh si CEO i kompanisë! Aksionet bien deri në 12%

Skandali i spiunazhit, Jensen Huang jep dorëheqjen nga “Nvidia” pas 33 vitesh si CEO i kompanisë! Aksionet bien deri në 12%

November 12, 2026
Hoxha zhvillon takim në Parlamentin e Hungarisë: Bashkëpunim më i ngushtë në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në BE!

Hoxha zhvillon takim në Parlamentin e Hungarisë: Bashkëpunim më i ngushtë në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në BE!

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In