• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jo garës për kryetar”/ Tabaku: Duhet analizë e plotë, PD të ketë përkohësisht drejtim kolegjial

by A R
04/06/2023 16:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në datat 5 dhe 6 qershor grupimi i demokratëve që mbajnë logon e PD, do të mbledhin fillimisht grupin parlamentar dhe më pas kryesinë, për të vendosur në lidhje me të ardhmen e kësaj force politike dhe drejtimin e saj.

Jorida Tabaku, e cila në cilësinë e nënkryetares mban pozicionin më të lartë në Partinë Demokratike, në një intervistë për Vizion Plus sqaron se ajo do të mbrojë idenë që PD të mos hapë garën për kryetar në këtë moment.

JORIDA TABAKU

NENKRYETARE, PD

“Une mendoj qe te marten kryesia nuk duhet te hape garen per kryetarin e PD. Kryesia ditën e martë duhet  të gjykojë për një proces i cili na lë kohë që ne të reflektojmë, na lë ne kohë që të fillojmë të kontaktojmë me njerëzit, të flasim me njerëzit. Kemi qenë në një ngërc të jashtëzakonshëm edhe me prezencën tonë në terren. ”

Tabaku gjykon se PD duhet të marrë kohë për të analizuar rezultatin e zgjedhjeve, problemin e çarjes së partisë, të shohë gjendjen e strukturave para se të zgjedhë kryetarin. Tabaku ka preferuar të shmangë komentet për rikthimin e Lulzim Bashës në fushatë për të marrë sërish drejtimin e PD, duke theksuar se në gjykimin e saj një drejtim i përkohshëm kolegjial do të ishte zgjidhja më e mirë.

 “Une e kam degjuar me kujdes ne disa prej deklaratave qe ai ka bere neper qytetet po nuk e kam degjuar qe ai te jete shprehur kaq qarte. Une mendoj që ne duhet të lëvizim nga kjo gjuha që nuk më pëlqen ky dhe nuk më pëlqen ai. Unë mendoj që për momentin PD nuk duhet të hapë procesin e zgjehdjeve. Duhet te kete nje grup me 3 persona te cilet do ta cojne PDn e menyre natyrale ne zgjedhje. Gabimi që ne kemi bërë që pas cdo humbje ne kemi rizgjedhur kryetarin mendoj që na ka dëmtuar . Nuk duhet të nxitojmë në këtë proces”

Sipas Tabakut, PD duhet të lexojë rezultatet e 10 viteve të fundit e të ndryshojë.

 “Kemi nevoje te nisim nje proces reflektimi, per ta hapur partine demokratike, për të ndryshuar mënyrën si merren vendimet në parinë demokratike. Për ta bërë PD një forcë të mirëfilltë politike, e cila është e shtrirë në mënyrë kapilare në terren dhe jo një forcë elektorale, që sa herë ka zgjedhje ne fillojmë e angazhohemi. Opozita e gjatë na ka detyruar në fakt që në territor të kemi më pak prezencë se sa kemi pasur. Dhe së fundmi për ta bërë PD një parti që iu drejtohet të gjitha shtresave.”

Deri tani brenda grupimit që mban logon e PD janë dy grupime, njëri grupim pjesë e të cilit janë Gazment Bardhi e Jorida Tabaku, të cilët mbështesin idenë e shtyrjes së zgjedhjes së kreut të PD dhe një grupim tjetër i cili gjykon se duhet të hapet gara për drejtimin e kësaj force politike.

Por ndërsa vendimi për të ardhmen e PD ende nuk është marrë, ish-kryetari i saj, Lulzim Basha, ka nisur turin e takimeve me strukturat, duke prezantuar programin e tij për drejtimin e PD.

Mbetet për t’u parë nëse 1 vit e gjysmë pas dorëheqjes, Lulzim Basha e ka ende mbështetjen e shumicës së kryesisë së PD, apo tashmë ai e ka humbur ndikimin e tij në forumet drejtuese të kësaj force politike.

/a.r

Next Post
Bie vdekshmëria foshnjore/ Mjekët: Gratë shtatëzëna kanë rritur numrin e kontrolleve

Bie vdekshmëria foshnjore/ Mjekët: Gratë shtatëzëna kanë rritur numrin e kontrolleve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In