• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“JO” azilkërkuesve ekonomikë nga Shqipëria, “PO” punëtorëve të kualifikuar

by
09/07/2015 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkëpunimi dypalësh, çështja e azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani, mbështetja gjermane për perspektivën evropiane të Shqipërisë , domosdoshmëri a e reformave dhe bashkëpunimi rajonal ishin çështjet kryesore të bisedimeve tête à tête mes kancelares Merkel dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama , Kancelarja Merkel tha se “ekzistojnë mundësi edhe më të mëdha për të arritur rezultate edhe më të mira në bashkëpunimin ekonomik. Por për Shqipërinë është e rëndësishme krijimi i kushteve ligjore dhe investitorët gjermanë duhet t’ u besojnë kushteve juridike.”

Kancelarja Merkel tha se “turizmi, furnizimi me energji elektrike, telekomunikacioni janë fusha me interespër investitorët gjermanë”.

“JO” azilkërkuesve ekonomikë nga Shqipëria, “PO” punëtorëve të kualifikuar

Ashtu si ishte paralajmëruar nga burimet zyrtare gjermane çështja e nxehtë e azilkërkuesve nga Shqipëria në Gjermani për motive ekonomike ishte një nga kryesoret ne bisedimet dypaëshe Merkel-Rama.

“Shqipëria nuk është vend, azilkërkuesit e të cilit do të njihen nga Gjermania si azilantë. Gjermania ka nevojë për fuqi punëtare të kualifikaur dhe Shqipëria mund ta ofrojë këtë” – tha kancelarja Merkel në konferencëm e perbashket për shtyp.

Kryeministri Rama theksoi se çshtja e azilantëve “nuk duhet parë vetëm si problem sigurie, por edhe si problem social qe mund të lehtësohet ndjeshëm përmes mbështetjes ekonomike dhe politike të BE ndaj Shqipërisë.”

Merkel:Bëni reformën në drejtësi që të hapni negociatat e anëtarësimit me BE

Në këtë kontekst ai kërkoi që Shqipërisë t’i celet drita e gjelbët dhe t’i caktohet një datë për hapjen e negociatave , diku nga fundi i vjeshtës së këtij viti ,kur ajo do të ketë plotësuar të gjitha kriteret që kërkon Komisioni Europian.

“Shpresa për punësim dhe mirëqënie është një shtysë e fortë në këtë drejtim dhe konfirmimi nga ana e BE e progresit të bërë nga Shqipëria pas marrjes së statusit të vendit kandidat përmes hapjes së fazës tjetër të procesit të integrimit , hapjes së negociatave për anëtarësim, do të fuqizonte shumë solidaritetin në Shqipëri dhe mes Shqipërisë dhe BE. “

Kancelarja Merkel tha pa asnjë ekuivok se për hapjen e negociatave të anëtarësimit vendos Komisioni Europian nëse Shqipëria ka bërë progres dhe ka arritur standartet e caktuara

“Reforma në drejtësi k a arritje por nuk është realizuar plotësisht. Zgjatja dhe ngadalësimi i procesit lidhur me hapjen e negociatave nuk është artificial por për të bërë herë pa here vlerësimin e progresit të të realizuar nga Shqipëria” tha kancelarja Merkel.

Merkel : Le të flasim hapur, hapja e negociatave kur qytetarët kërkojnë azil?!

Në kontekstin e hapjes së negociatave të pare të lidhur me çeshtjen e azilkerkuesve kancelarja Merkel tha se “nuk jam kundër që Shqipëria të futet në listën e vendeve të sigurta të origjinës, por kjo duhet koordinuar me Landet Federale të Gjermanisë. Ndërkohë do të përpiqemi që të përshpejtojmë dhe shkurtojmë procedurat e shqyrtimit të kërkesave për azil. Le të flasim hapur ”nga njëra anë kërkojmë të hapim negociatat e anötaresimit, dhe nga ana tjetër kemi qytetarë që kërkojnë azil ekonomik?!”beri ajo presente si dy vektore zhvillimesh qe nuk ecin bashke.

Procesi i Berlinit, pajtimi i rajonit dhe bashkëpunimi rajonal

Bashkëpunimi Shqipëri – Serbi si një parakusht për pajtimin e Ballkanit dhe bashkëpunimi rajonal në rrugëtimin e Ballkanit Perendimor drejt BE i inicuar nga vete kancelarja Merkel me Konferencen e Berlinit dhe që do te vazhdoje ne Konferencen e Vjenes ne gusht te ketij viti u trajtua gjerësisht nga kryeministri Rama.

“Jemi të vendosur të ecim së bashku me fqinjët serbë nën shembullin frymëzues të Gjermanisë dhe Francës pas Luftës së Dytë Botërore duke forcuar marrdhënien mes nesh nëpërmjet një bashkëpunimi gjithnjë e më intensiv, qoftë në planin dypalësh, qoftë rajonal. Modeli franko- gjeman i programit të shkëmbimive rinore përmes një programi të dakortësuar me Serbinë do t’i shërbejë krijimit të një perspektive të re marrdheniesh mes nesh që do t’ i japë fund përcjelljes brez pas brezi të trashëgimisë së rëndë të urrejtjes dhe do te ushqeje aspiratën tonë për të bërë për të ardhmen e rajonit atë që Gjermania dhe Franca bënë për të ardhmen e Europës” tha kryeministri Rama.

Kancelarja Merkel beri te ditur se ne konferencen e Vjenes do te diskutohet per financimin e projekteve te perbashketa rajonale ne infrastrukture ku permendi si projekt interesant autostraden Adriatiko – Joniane.

Merkel: Perceptimi i mosdashjes së myslimanëve nga Gjermania është i gabuar

Në kontekstin e hapjes apo jo të dritës së gjelbër në fund të vjeshtës së këtij viti , kryeministri Rama theksoi se nese kjo do te ndodhe atehere “ ky hap do t’u jepte perspektivë qytetarëve shqiptarë”.

“Hapja e negociatave do të shënonte dështimin e gjithë propaganës armiqësore ndaj BE apo asaj që Shqipërinë dhe shqiptarët BE i refuzon pasi nuk janë kristianë por janë të përzier.KJo do t’ u jepte te rinjve perspektiven për të shkuar në Gjetmani si forcë e kualifikaur pune: infermierë IT apo profesione të tjera që ka nevojë tregun gjerman i punës. Kjo është rruga dhe për këtë rrugë do të punojmë së bashku me Gjermaninë dhe vende të tjera të BE. Më shumë bashkëpounim për siguri, më shumë bashkëpunim për ekonomi” tha kryeministri Rama.

Lidhur me propagandën e mosfutjes në BE tëShqipërisë për shkak të popullsisisë me përkatësi të ndryshme fetare Kancelatrja Merkel vuri nedukje:

“Në Shqipëri jetojnë myslimanë.Po kështu edhe në Gjermani. Perceptim I mosdashjes së myslimanëve në Gjermani është i gabuar” .

Gjatë qëndrimit te saj disa oresh në Tiranë, Kancelarja Merkel zhvilloi bisedime me Presdidentin e Republikes, Bujar Nishani, dhe mbajti nje fjalim ne Konferencen Ekonomike Gjermano – Shqiptare.

Deutsche Welle

Next Post

Midhje të skuqura me vezë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In