• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jini gra!

by Majlinda Bregu
21/03/2016 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Majlinda Bregu

Nje mike më ftoi te lexoja para pak ditësh nje shkrim të “The Time” per Hillary Clinton dhe mënyrën se si media e portretizon gruan qe sot garon per Presidente te SHBA.

Shkrimi nis me një koment të Presidentit Obama: “Në 2008, asaj, (Hillary-t) i duhej të bëntë cdo gjë që bëja unë, por duhet të cohej më herët për të rregulluar flokët”.

Si cdo grua që ka një detyrë publike dhe që dot nuk i shpëton portretizimit tallës ose rendjes marramendëse të zanatcinjve të medias që pretendojnë se kane ide mrekullisht të qëndrueshme sa për të rregulluar pamjen e jetën e gjithkujt, Hillary Clinton nuk hesht as sot së foluri për seksizmin dhe abuzimin me gratë.

Sigurisht që për këdo që merret me politikë, zgjedhjet presidenciale në Amerikë, janë një interes i pashmangshëm dhe jo vetëm. E ndjekim gati me një përdëllim e zili të gjithë fushatën edhe pse unë jam e bindur se lakmojme më shumë modelin politik të zgjedhjes së Presidentit të SHBA se sa kandidatët.
Këtë radhë beteja është historike më shumë se interesante, falë një gruaje që garon për Presidente të vendit më të fuqishëm të botës. Falë një gruaje së cilës i rri shumë bukur thënia e një bashkombëse të saj, Eleonore Roosevelt: “Që një grua të merret me politikë, duhet të ketë një lëkurë të trashë sa të rinocerontit”!
Falë një gruaje që kur u shfaq publikisht në 1992 krah burrit guvernator, u bë objekt i barcaletave mediatike për modelin e saj te flokeve ngjyrë gështenjë, që edhe pasi i ngjeu në më të celët, ra prap nën goditjen e po të njëjtëve barcaletaxhinj se po manipulontë imazhin e saj të vërtetë e se po tërhiqte vemëndjen me ngjyrën e re të flokëve.
Falë një gruaje që i lëshoi rrugë realitetit kur marrëdhenia e saj personale me bashkëshortin u kthye në qendër të diskursit politik ndërkombëtar, por pa u tërhequr megjithatë nga beteja e saj.

Dhe përderisa kjo ndodh në Amerikë, mendo sa thashethemexhinj mediash në Shqipëri, gdhihen e ngrysen duke dashuruar gra që janë të ëmbla e të buta dhe duke u mjegulluar mendsh sa herë që njëra prej tyre ju del jashtë skemës të urdhrit të princeshave.

Shqipëria sot është vendi i njëqind krizave. Por më e rënda është verbëria morale e ligësia e fshehur pas parimeve që po trimëron kanibalët e gjuhës, gaztorët e oborreve të pushtetit dhe këta heronjtë e fallsifikimit të përditshem, qofshin politikanë, gazetarë apo biznesmenë.
Jam e bindur se kësaj kategorie, që në mënyrë të llahtarshme përpëlitet kundër vetes duke u argëtuar me situatat që sajon, përgatit farsa, zbavitet nga pëlqyesit e farsave dhe kur bie mbrëmja nuk e ka të qartë se pse ka qeshur e është tallur gjithë ditën, i duket vetja pa kuptim dhe bosh shpirtërisht. Edhe thashethemi si ndihmes i vyer për ta bërë të ndjehet shpirtrehat në të përditshmen, nuk ia ka dalë dot ta ngazëllejë.

Kësaj kategorie i prijnë kryetarët e partive që kartën e kuotave e përdorin si ata burrat që për të dëshmuar sa i duan gratë, rrine me to për Shen Valentine.

Mos u mburrni me 50% kuota për gratë në listat e ardhshme zgjedhore! Nuk është arritje e juaja.

Për më tepër nëse gratë nuk e ndjejnë vetë se politika është çështje pushteti që nuk dhurohet por fitohet dhe nësë ato vetë nuk heqin dorë nga përpjekja titanike për të treguar që janë të denja për burrat që i zgjedhin duke kaluar parashikimet e të gjithëve, mburrja me kuotat mund të shkojë si ato historite e bordurave të Tiranës, kur një djalë miklonte një vajzë me fjalët më të bukura dhe më pas ajo dërrmohej se e ndjente veten të mashtruar.

Nëse gratë duhet të lodhen deri ne shpërfytyrim për të bindur burrat se nuk lodhen, se janë të durueshme deri në amshim, të vëndosura deri në flijim, besnike deri në budallallek, të forta, të pathyeshme, se japin e nuk jepen, buzëqeshin e nuk qajnë, falin edhe kur si falin, se duhet të flasin qetë edhe pse rrezikojnë t’ju thonë”biba”, të kënaqen nëse kur ngrenë zërin ju thonë “burrneshë”, të krihen po mos të duken që kanë humbur kohë duke u kujdesur për flokët, të vishen si gra, por të mendojnë edhe se c’mëkat po bëjnë nëse cënojnë mendjen e dikujt që padashje i luhatet morali kur një grua s’duket si burrë, e plot e plot të tjera si këto, politika le të jetë dëng me burra sot e kah mot!

Nga ata burrat seriozë në shpirt e në mendje, kalorës të vërtetë të parimeve, vlerave, nga ata të aftët për të pranuar ballëhapur gabimet, që gdhihen e ngrysen duke luftuar mashtrimin, krimin e hajdutërinë. Nga ata burrat që nuk e njohin asfare frikën, që në shtëpi kanë thyer gjithë pasqyrat se nuk kanë nevojë për objekte që ju ushqejnë vanitetin, që të tundojnë me mprehtësine, thellësinë dhe gjithëditurinë e tyre. Le të jetë politika plot me ata burra që sic thotë fjala jonë e urtë( se kush e ka shpikur se di), therin djalën për të mbajtur fjalën!

Miqve të mi që kanë ngelur gazetarë po jua kujtoj atë që mbase kanë lexuar, Candide të Volterit. Kur Candide i pyet banorët e Eldorado-s nëse aty ka priftërinj e murgesha,( asnjë nuk shihet), pas një pauze hutimi dëgjon t’i thonë se të gjithë banorët e Eldorado-s janë priftërinj vetë. Duke falenderuar Zotin ata flasin vetë me të, s’kanë nevojë për ndërmjetës.

Kështu, në këtë Eldoradon tonë, ne kemi priftërinjtë tanë mediatikë. Besojnë apo nuk besojnë në atë që thonë, shkruajnë a interpretojnë, ne falë tyre, jemi më afër të vertetës!!!

Mjafton të mos jenë gazetarë amerikanë, të cilët që në garën më interesante merren akoma me flokët e Hillary Cliton…

Next Post

“Serbia po e njeh hapur dhe pa dilema pavarësinë e Kosovës”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Liqeni Ontario, tani dhe përgjithmonë”, Kanadaja i përgjigjet Trumpit pas riemërtimit të liqenit si “Lake America”

“Liqeni Ontario, tani dhe përgjithmonë”, Kanadaja i përgjigjet Trumpit pas riemërtimit të liqenit si “Lake America”

August 30, 2026
“Statusi është fals, nuk përmban asgjë të vërtetë”, MIA rrëzon postimin e Jorida Tabakut në emër të Edi Ramës

“Statusi është fals, nuk përmban asgjë të vërtetë”, MIA rrëzon postimin e Jorida Tabakut në emër të Edi Ramës

August 30, 2026
“Vetëm 10 sekonda na ndanë nga vdekja”, 16-vjeçarja rrëfen tmerrin e përmbytjeve në Nepal

“Vetëm 10 sekonda na ndanë nga vdekja”, 16-vjeçarja rrëfen tmerrin e përmbytjeve në Nepal

August 30, 2026
Fluks pacientësh në spitale, virozat dhe temperaturat e larta mbushin urgjencat

Fluks pacientësh në spitale, virozat dhe temperaturat e larta mbushin urgjencat

August 30, 2026
Pamje tronditëse në Bosnje, qindra serbë nderojnë Mlladiçin si hero dhe brohorasin emrin e “Kasapit të Bosnjës”

Pamje tronditëse në Bosnje, qindra serbë nderojnë Mlladiçin si hero dhe brohorasin emrin e “Kasapit të Bosnjës”

August 30, 2026
Presidencialet e 2028 ndezin garën në SHBA, Hegseth dhe AOC përfliten si kandidatë për Shtëpinë e Bardhë

Presidencialet e 2028 ndezin garën në SHBA, Hegseth dhe AOC përfliten si kandidatë për Shtëpinë e Bardhë

August 30, 2026
Chelsea spektakël me 7 gola, blutë mposhtin Brighton dhe marrin fitoren e dytë radhazi

Chelsea spektakël me 7 gola, blutë mposhtin Brighton dhe marrin fitoren e dytë radhazi

August 30, 2026
VIDEO/ Flakët përfshijnë Zall-Strikçanin, banesa rrezikohet nga zjarri në Bulqizë

VIDEO/ Flakët përfshijnë Zall-Strikçanin, banesa rrezikohet nga zjarri në Bulqizë

August 30, 2026
Tragjedi familjare në Itali, 83-vjeçari vret me thikë djalin pas sherrit

Tragjedi familjare në Itali, 83-vjeçari vret me thikë djalin pas sherrit

August 30, 2026
“Shpresë dhe frikë”: Familjarët e të zhdukurve në Kosovë presin me ankth rezultatet e zhvarrimeve

“Shpresë dhe frikë”: Familjarët e të zhdukurve në Kosovë presin me ankth rezultatet e zhvarrimeve

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com