• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jo 5, por gjithë sytë e botës sot drejtohen në Tiranë

by Frrok Çupi
28/02/2024 09:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Kjo historia e vërtetë e ‘5 Syve’ ose FVEY, vjen që nga Lufta e Dytë Botërore. Tani, kur botën po e rrezikon një Luftë e Tretë, shfaqen përsëri ‘Five Eyes’, ose Pesë Sytë.

Kësaj here, mrekullia është se Shqipëria është pjesë e ‘5 Yjeve’ që është Aleanca e Madhe për bashkëpunim të përbashkët. Atëherë vetëm pak njerëz në botë e njihnin vendin tonë, Shqipërinë. Madje edhe vende fqinje europiane e quanin ‘black hole’, (gropa e zezë) nga ku nuk vinte informacion.

Ja ku jemi: Sot Tirana është qendra e vëmendjes e Botës. Këtu mbrëmë është ulur presidenti i Ukrainës, zoti Zelensky, dhe nis Samiti Botëror mbi Ukrainën. Ukraina nuk është vetëm viktima e luftës, por edhe strumbullari i orientimit të Botës për sot e për nesër. Do të fitojë Ukraina dhe me këtë rast ka fituar Europa e mbarë Perëndimi, apo do të humbë. Humbja nuk është një opsion aq real sa fitorja. Mbështetja e Bashkimit Europian, e  vendeve të NATO-s, e Shteteve të Bashkuara ndaj Ukrainës është garancia e fitores në Ukrainë. Kjo aleancë farkëtohet sot në Tiranë, në Samitin Botëror që shtrohet në tavolinën e qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Që nga Tirana, ngjarjet e Luftës mund të marrin rrjedhë tjetër.

Samiti Botëror i Tiranës ka shumë pika takimi me Marrëveshjen ‘5 Sytë’ të farkëtuar para 80 vjetësh me qëllim fitoren shpëtimtare të njerëzimit mbi Nazizmin. Ajo u ngjiz si Aleancë e vendeve të Anglosferës, mes pesë shteteve të kryesuara nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar. Brenda kësaj marrëveshjeje u paketuan edhe aleancat për inteligjencien e sinjaleve, të agjencive të inteligjencies së këtyre vendeve. Në kushtet tona Anglosfera politike është zgjeruar; Shqipëria është një prej ‘’aleatëve të jashtëzakonshëm të SHBA’, siç tha në Tiranë, Sekretari i Shtetit, Blinken. Nesër ose pasnesër në Kuçovë do të inaugurohet baza ushtarake e NATO-s e cila do të vëzhgojë e trajnojë forcat dhe lëvizjet mbi Ukrainë.

Origjina e Aleancës së ‘5 Syve’ gjendet në mes të Luftës së Dytë Botërore,  Aleancë që u ndoq nga Karta e Atlantikut e  vitit 1941. Në atë aleancë, edhe pse mes perdeve të hekurta ku nuk depërtonin rreze drite për Fitoren, megjithatë u fol dhe u vendos mbi një vizion  të qartë të ‘përtej luftës’. Sot në Tiranë, Samiti i Ukrainës, do të përqendrohet në të nesërmen e Ukrainës dhe të Botës. Edhe në atë kohë, Winston Churchill, në fjalimin e tij paralajmëroi luftë të egër mes demokracive të 5 vendeve të Anglosferës me bllokun sovjetik, por si zgjidhje kërkoi bashkëpunim.

Kështu u bë i mundur zotërimi mbi rreziqet e mundshme. Aleanca e Pesë Syve u kthye në një Aleancë Inteligjente mbarëkombëtare. Shqipëria sot është ‘Syri i Gjashtë’, alegorikisht; por sot realisht është qendra ku janë drejtuar sytë e Botës. Vendi ynë është një vend i vogël që sot dëshmon vlerën e madhe të 80 (ose 100) vjetëshit të ardhshëm, kur nuk e dimë nëse Bota do të ketë më nevojë për një “5 Sy” tjetër.

Next Post
“Emision më amoral nuk ka…”, sot është banor vetë, por ja çfarë shkruante Julian Deda për “Big Brotherin”

“Kur t’iu shoh duke u puthur”/ Juli zbulon çiftin e radhës që do krijohet në BBV3

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

August 13, 2026
Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

August 13, 2026
Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

August 13, 2026
VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

August 13, 2026
Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

August 13, 2026
Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Huatë mbi 5 vjet “pushtojnë” portofolin/ Fitojnë terren në tremujorin e dytë. Vlora kryeson me peshën më të madhe

August 13, 2026
VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

August 13, 2026
Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

August 13, 2026
Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

August 13, 2026
Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com