• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jo pjesë e kryesisë së Foltores, Tabaku: S’kam pasur ofertë, bashkimi s’bëhet me 5 njerëz. Negociatat me PS? Nuk…!

by Java News
08/03/2024 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja demokrate Jorida Tabaku e ftuar në Report Tv ka folur mbi bashkimin e grupit Bardhit me Rithemelimin. Me ndryshimet statutore të Rithemelimit, kryetarët e komisioneve parlamentare janë bërë edhe anëtarë të kryesisë, por Tabaku refuzoi të shkonte në mbledhje.

Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, me gazetarin Nertil Agalliu, deputetja Tabaku thotë se nuk ka pasur zëra në media për ndryshimet në statutin e Rithemelimit, por thekson se “oferta jo publike s’ka dëgjuar”. Ajo thekson se PD duhet të vijojë bashkimin në bazë, pasi nuk arrihet me 5 vetë.

“Çdo gjë që është diskutuar me mua ka qenë publike, oferta jo publike s’kam dëgjuar. Kam parë ndryshime stautore që janë bërë dhe kolegët e grupit që kanë marrë pozicion. PD duhet të vazhdoj të bashkohet edhe më shumë. Bashkimi i PD nuk është se u bashkuam ne 5 njerëz politik, por në bazë me gjithë demokratët. Nuk është një proces i lehtë, janë hedhur shumë akuza, shumë sulme, besoj se duhet t’i japim kohë këtij procesi.

Sa i takon negociatave mes Nikollës dhe krerëve të grupeve parlamentare për kthimin në normalitet të kuvendit, Tabaku thotë se nuk ka dijeni. Ajo shton se Nikolla duhet t’i kishte bërë me kohë këto negociata dhe thekson se kërkesat e opozitës duhet të dëgjohen.

“Nuk kam pasur dijeni nëse ka pasur apo jo diskutime, por më duket diçka shumë normale përderisa kërkesat e opozitës kanë qenë publike, përderisa është duke u protestuar prej gati 5 muajsh. Do kishte qenë e udhës që Nikolla ta kishte bërë këtë me kohë, shpresoj shumë që kërkesat e drejta të opozitës të dëgjohen”, vijon Tabaku.

Tabaku thekson se duhet të bëhet e gjithçka për t’u kthyer normaliteti në Kuvend.

Mungesa e një debati është duke krijuar këtë situatë. Shpresoj ti jepet zgjidhje kësaj situate. Parlamenti me thënë të drejtën nuk është arena e debatit që duhej të ishte, e ka humbi vlerën prej mënyrës si është sjell mazhoranca vitet e fundit, por kjo s’do të thotë që s’duhet të vazhdojmë përfaqësimin tonë. Duhet të bëjmë të pamundurën për t’iu rikthyer debatit, por me kërkesat e opozitës.

Sa i takon amnistisë penale, Tabaku tha se nuk voton pro amnistisë të dënuarve nga GJKKO.

Nëse ne do kishim qenë në komisionin e ligjeve s’do kishte asnjë debat se çfarë është miratuar, ca ka kaluar në komision. Mbledhja online  e lejoji mazhorancën të krijonte sa më shumë amulli, mungesë të transparencës. Është normale që për një opozitë të votojë për një amnisti. E kam të pamundur të votoj amnistinë e krimeve që GJKKO ka dhënë një vendim të formës së prerë dhe ne ti amnistojmë. Japim sinjal të keq për institucionet e drejtësisë dhe ata që kanë kryer vepra e korrupsionit dhe krimit të organizuar./m.j

Next Post
Skandali në ‘Oborrin Mbretëror’, dëshmia e plotë nga Princ Leka në polici: Elia më sulmoi fizikisht dhe më ndoqi deri në…!

Miku i Lekës tregon telefonatën pas ngjarjes: E bënë për spital. Krisja mes çiftit nisi pas lindjes së vajzës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In