• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Jo më radhë në sportele, OSHEE prezanton shërbimin e ri

by Aalison Pearse Stevens
27/06/2016 14:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka prezantuar sistemin e menaxhimit të radhës. Bëhet e ditur se falë këtij sistemi, çdo abonent i OSHEE-së nuk zvarritet në radhë në sportele për të paguar faturën e energjisë elektrike.

“Është vet sistemi që menaxhon radhën e klientëve, me marrjen e numrit përmes kioskës së informacionit, ndjekjen e radhës deri në kryerjen e pagesës. Sistemi i ri po implementohet në 14 qendrat e para të Kujdesit ndaj Klientit në qytetet kryesore të vendit”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Energjisë Damian Gjiknuri dhe administratori i OSHEE-së, Adrian Çela, ishte në një nga Qendrat e Kujdesit ndaj Klientit në Durrës, ku është vënë në përdorim shërbimi i ri.

Reformat e ndërmarra në këtë sektor, për kryeministrin, jo vetëm kanë transformuar marrëdhënien e kompanisë me konsumatorin, por po u kthehet atyre në shërbime të reja.

“Krahasuar me nga e nisëm besoj se është një revolucion që ka filluar me ndaljen e hemorragjisë së madhe në sektor, ka vazhduar me gjithë procesin e transformimit të marrëdhënieve mes konsumatorëve dhe kompanisë dhe tani është në rrugën e një përshkallëzimi të investimeve që vijnë si rezultat i kontributeve të të gjithëve. Këto investime faktikisht kthehen përsëri tek ata që kontribuojnë, tek konsumatorët, me një shërbim më të mirë, që ka ende vend për shumë përmirësim; me investime që praktikisht po na çojnë në heqjen përfundimtare të aforfeve dhe në vendosjen e kushtit themelor që të paguash aq sa konsumon”, tha Rama.

“Unë e di që nuk ka qenë e lehtë, ka pasur dhimbje, sepse ka qenë një zgjim i dhimbshëm pas periudhe agonie, ku ishim as të vdekur dhe as të gjallë në këtë sektor. Teoria që varfëria luftohet me lëmosha është tërësisht e gabuar, sepse lëmoshat vetëm e riciklojnë varfërinë. Ndërkohë që reformat kanë një dhimbje në momentin e parë, por pastaj patjetër që sjellin një shërim dhe një zhvillim të qëndrueshëm social dhe të ekonomive familjare dhe të atyre që janë më dobët”,u shpreh kryeministri.

Ndërsa Çela tha: “Abonenti që nga momenti që hyn pajiset me një biletë për radhën. Ndahet sipas procesit të aplikimit apo ankimimit që ka në sportelin e caktuar dhe monitorohet gjithë ky proces me sistem kamerash”.

Pas kërkesës dhe ankimit online, liberalizimit të pagesave jo vetëm në sportele, në postë apo banka, por edhe përmes celularit, OSHEE së fundmi ka ardhur edhe me një tjetër shërbim të ri që modernizon marrëdhënien mes kompanisë dhe abonentëve, infokioskën ose sportelet elektronike online.

“Hapat e tjerë janë sportelet alternativë që kemi filluar që nga muaji Shkurt. Janë kryer 950 mijë aplikime pagesash për një vlerë 3 miliardë lekë, të vendosur në 18 qendra biznesi në qytete të ndryshme, info-kioska ose smart-kioskat, ku qytetarët aplikojnë ankimime apo ankesa të ndryshme dhe mund t’i ndjekin online të gjithë ecurinë ku dhe si duhet të veprojnë. Do lançojmë një hap, një aplikim nëpërmjet “smartphone”-ve. Të gjithë qytetarët mund të bëjnë pagesën dhe përsëri mund të marrin informacione e mund të bëjnë aplikime nëpërmjet “smartphone’-ve. Përmirësimi i kujdesit ndaj klientit, pra, jo vetëm investime, por qytetarët të prekin dhe këtë pikë tjetër që ka qenë një çështje problematike për gjithë Shqipërinë”, informoi drejtori i OSHEE-së.

ma.me

Next Post

Rrëfimi i 15-vjeçares së shfrytëzuar në Greqi: 900 euro nata me biznesmenin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In