• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jo kthim pas për Kavajën!”, Veliaj: Të ecim përpara me punë e projekte, jo me dhunë e bllokime

by A R
19/04/2021 12:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, drejtues i fushatës i Partisë Socialiste, së bashku me dy kandidatët, Vaid Shaba dhe Etjen Xhafaj, kërkoi nga Luzi i Vogël të mos ketë kthim pas për Kavajën në zgjedhjet e 25 prillit, por duhet vota për Edi Ramën si e vetmja mundësi për të ecur përpara.

“Sfida këtu në Luz, përtej gallatës dhe humorit, që na dhurojnë përditë karikaturat dhe kllounët e së shkuarës, është që datën 25 Prill ta trajtojmë me seriozitet. Vërtet është mirë të qeshim me ata që na ofrojnë kaq shumë humor me çudirat që thonë dhe gafat që bëjnë, por sfida jonë është që ta marrim seriozisht datën 25 Prill,” tha Veliaj.

Ai siguroi se në Partinë Socialiste çdokush mund të ndihet si pjesë e një familjeje të madhe, pasi është e vetmja që funksionon me parimin, “një për të gjithë dhe të gjithë për një!”

“Ne rrëzohemi bashkë, por edhe ngrihemi bashkë. Na kap tërmeti bashkë, por edhe shtëpitë i ndërtojmë bashkë. Na bie pandemia, por dhe vaksinat i sigurojmë bashkë. Një familje funksionon me parimin “një për të gjithë dhe të gjithë për një”. Kur kishim nevojë për vaksina Edi Rama ishte aty për ne, “një për të gjithë”. Kur kishim nevojë për shtëpi pas tërmetit, Edi Rama ishte aty për ne, “një për të gjithë”. Ndaj në datën 25 të jemi “të gjithë për një”, të gjithë për Edi Ramën dhe për Partinë Socialiste, të gjithë që Luzi, Vorrozeni, Kavaja, Kamza, Vora, Rrogozhina të ecin përpara, jo mbrapa; me punë, jo me dhunë; me projekte, jo me bllokime,” ishte mesazhi i kreut të Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës.

Veliaj tha se Partia Demokratike nuk ka asnjë lidhje me civilizimin, pasi i vetmi parim me të cilin vazhdon të funksionojë ende pas 30 vitesh është bllokimi dhe anarkia.

“Ata bllokimin e kanë sport: blloko këndin e lojërave, blloko sheshin “Skënderbej”, blloko Pazarin e Ri, blloko “Zogun e Parë”, blloko Astirin. Ata për bllokim janë kampionë, po për punë është vetëm Partia Socialiste dhe Edi Rama. Duket sikur jemi dy kombe të ndryshme: një civilizim dhe një pjesë që ka ngelur në vitet 94-95, akoma te shpartallimi. Partia Socialiste në Kukës po hap aeroport, ata akoma duke kërcyer mbi tavolina. Në Portin e Durrësit kompania më e madhe në botë do krijojë qytet të tërë ku rrezja e veprimit do vijë edhe në Luz dhe e gjithë Shqipëria e Mesme do jetojë prej atij investimi,” u shpreh Veliaj.

/a.r

Next Post
Gati fletët e votimit për zgjedhjet e 25 prillit/ Celibashi: Janë printuar dhe paketuar për 6 qarqe, mbërrijnë…

"Rezultati i zgjedhjeve për 48 orë"/ Celibashi: Ai për kandidatët fitues del për një javë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në Novoselë të Vlorës, temperaturat e larta dhe era e fortë favorizojnë përhapjen e zjarrit në ullishte

Zjarr në Novoselë të Vlorës, temperaturat e larta dhe era e fortë favorizojnë përhapjen e zjarrit në ullishte

August 1, 2026
Fluksi i migrantëve në Ceuta alarmon Portugalinë, qeveria njofton masa të reja kufitare

Fluksi i migrantëve në Ceuta alarmon Portugalinë, qeveria njofton masa të reja kufitare

August 1, 2026
Ndërtoi pa leje në Kepin e Rodonit kur ishte në detyrë, Prokuroria dërgon për gjykim ish-kreun e IMT Ardian Halili

Ndërtoi pa leje në Kepin e Rodonit kur ishte në detyrë, Prokuroria dërgon për gjykim ish-kreun e IMT Ardian Halili

August 1, 2026
Italianët u dhunuan në Tiranë, policia: U ndihmuan nga Policia Bashkiake, njëri prej tyre ishte konfliktuar me…

Italianët u dhunuan në Tiranë, policia: U ndihmuan nga Policia Bashkiake, njëri prej tyre ishte konfliktuar me…

August 1, 2026
Pylli i Sodës ‘pushtohet’ nga kamperat e çadrat! Të rinjtë europianë: Larg zhurmës

Pylli i Sodës ‘pushtohet’ nga kamperat e çadrat! Të rinjtë europianë: Larg zhurmës

August 1, 2026
Analiza/ A rrezikon bota një luftë mes Ukrainës dhe Iranit?

Analiza/ A rrezikon bota një luftë mes Ukrainës dhe Iranit?

August 1, 2026
Detaje nga aksidenti në galerinë e kromit në Tërnovë të Bulqizës, minatori ra në furnelë gjatë procesit të punës

Detaje nga aksidenti në galerinë e kromit në Tërnovë të Bulqizës, minatori ra në furnelë gjatë procesit të punës

August 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Mallkimi dhe nevoja e partive në Shqipëri

August 1, 2026
Presidenti Begaj viziton Plavën e Gucinë: Të ruajmë trashëgiminë dhe të ndërtojmë të ardhmen

Presidenti Begaj viziton Plavën e Gucinë: Të ruajmë trashëgiminë dhe të ndërtojmë të ardhmen

August 1, 2026
Trump: Konflikti në Sahara duhet të marrë fund tani

Trump: Konflikti në Sahara duhet të marrë fund tani

August 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com