• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia e Tiranës hap aplikimet për 500 kredi të buta, ja kush përfiton

by Java News
27/03/2018 18:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas aplikimit me sukses të thirrjes së parë prej 1 mijë kredi të zbutura për shtëpi, Bashkia e Tiranës do të hap thirrjen e dytë për familjet e reja që nuk kanë mundësi të blejnë një banesë sipas normave të interesave të tregut. Në total do jenë në dispozicion rreth 500 kredi me interesa të ulëta dhe që do mund të përfitohen nga familjet e reja dhe që plotësojnë kriteret e përcaktuara. Bashkia e Tiranës ka përgatitur tashmë projektvendimin “Për miratimin e programit social të strehimit nëpërmjet subvencionimit të interesave të kredisë”, i cili pritet të miratohet në mbledhjen e ditës së enjte në Këshillin Bashkiak.

Përfitues potencial në programin “Subvencionimi i interesave të kredisë për familjet e reja”, do të jenë familjet e reja që:

Përbëhen nga çifti i ri me moshë totale deri në 70 vjeç.

Përbëhen nga familje të reja që kanë në ngarkim persona me aftësi të kufizuar apo persona në pension.

Nuk kanë në pronësi një banesë.

Kanë të ardhura sipas limitit të përcaktuar në këtë program.

Nuk janë dhe nuk kanë qenë përfitues të programeve të tilla të ngjashme më parë.

Sipas këtij projektvendimi, duke u nisur nga problematikat e hasura gjatë thirrjes së parë është parë e arsyeshme të ndryshojnë disa nga përbërësit e skemës së subvencionimit të interesave të kredisë dhe kufijtë minimal dhe maksimal të nivelit të të ardhurave që duhet të plotësojnë aplikuesit.

Së pari ndryshon mosha e përfituesve pasi është marrë në konsideratë fakti që disa përfitues për shkak të moshës së madhe janë penguar në klasifikimin për kredi. Tashmë mosha e çiftit duhet të jetë me moshë totale deri në 70 vjeç.

Së dyti afati subvencionimit të kredisë do të rritet nga 15 në 20 vjeç, duke bërë që kësti mujor për një familje përfituese të jetë më i ulët dhe më i përballueshëm.

Së treti, ndryshojnë edhe të ardhurat e përkohshme.

Të gjithë aplikantët që të përfitojnë nga kjo mundësi që u ofrohet nga Bashkia e Tiranës duhet të kalojnë dy faza aplikimi:

Faza e parë e aplikimit:

  1. a) Çdo aplikant që ka mbushur moshën 18 vjeç dhe familjet, që janë të regjistruara në zyrat e gjendjes civile të Bashkisë Tiranë, të cilat, në momentin e aplikimit, plotësojnë kushtet e përcaktuara në pikat ligjit “Për programet sociale të strehimit” kanë të drejtë të paraqesin kërkesë për të përfituar nga programi “Subvencionimi i interesave të kredisë”.
  2. b) Aplikantët duhet të plotësojnë Formularin e Strehimit TIP, pranë Njësisë Administrative

përkatëse, të cilit do t’i bashkëlidhin edhe dokumentacionin si më poshtë:

Deklaratën e vërtetësisë së informacionit të pasqyruar në formularin e strehimit;

Kopjen e kartës së identitetit të aplikuesit;

Certifikatën familjare;

  1. c) Pas plotësimit të formularit dhe dokumentacionit, Njësitë Administrative përkatëse i përcjellin ato në Bashkinë Tiranë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social, e cila realizon procesin e seleksionimit të formularëve të vlefshëm sipas këtyre kritereve:

Individët të cilët në momentin e paraqitjes se kërkesës kanë mbushur moshën 18 vjeç.

Familjet të cilat në momentin e paraqitjes së kërkesës nuk kanë në pronësi një banesë;

Familjet që zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit;

Familjet që zotërojnë të ardhura brenda kufijve të përcaktuar.

Pas marrjes së njoftimit, familjet përfituese, dorëzojnë pranë Zyrës së Pritjes me Qytetarin në Bashkinë Tiranë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që vërteton deklarimin dhe vërtetësinë e plotësimit të formularit të strehimit në bazë të të cilit janë përzgjedhur fitues.

  1. Faza. e dytë e aplikimit:
  2. Drejtoria e Strehimit Social, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme për Marrëdhëniet me Publikun dhe Jashtë shpallin njoftimin për dorëzimin e dokumentacionit që duhet të dorëzojnë individët apo familjet që kanë kaluar fazën e parë të aplikimit.
  3. b)Familjet përfituese pas marrjes së njoftimit nga Drejtoria e Strehimit, paraqesin pranë Zyrës së Pritjes me Qytetarin në Bashkinë Tiranë të gjithë dokumentacionin e kërkuar dhe që mbështetet në deklarimet e bëra dhe që aprovon vërtetësinë e aplikimin të bërë në momentin e dorëzimit të formularit të strehimit pranë Njesisë Administrative përkatëse.

Pas marrjes në dorëzim, të listës së inventarit, Komisioni i Strehimit, në bazë të dokumenteve të dërguara nga aplikuesit, kritereve për përzgjedhjen e përfituesve dhe formulës së pikëzuar, shqyrton dhe vlerëson aplikimet, duke vendosur piket për secilin aplikim.

Kufiri maksimal i kreditimit për familjet llogaritet deri në 80% të vlerës së pasurisë (bazuar tek kontrata e shitjes). Llogaritja e pagesave mujore (kësteve) është bërë, duke supozuar që interesi për kredimarrësin do të jete në normën 3%, për një periudhë kohe 20 vjeçare

Tabela e llogaritjes së kredisë

a.ç

Next Post
Kush i zhduku dosjet? Ish-kreu i SHISH: Ju rrëfej si u prek arkiva e ish-sigurimit

Ish-kreu i SHISH: Dëbimi i rusëve, jemi anëtarë të devotshëm të NATO-s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

February 1, 2026
“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

February 1, 2026
Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

February 1, 2026
Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

February 1, 2026
“Kim Jong-un, me raketa që mund të arrijnë Amerikën”

A janë vendet e BE-së, importues të produkteve dhe armatimeve koreanoveriore?!

February 1, 2026
Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

February 1, 2026
“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

February 1, 2026

Përse Berisha e ka “të nevojshme” bojkotin e reformës territoriale

February 1, 2026
Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

February 1, 2026
“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In