• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jeton e fle në zyrë prej 7 muajsh, kryetari i Leposaviçit: Është dashuri për atdheun, por po më braktis gruaja

by Java News
11/12/2023 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njihuni me kryebashkiakun e Komunës së Leposaviçit, i cili refuzohet nga shumica e banorëve dhe që ka mbetur i bllokuar për shkak të tensioneve mes shqiptarëve dhe serbëve që përshkallëzuan në dhunë më herët gjatë vitit”, kështu e nis Reuters, reportazhin kushtuar kryebashkiakut të komunës veriore, Lulzim Hetemi, i cili siç thotë ka jetuar dhe fjetur në zyrën e tij që prej muajit maj, i ruajtur nga trupat e NATO-s dhe policisë speciale të Kosovës.

“Kush dëshiron të qëndrojë në zyrë dhe të flejë në karrige? Siç e dini, fillimi ishte shumë i vështirë. Ky vend ishte i mbushur me polici dhe njësi speciale. Situata ishte shumë e tensionuar. Kush do të qëndrojë larg familjes, larg fëmijëve. Kjo është thjesht dashuri për atdheun dhe për sovranitet”, shprehet Lulzim Hetemi.

Hetemi, një rritës bletësh, u zgjodh me vetëm 100 vota në zgjedhjet e bojkotuara nga serbët etnikë, të cilët përbejnë 97 për qind të popullsisë totale të Leposaviçit.

Ndërsa shqiptarët etnikë përbëjnë shumicën dërrmuese të 1.8 milionë banorëve të Kosovës, 50,000 serbë në veri të saj refuzojnë shtetësinë e Kosovës dhe e shohin Beogradin si kryeqytetin e tyre, 15 vjet pasi Kosova shpalli pavarësinë pas një kryengritjeje guerile. Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Trazirat në veri u intensifikuan pasi kryetarët shqiptarë etnikë morën detyrën në zonën me shumicë serbe, një veprim që bëri që SHBA dhe aleatët e saj të qortonin Prishtinën. Popullsia serbe kishte bojkotuar zgjedhjet, të cilat u zhvilluan në katër komuna veriore pasi kryetarët e tyre dhanë dorëheqjen në një mosmarrëveshje të gjatë mbi regjistrimin e makinave.

Rajoni verior ka parë dhunën më të keqe këtë vit që nga pavarësia, duke filluar që nga ngjarja e ndodhur më 24 shtator kur disa persona të armatosur serbë sulmuan policinë në fshatin Banjska, ku u vra polici nga Kosova Afrim Bunjaku dhe 3 persona të armatosur humbën jetën.

Menjëherë pasi mori detyrën, protestues të dhunshëm rrethuan zyrën e tij duke i kërkuar të largohet. Hetemi refuzoi dha thotë se ka qëndruar brenda godinës që prej 29 majit, pa u kthyer në shtëpi për asnjë ditë të vetme

“Gruaja ime më thotë: do të kthehesh në shtëpi ose do të të lë…Po bëj shaka se ajo e di përse jemi këtu…nuk e ka problem”, shprehet Lulzim Hetemi.

Siç rrëfen, më vonë kishte gjetur një shtrat për të zëvendësuar karriget në të cilat flinte, duke e vendosur në një dhomë ngjitur me zyrën, ku takohet me të dërguarit ndërkombëtar dhe zyrtarët e NATO-s, të cilët po përpiqen të parandalojnë dhunë të mëtejshme dhe të gjejnë rrugëdalje drejt mbajtjes së zgjedhjeve të reja.

Kostume zyrtare varen nëpër mure ndërsa në tryezë dallohen tre shishe mjaltë, njëra prej të cilave gati e boshatisur. Ish stafi komunal refuzoi ti shërbente kryebashkiakut shqiptar dhe u zëvendësua nga 75 punonjës të tjerë që janë gjithashtu serbë.

Hetemi thotë se është treguar i kujdesshëm duke mos prekur asgjë që i përkiste administratës së mëparshme, përfshirë dhjetëra pije alkoolike.

“Nuk kemi prekur asgjë. As pijet alkoolike, librat, flamujt serbë e madje as piktura e tyre…Kur të vijnë do të gjejnë gjithçka siç e kanë lënë pasi ne nuk duam të shkatërrojmë asnjë”, shprehet Lulzim Hetemi.

Dalja e vetme që Hetimi bën çdo ditë, është ajo në ballkon, ku merr ajër të pastër dhe sheh nga kati i tretë ushtarët e NATO-s. Ai thotë se është gati t’i japë fund mandatit të tij kur të thirren zgjedhjet e reja, por ende nuk ka një marrëveshje për këtë në negociatat e ndërmjetësuara nga BE, mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një sinjal progresi, banorët lokale kanë kërkuar shërbimet e kryebashkiakut në mënyrë që të regjistrojnë automjetet e tyre. Kryeministri Kurti ka caktuar 15 dhjetorin si afat për regjistrimin e rreth 10 mijë automjeteve, me targa të Kosovës, ose do të përballen me gjoba të rënda.

/f.s

Next Post
Vrasja e Liridona Murselit, ministrja e Drejtësisë së Kosovës: Bashkëshorti i viktimës u përpoq të fshihte krimin

"Vendosi 3 gishta në ballin e saj"/ Ish-mësuesja e Liridonës rrëfen momentin kur Naimi i dha lamtumirën: S'lëshoi një pikë lot

Comments 1

  1. Prizren Hasanbegu says:
    3 years ago

    Ti je gomar e kaluar gomarit o kriç mashkull.
    Të marrësh mëndjen e Albin Kurtit e Vjosiçka Osmanit, pak është që ty , do të të lërë gruaja e kalalamajtë.
    Vazhdo se mirë e ke o i mjerë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com