Sulmet në Gorazhdec dhe në Sërbobran nuk kanë pasur për qëllim frikësimet, por vrasjet, ka thënë ministri për Kthim e Komunitete në Qeverinë e Kosovës Dalibor Jevtiç. “Ajo që po ndodh ditëve të fundit është shembull i qartë i asaj që e kemi treguar tash e sa kohë. Ekziston problemi i destabilitetit i cili pastaj bartet në shoqëri“, thotë për B92 Jevtiç.
Ai ka theksuar se deputetët e optikës së Kosovës me dhunën në Kuvend dhe jashtë tij dëshirojnë të arrijnë qëllimet dhe kështu t’i dërgojnë mesazh qytetarëve se edha ata në këtë mënyrë mund të arrijnë atë që dëshirojnë. „Populli me të drejtë është i frikësuar. Kemi probleme të vazhdueshme në vendet ku kthehen të shpërngulurit, të kthyerit janë gjithnjë në shënjestër “, thekson Jevtiç. Sipas fjalëve të tij, ajo që ndodhi në Gorazhdec e në Sërbobran s’e ka për qëllim frikësimin, por vrasjen e serbëve.