• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Jo bojkot te komisioni Anti-korrupsion’/ Korreshi kundër Berishës. Kara: Mos ndiqni shtriganin non grata që flet nga kati i tetë

by Java News
31/05/2024 18:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me 74 votat e mazhorancës u miratua dje në Kuvend komisioni anti-korrupsion me në fokus sundimin e ligjit, mirëqeverisjen dhe luftën ndaj korrupsionit. Të dyja grupimet e opozitës, ashtu siç paralajmëruan nuk morën pjesë në votim përveç 6 deputetëve. Në një intervistë për “Studio Live” në Report Tv deputeti Saimir Korreshi u shpreh kundër bojkotit.

“Nuk është se më rreh shumë se çfarë thonë, te pjesa ime këtë qëndrim do mbaj dhe atje. Unë bëj një logjikë të ftohtë që bojkoti na ka dalë për keq gjithë kohës. Koha ka treguar që ne bojkotet na kanë çuar jo zero por -100. Që të shkojmë te zero duam ca vite, që të fillosh të konkurrosh me PS. Lamë një forcë të madhe”.

Ndërsa ka analizuar aksionin e opozitës juristi Romeo Kara i ftuar përballë gazetarit Arbër Hitaj u bëri thirrje deputetëve të opozitës që të mos ndjekin Sali Berishën.

“Nëse PS do ta bënte më vete dhe do ta bëjë patjetër sepse s’ka rrugë tjetër, unë mendoj se është suksesi i fundit por edhe vendimtar për të qenë homogjene si forcë politike se janë 3 mandate në pushtet. Armiku më i madh i saj ka qenë pushteti ekzekutiv dhe të gjitha pushtetet e tjera. Skandalet janë atje, por e vetmja gjë që mund ta justifikonte vazhdimin e mandatit të katërt edhe integritetin e saj si forcë politike do të ishte të merrte meritën që Shqipërinë ta çonte në Europë.

Nëse PD dhe partitë e tjera që janë atje do të merrnin pjesë në komision do u dukej sikur do kontribuonin për suksesin politik të PS dhe jo të tyre. Këtu partitë politike nuk kapërcejnë atë cakun e tyre. Bojkoti i bëri qesharakë dhe i çoi në humbje të mëdha. Ne i kemi thënë fjalët tona. I them Saimirit pse rrini varur te një shtrigan në katin e 7-8 që u njoh që në dhjetor të 90. Ai është në forcën që kam krijuar unë. Keni mbetur varur te një non grata”.

Sa i përket qëndrimit të opozitës me bojkot ndaj komisionit, Kara u shpreh: “Kur u ka leverdisur të dyja palëve janë bërë bashkë. Pavarësisht bindjeve ne duhet të kemi integritetin tonë për t’u shprehur.  Ne po flasim për rritje kapacitetesh, SPAK nuk merr leje nga komisioni”./m.j

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy shqiptarë shkaktojnë alarm në Britani, hyjnë me forcë në rezidencën e Princit William dhe Kate

Dy shqiptarë shkaktojnë alarm në Britani, hyjnë me forcë në rezidencën e Princit William dhe Kate

November 25, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Rreziqet që kërcënojnë vlerat e antifashizmit shqiptar

November 25, 2026
Shpërthimi me tritol në makinën e punonjëses së Bashkisë Elbasan, policia arreston autorin e dyshuar

Digjet një makinë në Vlorë, ja dyshimet paraprake të policisë

November 25, 2026
Tragjedi ajrore në SHBA, avioni rrëzohet në det: Mes viktimave edhe fëmijë

Tragjedi ajrore në SHBA, avioni rrëzohet në det: Mes viktimave edhe fëmijë

November 25, 2026
Trump përgatit masa të reja ndaj Evropës, çfarë pritet të ndryshojë në tregtinë botërore

Trump përgatit masa të reja ndaj Evropës, çfarë pritet të ndryshojë në tregtinë botërore

November 25, 2026
Rama në Berlin për sigurinë europiane, merr pjesë në samitin e “Koalicionit të Vullnetmirëve”

Tirana mirëpret Konferencën e Investimeve, Rama: Mbi 600 investitorë dhe figura të shquara të politikës europiane

November 25, 2026
Rënie deri në 8.6% në bursat aziatike, frikë nga tarifat e reja amerikane dhe tronditja e gjigantëve të teknologjisë

Rënie deri në 8.6% në bursat aziatike, frikë nga tarifat e reja amerikane dhe tronditja e gjigantëve të teknologjisë

November 25, 2026
Zbulohen shifrat e ushtarëve rusë që kanë humbur jetën nga fillimi i luftës në Ukrainë

Zbulohen shifrat e ushtarëve rusë që kanë humbur jetën nga fillimi i luftës në Ukrainë

November 25, 2026
Hakerët depërtojnë në sistemet e CIA-s, çfarë u ekspozua nga sulmi?

Hakerët depërtojnë në sistemet e CIA-s, çfarë u ekspozua nga sulmi?

November 25, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 25 nëntor 2026: Hëna e plotë sjell dashuri, surpriza dhe mundësi të reja

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In