• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jetojnë për të prerë koka e jo flokë…”/ Ben Blushi: Personazhet e “Koncert në Vitin 1936” që ka krijuar babai dhe gjyshi im i gjej sot në rrugë

by Java News
28/12/2022 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ben Blushi ka reaguar në lidhje me restaurimin e filmit “Koncert në Vitin 1936, film i babait të tij, bazuar në motivet e novelës së shkruar nga gjyshi i Blushit.

Në një postim në Facebook, Blushi zbulon fabulën që thotë se fshihet pas detajeve të tjera.

Blushi e cilësoi filmin si një debat kulturor dhe pastaj politik mes Lindjes dhe Perëndimit në Shqipëri, ndërsa shtoi se personazhe nga filmi sheh edhe sot në rrugët e vendit.

Postimi i Ben Blushit

NË KONCERTIN E BABAIT DHE TË GJYSHIT TIM

Isha në shfaqjen e variantit të restauruar të filmit “Koncert në Vitin 1936” që u shfaq në Kinostudio. Ky film, të cilit iu kthyen ngjyrat me anë të një teknologjije të avancuar në Indi, është krijuar nga babai im Kico Blushi duke ndjekur motivet e novelës “Nëpër Baltërat e Myzeqesë” të gjyshit tim Dhimitër Shuteriqi.
Filmi tregon se si Shqipëria e viteve 30, kërkon me vështirësi të largohet nga një traditë e gjatë otomane që për 500 vjet mbolli kaq shumë injorancë, izolim, dembelizëm, shëmti dhe prapambetje dhe la pothuajse krejt burrat e Shqipërisë pa zanat, gjithë fëmijët pa shkollë dhe gratë e mbuluara me perde nga koka deri në këmbë.

Megjithëse duket sikur konflikti është mes zogistëve provincialë që i përfaqëson nënprefekti dhe përparimatërve qytetarë që i përfaqësojnë artistet, në fakt filmi, ka një fabulë tjetër që autorët e kanë fshehur pas detajeve të vogla për ta zbuluar me kujdes të madh.

Filmi duket si antizogist, por në të vërtetë është antiotoman.
Ferexhetë që lëvizn, fjalët turke që përdorin personazhet dhe vetë ndarja në dy kampe të personazheve, e theksojnë dallimin mes një Shqipërie Europiane dhe një Shqipërie Turke.
Kjo ndarje bëhet edhe më e dukshme mes dy njerëzve më me pushtet të qytetit, Nënprefektit dhe Kryetarit të Bashkisë.
Megjithëse të dy janë zogistë, pra monarkistë, ata kanë pikëpamje të ndryshme për drejtimin që duhet të marrë Shqipëria. Kryetari i Bashkisë thotë se Mbreti po punon që shqiptarët të bëhen si “turqit e sotshëm” duke nënktupuar se Turqia është drejtimi që duhet të marrë vendi, ndërsa nënprefekti flet për Paris, Vjenë dhe Oksident.

Kryetari i Bashkisë u kërkon artisteve të këndojnë këngën e Qerimesë ose tallava, siç do thuhej në gjuhën e ditës, ndërsa Nënprefekti këndon një këngë italiane, Triste Domenica, duke pohuar se Italia është aleati i madh i Shqipërisë.

Ky është filmi, në thelb. Një debat kulturor dhe pastaj politik mes Lindjes dhe Perëndimit në Shqipëri. Palët e kundërta rreshtohen përballë njëra tjetrës në një koncert. Ata që shohin nga Lindja duan ta pengojnë Koncertin. Ata që shohin nga Perëndimi e lejojnë Koncertin.

Përplasja mes properëndimorë dhe proturqve shqiptarë, pothuajse e bllokon mbajtjen e një Koncerti të paimagjinueshëm të dy zonjave te zbuluara që këndojnë këngë dashurie për burrat e Lushnjes, por në fund, për shkak të hileve të vogla që Nënprefekti i bën parisë turkoshake të qytetit, Koncerti arrin të mbahet.

Pasi e shkel me qëllim premtimin që i ka bërë bejlerëve, Nënprefekti diplomat dhe njëkohësisht vanitoz e simpatik, i paguan një taksë besnikërije parisë lokale duke arrestuar një komunist në embrion, cka i garanton atij besimin e qeverisë dhe aleancën me bejlerët e poshtëruar.

Nënprefekti është dirigjenti i vërtetë i Koncertit. Ai vendos të mbajë anën e Perëndimit duke i bërë favore të vogla Lindjes me qëllim që Koncerti të mbahet, sic edhe u mbajt.

Sa herë e shoh këtë film mendoj se “Koncert në Vitin 1936” është Shqipëria siç ka qenë dhe siç është. Shqipëria është një betejë e pambaruar mes Lindjes dhe Perëndimit.

Shumë nga personazhet që ka krijuar babai dhe gjyshi im i gjej edhe sot nëpër rrugët e Shqipërisë.

Një pjesë prej tyre i njoh ose i kam njohur dhe mund ti tregoj me gisht.

Ja nënprefekti, ja kryetari, ja beu, ja xhandari, ja berberi, ja guxhinjeri, ja qoftexhiu, ja delenxhiu, ja qelepirxhiu, ja sehirxhiu, ja dallaveraxhiu, ja kafexhiu, ja boxexhiu, ja hoxha, ja sharahoxha, ja bajga, ja sharabajga, ja sharësi, ja marrësi, ja lypësi, ja hypësi, ja rrufjani, ja shejtani, ja stani, kazani dhe satani.

Të gjithë janë gjallë sikur kanë dalë nga rekuizitat e pluhurosura të Koncertit. Tani që ky film u freskua me bojëra të cilësisë së lartë indiane, është edhe më kollaj të dallosh cilin dhe seicilin.
Këtë po mendoja edhe këto ditë kur për kënaqësinë time dhe kundër askujt, shkrova një tekst me titullin “Çfarë është Zoti” që e postova në faqen time në facebook, për të ndarë me njerëz që duan të lexojnë edhe kur nuk janë dakort me mua, bindjen se Zoti nuk është Krijues, por është Krijuar.

Me qindra e mijëra xhandarë fetarë, berberë që jetojnë për të prerë koka dhe jo flokë, idiotë që mendojnë se lufta me komunistët vazhdon, maskarenj që vjedhin shapka nëpër xhami, njerëz që vjedhin kryqe dhe i shesin për skrap, vullnetarë të dhunës dhe shpifësa me livando, fabulistë që jetojnë duke recituar syre nëpër synetllëqe intelektuale, karadyzenë që bëjnë dyzen nëpër seminare ku mësohet si të sillesh në varrim, jenicerë që përdorin thikën për të ndarë hënën në dy pjesë, kasapë që shesin pulën për shqiponjë, jorganxhinj të përparimit që mbushin jastëqet e mendimit me hardhuca të fishkura, rraqexhinj që mbledhin citate nga profetët për të shkruarfletërrufe, duhanxhinj që mundohen të bëjnë re me tym, derdimenë që mbajnë poshtë rrogozit ku falen akrepa të helmuar, të gjithë këta u sulën në Koncertin tim për Zotin dhe aty morrën karriget, thyen xhamat, corrën faqet, mallkuan, kërcënuan, vazhduan, plackitën, kakaritën dhe trokitën derisa shkitën dhe ronitën.

Njëlloj si te “Koncert në Vitin 1936”, këta njerëz marrin më shumë kënaqësi nga prishja e Koncertit sesa nga vetë Koncerti.
Po të pyesja dy krijuesit e Koncertit, babain dhe gjyshin tim, ata do më thonin se nuk ka Koncert pa njerëz që duan ta prishin.

Dhe kanë të drejtë.
Zhurma e tyre është muzikë për mua.
Prandaj Koncerti vazhdon, do thoshte gjyshi im.
O Zot akoma ka Koncert, do thoshin ata.
Lavdi Zotit Koncerti nuk mbaron, do thoshte babai im./m.j

Next Post
U kap me 21 kilogram kokainë, dënohet me 5 vite burg shqiptari

U kap me 21 kilogram kokainë, dënohet me 5 vite burg shqiptari

Comments 2

  1. L.Xh. says:
    3 years ago

    Bukur Blushi jr.
    Kot i u fute “pulitikës” do të thoshte Jozefina, mirë ishe dhe je, në habitatin tënd të origjnës nder “dy nahitë” siç thonë krutanët.
    Përshendes

    Reply
  2. Remzi Kalemi says:
    3 years ago

    Realist dhe vizionar,

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In