• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jo çdo thes plehrash duhet hedhur në oborrin e SPAK

by Skënder Minxhozi
14/07/2021 22:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Ka qenë një kohë në fundin e viteve ’90 dhe fillimin e mijëvjeçarit të ri, kur OSBE shihej në Shqipëri si një lloj drejtorie operacionale supreme për zgjidhjen e çdo lloj krize që dilte gjatë rrugës. Dhe Shqipëria e asaj kohe kishte padyshim një mal me kriza të të gjitha llojeve.

Një rol të tillë, në përmasa jorealiste, idilike, e pse jo edhe naive (në fakt më shumë hileqare se naive), po i mvishet sot drejtësisë së re dhe institucioneve të saj. Po konsumojmë këto muaj fabulën e rrjeshme se çdo i korruptuar, çdo shkelës ligji, çdo paudhësi e të gjitha viteve, qysh nga dita 1 e demokracisë në këtë vend, do të korigjohet si me magji nga një dyzinë prokurorësh e gjyqtarësh që kanë nisur t’i heqin ngadalë petët lakrorit të krimit e korrupsionit shumëvjeçar në Shqipëri. “Çoja SPAK-ut”, “Ta hetojë SPAK-u”, “Ta fusë në burg SPAK-u” – ky refren është në modë në të gjitha katet e shtetit shqiptar dhe kjo pritshmëri ka prekur edhe fantazinë popullore të mijëra njerëzve që kujtojnë se me një të rënë të lapsit e gjetën derën që t’i zgjidh të gjitha hallet.

Kjo alibi po përdoret sot gjerësisht për të anashkaluar e mos zgjidhur shumë nga shkeljet ligjore që normalisht duhet të ishin shqyrtuar e dënuar edhe në rrugë të tjera nga dhjetra institucione garancish, kontrolli e filtrimi të procedurave dhe ligjeve.

Rasti konkret, ai i denoncimit të kryeministrit Rama për gjetjen e parregullsive në 70% procedurave të tenderimit në institucionet shtetërore, shënon vetëm episodin e fundit të identifikimit të problemit, por jo të goditjes së tij. Rama thotë se plot 655, nga 936 procedurat e tenderimit janë gjetur me shkelje dhe se për to Agjencia e Prokurimit ka bërë rekomandime me shkrim. Në 20 përqind të rasteve, vijon kryeministri, institucionet përkatëse nuk kanë reaguar apo reflektuar ndaj rekomandimeve. Pra, vijojnë edhe sot të jenë në detyrë, megjithëse ju janë vënë në dukje me shkrim shkeljet. Të paktën kjo kuptohet nga fakti që vetë Rama nuk dha ndonjë informacion për shkarkime, pezullime apo penalitete të tjera ndaj shkelësve. Ai thjesht kërcënoi që në rast mosreflektimi personat do të dërgoheshin në SPAK.

Të njëjtën gjë bën edhe opozita me të zgjedhurit e vet, që i le rrugëve sapo në lojë hyn drejtësia për t’u vënë prangat.

Shteti duhet të jetë në gjendje të pastrojë veten, sepse për këtë ka ngritur rregullore e manuale pafund. Skenari ku çdo shkelje duhet të përfundojë në tryezën e SPAK-ut është thjesht jorealist dhe madje absurd. Kryeministri duhet të kishte dalë para shqiptarëve me një listë emrash të cilët qeveria e tij duhet t’i kishte penalizuar sipas tagrit të vet ligjor, për mosreflektim ndaj shkeljeve në tendera. Nuk ka vetëm dënime me burg me dorën e SPAK, ka edhe penalitete të tjera paraprake, në pritje që prokurorët antikorrupsion të zbardhin shkeljet rast pas rasti.

E njëjta gjë vlente edhe për kryetarët e bashkive ndaj të cilëve kryeministri përdori sërish një gjuhë shumë të ashpër.

Klima pozitive që goditjet e drejtësisë së re kanë nisur të krijojnë, po dëmtohen jo vetëm nga turma e pesimistëve që prej vitesh shpreh skepticizëm ndaj reformës, por edhe nga ana tjetër e medaljes, nga pritshmëria se tani, me ngritjen e institucioneve të reja, gjithçka negative do të marrë ndëshkimin e tyre. Si me magji, si me frymën e shenjtë.

Jo çdo qese me plehra duhet hedhur në oborrin e SPAK! Sepse sado i madh të jetë ky oborr, është e pamundur nga pikëpamja logjistike e njerëzore, që një institucioni të ri t’i vendoset mbi shpinë një peshë që s’mund ta mbajë. Ndërtimi i alibisë “të merret SPAKU me këtë”, është një pretekst i kamufluar që heq artificialisht përgjegjësinë e çdo filtri tjetër shtetëror, në reagimin dhe goditjen e shkelësve të ligjit.

Shqipëria nuk do të pastrohet dot me duart e një institucioni të vetëm, sado i fuqishëm, i vullnetshëm dhe aktiv që të jetë ai në këtë detyrë faraonike. Korrupsioni duhet dënuar konkretisht çdo ditë aty ku ndodh më së pari. Të presësh që SPAK të zbardhë mijëra dosje paralelisht dhe të kthejë në rrugë të mbarë një shoqëri ku korrupsioni është kulturë dhe mënyrë jetese, do të thotë ta shtysh pastrimin e shoqërisë shqiptare në kalendat greke.

Next Post
Mbi 10 mijë vaksinime në ditë, Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat

A do të na duhet një dozë e tretë përforcuese ndaj COVID-19?

Comments 2

  1. afrimi says:
    4 years ago

    shume e sakte

    Reply
  2. Arturi says:
    4 years ago

    Sakte bravo

    Reply

Leave a Reply to afrimi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FBI “përzë” shtetin nga hetimi i vrasjes në Minneapolis, zbulohet e shkuara e oficerit

FBI “përzë” shtetin nga hetimi i vrasjes në Minneapolis, zbulohet e shkuara e oficerit

January 8, 2026
Bllokimi i anijes me flamurin rus, ekspertët: SHBA rrezikon përshkallëzimin me Moskën

Bllokimi i anijes me flamurin rus, ekspertët: SHBA rrezikon përshkallëzimin me Moskën

January 8, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“S’do t’ia dijë njeri për përmbytjet”, Manjani: Kemi që në 1945 që presim amerikanët…

January 8, 2026
“Do ta paguash për atë që ke bërë”/ Pas dyerve të gjykatës në Nju Jork, Maduro i përgjigjet protestuesit: Jam rob lufte

“Një batanije leshi dhe një dyshek i hollë”, ja kushtet në burgun ku po mbahen Maduro dhe gruaja e tij

January 8, 2026
“Shpallni gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore”, Gjunkshi thirrje Ramës: Banorët s’dinë ku kanë kokën

“Shpallni gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore”, Gjunkshi thirrje Ramës: Banorët s’dinë ku kanë kokën

January 8, 2026
“Kemi arritur ta izolojmë zjarrin te 5 Maji”, Cara: Në magazina ka bombola gazi që tregtohen

“Kemi arritur ta izolojmë zjarrin te 5 Maji”, Cara: Në magazina ka bombola gazi që tregtohen

January 8, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Shqipëria e Enver Hoxhës nuk u përmbyt kurrë, sepse kishte 700 hidrovore dhe sisteme bonifikimi

January 8, 2026
Vjosa në kuotën e 9 metrave: Nesër parashikohet stuhi, shpresa e vetme janë uljet e prurjeve

Vjosa në kuotën e 9 metrave: Nesër parashikohet stuhi, shpresa e vetme janë uljet e prurjeve

January 8, 2026
Zjarri te tregu “5 Maji”, Ristani: Është vënë në kontroll, asnjë rrezikshmëri për përhapjen në qendrat e banuara

Zjarri te tregu “5 Maji”, Ristani: Është vënë në kontroll, asnjë rrezikshmëri për përhapjen në qendrat e banuara

January 8, 2026
“Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar”, eksperti: Kanalet kulluese mbledhin 5-6 milionë ton llum, nuk mund të pastrohen

“Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar”, eksperti: Kanalet kulluese mbledhin 5-6 milionë ton llum, nuk mund të pastrohen

January 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In