• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jo listat e hapura, koalicionet janë problemi…

by Eduard Zaloshnja
29/09/2020 15:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Shumë kanë folur e shkruar (ndër ta, edhe unë) për listat e hapura të kandidatëve për deputetë, qysh kur ato u futën në debatin publik nga deputetët rezervë të opozitës apo nga lëvizje qytetare. Por listat e kandidatëve për deputetë (sado të hapura apo të mbyllura të jenë ato) do të prodhojnë pak a shumë po ata deputetëtë që duan kryetarët e parive (të mëdha, apo të vogla qofshin). Edhe në listat më të hapura të munshme, partia është ajo që vendos se cila do të jetë lista që do paraqitet në KQZ për çdo qark. (Në rastin e listave vërtet të hapura, kryetari fut në listë disa kandidatë që e di paraprakisht se mund të fitojnë, e disa të tjerë që nuk marrin as votat e familjes…).

Problemi kyç për zgjedhjet e rradhës (e ndoshta edhe për zgjedhje pasardhëse) është, në fakt, mënyra e regjistrimit të koalicioneve në KQZ dhe llogaritja e mandateve brenda çdo koalicioni. Bylykbashi e Gjiknuri shkëmbejnë argumenta e silura vazhdimisht rreth kësaj në debate të drejtpërdrejta e të tërthorta, por për audiencën e gjerë, argumentat dhe silurat e tyre janë relativisht të vështira për t’u ndjekur.

Sidoqë të marrë fund debati Bylykbashi-Gjiknuri (në mbrojtje të interesave të partive respektive), një problem madhor i mënyrës sesi parashikohent llogaritja e mandateve në Kodin Zgjedhor të 2008-ës duhet zgjidhur. Konkretisht, sipas atij kodi (që pritet të amendohet më 5 tetor) një parti e vogël, brenda një koalicioni të madh, mund ta sigurojë një mandat në një qark me gjysmën e votave që i duhen një partie tjetër të vogël, që nuk don të jetë në koalicion me partitë e mëdha. Kështu, PR-ja mund të marrë gjysmën e votave të BD-së së Astrit Patozit në Tiranë, dhe ta sigurojë mandatin vetëm pse është në koalicion me PD-në. (Kurse Astrit Patozi mund të mbetet pa mandat, vetëm pse nuk don të jetë në koalicion me PD-në…).

Kjo mënyrë llogaritje nuk duhet të ekzistojë më në Kodin Zgjedhor, sepse shkel në mënyrë flagrante barazinë e garës në çdo qark (me përjashtim ndoshta të Kukësit, ku vetëm dy partitë e mëdha kanë shans të marrin mandate). Për çështjet e tjera të Kodit Zgjedhor debati Bylykbashi-Gjiknuri le të vazhdojë, sepse shumë pak njerëz vërtet do ta kuptojnë…

Next Post
“Shifrat e pandemisë nuk ngatërrohen si veprimet aritmetike”, Manastirliu i përgjigjet Bashës: Bonusi për mjekët është realitet

"Shifrat e pandemisë nuk ngatërrohen si veprimet aritmetike", Manastirliu i përgjigjet Bashës: Bonusi për mjekët është realitet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / “Mjedise moderne”, Rama viziton godinën e re të DPSHTRR në Lushnjë

VIDEO / “Mjedise moderne”, Rama viziton godinën e re të DPSHTRR në Lushnjë

April 11, 2026
Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

April 11, 2026
Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

April 11, 2026
Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

April 11, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

Berisha apel për pjesëmarrje në protestën e 17 prillit: PD nuk ndalet deri në largimin e Ramës

April 11, 2026
Rama: Në qershor aplikojmë për t’u bërë pjesë e zonës së përbashkët për pagesat Euro

Rama: Negociatat me BE nuk janë bllokuar, njerëzit e ligj i përdorin shqiptarët si mish për top

April 11, 2026
“Naftën e hoqëm se nuk e ka as BE”, Rama prezanton programin mbështetës para fermerëve të Lushnjes

“Naftën e hoqëm se nuk e ka as BE”, Rama prezanton programin mbështetës para fermerëve të Lushnjes

April 11, 2026
Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

April 11, 2026
Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

April 11, 2026
Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Etikës

Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Etikës

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In