• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jo më legjendë, organin seksual mund ta rrisni me ndërhyrje kirurgjikale

by A R
07/12/2016 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy janë gjërat për të cilat meshkujt nuk tregohen asnjëherë të sinqertë: të ardhurat vjetore dhe përmasat reale të organit gjenital.

Nuk janë të paktë në numër ata që i nënshtrohen matjeve të përditshme, me shpresën se mos vërejnë ndonjë ndryshim në madhësi, sado i vogël qoftë. Mirëpo kur e kuptojnë që “mrekullitë” ndodhin vetëm në libra dhe filma, duan s’duan, i prekin këmbët në tokë dhe vërtisin në mendje zgjidhjen e ndërhyrjes kirurgjikale… e cila nuk është dhe kaq e lehtë sa tingëllon, pasi mund të ndodhë të nisesh për lesh e të kthehesh i rruar…

Çfarë është ajo që i shqetëson më shumë meshkujt gjatësia apo trashësia e munguar?

Seksologët besojnë se të dyja bashkë… Pasja e një organi sa më të plotë i mbush me vetëbesim dhe siguri seksuale… Në qoftë se për një arsye apo një tjetër, ndiheni të pakënaqur nga përmasat e organit tuaj gjenital, studioni mundësinë e faloplastikës…

Si kryhet zgjatja e penisit?

Faloplastika zgjat pjesën e penisit që gjendet brenda pelvisit. Për ta arritur këtë, priten ligamentet (grupe indesh të forta) që mbajnë të lidhur trungun e penisit në kockën pubike. Fakti që prerja kryhet brenda pubisit, nuk lë shenja mbi të. Rritja e zakonshme është nga 2 cm në gjendje të relaksuar, sigurisht pa munguar dhe rastet ku zgjatja arrin deri në 5 cm. Kohëzgjatja e operacionit është nga 60-90 minuta dhe kryhet me anestezi lokale ose të përgjithshme. Pacienti duhet të qëndrojë 1 ditë në spital, një javë larg punës dhe 40 ditë pa marrëdhënie seksuale. Pas ndërhyrjes kirurgjikale nuk ndikohet funksionaliteti i urinimit, thjesht, ndryshon pak këndi i ngrerjes… (përkohësisht)

Si kryhet trashësia e penisit?

Vitet e kaluara, rritja e vëllimit që kryhej me injektim yndyrne nuk kishte rezultate të mira, pasi vëreheshin gunga të padëshiruara dhe ngurtësi penile, akoma dhe në gjendje të qetë. Për këtë arsye, vitet e fundit, ekspertët mjekësorë përdorin implante lipodermike autologe për diametrin e penisit, marrë nga pjesa kofshore e pacientit. albstroka.com. Në mbyllje, dua t’ju bëj me dije se para se të troksini në derën e kirurgut, hiqni në anë 2500-3000 euro, sepse kaq kushton operacioni…/a.m.

Next Post
Vdes aktori Peter Vaughan, ylli i serisë televizive “Games of Thrones”

Vdes aktori Peter Vaughan, ylli i serisë televizive “Games of Thrones”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: Drejtuesja e shërbimit përgjegjësi personale! U shkarkua, të përballet vetë me drejtësinë

September 22, 2026
Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

September 22, 2026
Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

September 22, 2026
Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

September 22, 2026
Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

September 22, 2026
“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

September 22, 2026
Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

September 22, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

September 22, 2026
“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

September 22, 2026
Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com