• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“JO” Shqipërisë për negociatat, Spiropali: “Supergruaja” e Evropës siguroi se do të bëhet më e mira

by Java News
19/10/2019 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njt ditë pas vendimit të Brukselit për të mos ecur përpara me bisedimet për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ka reaguar ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali, teksa sjell në vëmendje deklaratën e kryeministrit italian për këtë proces. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Spiropali e cilëson prekëse deklaratën e kreut të qeverisë italiane, i cili tha se Shqipëria i ka sytë nga Evropa pas një periudhe të gjatë nën regjimin otoman dhe atë komunist.

Ministrja përmend edhe garancitë e dhëna sipas saj edhe nga kancelarja gjermanel Angela Merkel për të ecur përpara me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqëdonisë së Veriut në Bashkimin Europian.

POSTIMI I PLOTE

Ka një keqardhje dhe zemërim të kuptueshëm mbarëkombëtar dhe mbarëevropian lidhur me mungesën e vendimit të Këshillit Evropian për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Supergruaja e Evropës, Angela Merkel, e cila udhëhoqi personalisht frontin pro Shqipërisë dhe Maqedonisë, siguroi se Gjermania do insistojë të bëhet më e mira në raport me dy vendet ballkanike.

Kryeministri i Italisë Conte foli për historinë otomane dhe komuniste si dy përcaktuese fatkeqe të ndarjes së rajonit nga Evropa dhe e quajti vendimin e djeshëm një gabim historik. Ishte prekëse ta dëgjoje kryeministrin e Italisë mike duke na bërë të rindjejmë mallin tonë të kahershëm për Evropën. Duke na kujtuar se miqtë e vjetër nuk harrohen kurrë, Kancelarja në detyrë e Austrisë Bierlein deklaroi hapur dhe qartë mbështetjen për të dyja vendet duke shprehur njëkohësisht zhgënjimin me mungesën e vendimit dhe dritëshkurtësinë e dëshmuar të përgjegjësve të këtij akti të gabuar.

Reagimi i fortë i Departamentit Amerikan të Shtetit shprehu zhgënjimin mbi këtë vendim të padrejtë duke provuar kështu se Amerika do vazhdojë të jetë gjithmonë aleatja jonë strategjike për të zbrapsur cilëndo forcë që do i duket se me këtë rast u bë deti kos dhe do mundohet të përfitojë.

Reagime vazhdojne varg, Eduard Kukan, një i djathtë i dëshmuar i Parlamentit Evropian, njohës i mirë i Shqipërisë dhe ndërlikimeve tona politike, shprehu neverinë dhe indinjatën për atë që e quajti sabotim dhe papërgjegjshmëri të Francës dhe Macron për procesin e zgjerimit. Presidenti i Këshillit Tusk bëri luftë deri në fund dhe vazhdon t’i japë inkurajim Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut se rrugëtimi ynë i përbashkët vazhdon. Presidentja e zgjedhur e Komisionit, gjermanja Ursula von der Leyen, Presidenti aktual Juncker e konsideruan gabim historik mbajtjen pezull të dy vendeve, Komisioneri Hahn shkoi me larg duke deklaruar se të dy vendet i mbajtën premtimet e tyre, ndërsa Këshilli dështoi për shkak të problemeve të brendshme.

Prekëse të shohësh sa shumë mbështetës në BE dhe jashtë saj ka sot Shqipëria që është më pranë se kurrë kapërcimit të keqkuptimeve historike me Evropën. E në gjithë këtë solidaritet mbarëevropian, pse jo dhe mbarëbotëror, nuk ka si të mos të vijë keq për një grusht shqiptarësh të papërgjegjshëm si Berisha, Basha, ca lakenj mediatikë dhe ca gënjeshtarë patologjikë të pandershëm dhe të paturpshëm që falenderojnë Macron dhe sulmojnë Komisionin Evropian për mbështetjen, duke fyer dhe lënduar në këtë mënyrë pa asnjë përgjegjshmëri dhe asnjë drojë inteligjencën dhe ndjeshmërinë patriotike të çdo shqiptari.

Pavarësisht nga këta shejtanbudallenj qesharakë, ne do vazhdojmë të bëjmë detyrat tona dhe nuk do të ndalemi derisa ta shohim Shqipërinë të çliruar nga këta të pafe e të paatdhe, dhe sigurisht do ta realizojmë ëndrrën kombëtare të shqiptarëve për t’u kthyer në familjan tonë natyrale, Evropën.

Next Post
Gjermanët të interesuar për Shqipërinë, ambasadori Zingraf: Ka potenciale për investime dhe turizëm

Gjermanët të interesuar për Shqipërinë, ambasadori Zingraf: Ka potenciale për investime dhe turizëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza e karburanteve, dy luftëra që ndryshuan kanalet e furnizimit me naftë dhe gaz

Kriza e karburanteve, dy luftëra që ndryshuan kanalet e furnizimit me naftë dhe gaz

April 5, 2026
Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

April 5, 2026
Ekuipazhi i anijes “Shenzhou-21” realizon me sukses një sërë eksperimentesh hapësinore

Ekuipazhi i anijes “Shenzhou-21” realizon me sukses një sërë eksperimentesh hapësinore

April 5, 2026
Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, mesazh të koduar para protestës për gjuhën shqipe: Një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, mesazh të koduar para protestës për gjuhën shqipe: Një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm

April 5, 2026
“Mos komunikoni më në Signal”, KE u kërkon zyrtarëve të saj të shmangin bisedat në aplikacion: Është hakeruar

“Mos komunikoni më në Signal”, KE u kërkon zyrtarëve të saj të shmangin bisedat në aplikacion: Është hakeruar

April 5, 2026
Emri i saj u përmend në dosjet Epstein, reagon modelja Gigi Hadid: Shqetësuese ajo që thuhet për mua, unë…

Emri i saj u përmend në dosjet Epstein, reagon modelja Gigi Hadid: Shqetësuese ajo që thuhet për mua, unë…

April 5, 2026
Investigimi i ‘The Sun’: Pesë shqiptarë burgosen çdo ditë në Britaninë e Madhe

Investigimi i ‘The Sun’: Pesë shqiptarë burgosen çdo ditë në Britaninë e Madhe

April 5, 2026
Begaj uron Pashkët nga Shëngjini: Harmonia fetare në Shqipëri është gurthemeli i shoqërisë tonë

Begaj uron Pashkët nga Shëngjini: Harmonia fetare në Shqipëri është gurthemeli i shoqërisë tonë

April 5, 2026
Shqipja në rrezik? UGSH ngre alarmin për shkeljet në RMV, mbështet protestën e studentëve

Shqipja në rrezik? UGSH ngre alarmin për shkeljet në RMV, mbështet protestën e studentëve

April 5, 2026
Analiza e REL: A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

Analiza e REL: A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In