• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jo më vetëm burrë dhe grua, çfarë përmban projektligji i ri për Barazinë Gjinore

by Os De
15/09/2025 21:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tradicionalisht në Shqipëri, përcaktimi gjinor ligjor ka qenë i kufizuar në dy kategori: burrë dhe grua. Por një ndryshim thelbësor po propozohet përmes projektligjit të ri “Për Barazinë Gjinore”, i cili aktualisht ndodhet në Kuvend. Drafti final përmban një qasje gjithëpërfshirëse, që hap rrugën për njohjen ligjore të identiteteve gjinore, përtej konceptit klasik.

Si ndryshoi përkufizimi

Fillimisht, kur projektligji u hodh për konsultim publik në mars 2025, përkufizimi ishte i qartë dhe i ngushtë: Gra dhe burra në kuptim të këtij ligji nënkupton edhe vajza dhe djem.

Por gjatë procesit të konsultimeve, Aleanca LGBTI kërkoi që ligji të mos kufizohej vetëm në dy kategori gjinore, por të përfshinte identitete të tjera, siç ndodh në shumë vende perëndimore që kanë njohur realitete gjinore më të larmishme.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e pranoi këtë propozim, dhe në versionin përfundimtar, tanimë termi “gjini” merr një kuptim të ri juridik: Gjini, sipas këtij ligji, ka kuptim gjithëpërfshirës në përputhje me parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit lidhur me identitetin dhe shprehjen gjinore.

Ky ndryshim është reflektuar edhe në nene të tjera të ligjit, duke e bërë të qartë se nuk bëhet fjalë vetëm për një modifikim gjuhësor, por për një ndryshim konceptual dhe ligjor që njeh kategori gjinore përtej burrit dhe gruas.

Megjithatë, ligji nuk përfshin një listë konkrete të gjinive jo-binare, duke lënë të hapur interpretimin dhe zbatimin praktik.

Në debatet ndërkombëtare, janë identifikuar deri në 70+ identitete gjinore, nga më të zakonshmet si jo-binare, queer, apo agjinor, deri tek kategori më të veçanta. Njohja juridike e këtyre identiteteve mund të jetë sfiduese për zbatimin praktik të ligjit, sidomos në aspektin e kuotave dhe përfaqësimit institucional.

Një nga risitë e projektligjit është përcaktimi i përfaqësimit të detyrueshëm gjinor në institucionet publike dhe private, nga 30% deri në 50%. Kjo vlen për: Pushtetin legjislativ, Pushtetin ekzekutiv, Pushtetin gjyqësor, Administratën publike qendrore dhe vendore, Sektorët privatë me ndikim.

Ndonëse projektligji për Barazinë Gjinore shënon një hap të rëndësishëm drejt përfshirjes së komuniteteve gjinore jo-binare në kuadrin ligjor shqiptar, në të njëjtën kohë, ngre pyetje serioze për zbatimin praktik, sidomos në raport me kuotat e përfaqësimit dhe strukturat institucionale ekzistuese. Pyetja që mund të ndezë debatin është: Si do të funksionojë kuota gjinore kur gjinive nuk u dihet më numri.

Në një sistem me vetëm dy gjini (burra dhe gra), ndarja është e qartë: p.sh., 30% gra, 70% burra ose 50%-50%. Por nëse ligji njeh më shumë se dy gjini, atëherë ndarja kuotore bëhet matematikisht e pamundur, nëse secilës duhet t’i garantohet një minimum përfaqësimi (p.sh., 30%).

Nëse miratohet në këtë formë, Shqipëria do të bëhet një nga vendet e para në rajon që njeh ligjërisht identitete gjinore përtej burrit dhe gruas, duke hapur rrugën për debat të gjerë shoqëror dhe institucional mbi identitetin, barazinë dhe përfaqësimin real./ tvklan.al

Next Post
Aksident në aksin Fier-Patos, makina përplaset dhe përfundon në kanal, shpëton mrekullisht drejtuesi i automjetit

Aksident në aksin Fier-Patos, makina përplaset dhe përfundon në kanal, shpëton mrekullisht drejtuesi i automjetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Protestuesi shpërthen ndaj kryeministrit Rama: Hiq dorë nga Vlora, se do të…

VIDEO/ Protestuesi shpërthen ndaj kryeministrit Rama: Hiq dorë nga Vlora, se do të…

July 4, 2026
“Diktatori i fundit”/ Protestuesit i bëjnë bust Edi Ramës dhe e rrëzojnë para Kryeministrisë

“Diktatori i fundit”/ Protestuesit i bëjnë bust Edi Ramës dhe e rrëzojnë para Kryeministrisë

July 4, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa ishte pjesëmarrja në protestë në orën 20:30

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa ishte pjesëmarrja në protestë në orën 20:30

July 4, 2026
“Përballemi me të ardhmen pa frikë”, mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

“Përballemi me të ardhmen pa frikë”, mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

July 4, 2026
Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

July 4, 2026
“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

July 4, 2026
FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

July 4, 2026
35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

July 4, 2026
Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

July 4, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Edi Rama – Paradoksi i një postmoderni të urryer

July 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In