• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Jetojmë në një kohë kur na drejtojnë injorantët e liq

by
03/10/2015 15:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Jetojmë në një kohë injorantësh, që drejtojnë Shqipërinë dhe Shqiptarët. Por kjo është pak; sepse këta nuk janë vetëm injorantë, që nuk dinë asgjë dhe iu duket vetja se dinë gjithcka, por janë edhe hajdutë; edhe abuzues, edhe gënjeshtarë – dhë më në fund, këta janë edhe kalamaj që zihen për atë që kanë vjedhur dhe për ata që duan të sundojnë. Shqiptarët sot sundohen prej tyre; dhe kjo do të jetë pa dyshim një turp historik. Do tallet koha me ne shqiptarët e sotëm, kur të përmendë sesi një badakçi si Ilir Meta, një injorant sui generis, që nuk di as të flasë dhe as të mendojë, ka tashmë katërmbëdhjetë vjetë që vjedh dhe dhunon shqiptarët; dhe që mban në këmbë të gjitha abuzimin shqiptar.

Një të marrë si Berisha, abuzues, i inkriminuar dhe që urrehet nga të gjithë shqiptarët, ende degjohet me neveri prej tyre, me neveri, dhe përsëri dëgjohet. E dëgjojnë shqiptarët, revoltohen, dhe rrine në vend. Me këta, edhe një Kryeministër që vjen vërdallë me karakterin kaqol që ka, që, një herë niset për të mbrojtur shqiptarët kundër Metës dhe Berishës, dhe pastaj trembet nga bashkimi i tyre, dhe pranon sërrish Metën që ky të vazhdojë të vjedhë, dhe ky Kryeministër, që nuk di asgjë, të kënaqet duke folur në OKB, në një sallë bosh që nuk e dëgjon njeri se flet budallallëqe, njëlloj si gomari diktator Enver Hoxha, që kërkonte të bindte jo, vetëm shqiptaërt, por të gjithë Botën se ai drejtonte Botën. Turp historik!!!

Por çfarë do të bëjne shqiptarët? A do t’i durojnë këta injorantë, hajdutë, dhe, edhe abuzuesë, që të shkelin mbi djersën dhe mundin e tyre, dhe, për më tepër, që të shkëlin mbi perspektivën e historisë shqiptare? Nëse nuk do të ngrihen që t’i hedhin abuzuesit aktualë nëpër bodrumet nga kanë dalë, historia jonë do të jetë edhe më e dhimbshme. Shiheni se çfarë ndodh: në Qipro janë mëse tre pushtetarë hajdutë shqiptarë që kanë humbur miliona dollarë nga falimentimi i bankavë të Qipros. Doganat, deri tani, për vitin 2015, kanë realizuar vetëm 70 përqind të planit, edhe pse atë e kanë ulur deri ku nuk mbante më. Turp i madh, sepse kjo është vjedhje e madhe.

Kudo vidhet, dhe Meta, pasi vjedh gjithë ditën me ministrat e tij injorantë, nxjerr në skenë edhe një vidieo pornografike, kurse televizionet shqiptare, një turp i nivelit drejtues të tyre, e transmetojnë këtë pornografi, me subjekt të njohur, ose nga frika, ose nga lëmosha, sepse janë drejt falimenitit. Kurse Rama, një kryeministër pafille, flet në OKB, për të “drejtuar Botën”, në një sallë Bosh; njëlloj si salla e Nesti Nases, ministrit të Enver Hoxhën, që shkonte aty për të “drejtuar Botën”. Tallje e madhe, që po vazhdon; por një tallje me shqiptarët, që shfrytëzohen dhe vidhen deri në palcë, që pastaj të na gëzojë një pushtet imagjinar një Rama, Rama, kryeministër që i duket vetja si Enver Hoxha, sepse nuk di fare që anija po i mbytet, pikërisht se ai nuk pranohet në Perëndim. Edhe pse i flet Botës në një sallë Bosh. Dhe turpi do të vijojë, derisa të ngrihen shqiptarët për t’i shporrur.

Por a kanë mundësi të ngrihen? Historia na ka dhënë një eksperiencë të hidhur, që iu ka dhënë gjithmonë kurajë pushteteve abuzuese në Shqipëri. Por, gjithsesi, le të shohim tani, në këtë kohë kur shqptarët që po vuajnë nga abuzimi i pushteteve poiltikë, kanë me vete Uashingtonin dhe Berlinin, por edhe poiltikën e Bashkimit Europian.

Next Post

FOTO/ Ja si e kuoton Serbinë një kompani shqiptare bastesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi Hamajezin për borxhin 30 mijë euro, ja kush është Klodian Kallo, i shpallur në kërkim

Plagosi Hamajezin për borxhin 30 mijë euro, ja kush është Klodian Kallo, i shpallur në kërkim

May 28, 2026
Shërbim i detyrueshëm ushtarak apo mbrojtje gjithëpërfshirëse si në vendet baltike? Kurti: Ja modeli që do të ndjekë Kosova

Shërbim i detyrueshëm ushtarak apo mbrojtje gjithëpërfshirëse si në vendet baltike? Kurti: Ja modeli që do të ndjekë Kosova

May 28, 2026
Dyshimet mbi vdekjen e 25-vjeçares në Tiranë, AMP hetim ndaj komisariatit nr.2 për rastin e Xhuana Nikollajt

Dyshimet mbi vdekjen e 25-vjeçares në Tiranë, AMP hetim ndaj komisariatit nr.2 për rastin e Xhuana Nikollajt

May 28, 2026
Ministri i Brendshëm: Do ndryshojmë sigurinë në shkolla dhe hapësirat publike, do bëjmë monitorim inteligjent

Ministri i Brendshëm: Do ndryshojmë sigurinë në shkolla dhe hapësirat publike, do bëjmë monitorim inteligjent

May 28, 2026
Operacioni i SPAK dhe Antimafias italiane, Gjykata e Posaçme lë në burg disa prej të arrestuarve

Operacioni i SPAK dhe Antimafias italiane, Gjykata e Posaçme lë në burg disa prej të arrestuarve

May 28, 2026
Ambasadori i ri, tre prioritetet e diplomacisë amerikane në Shqipëri

Ambasadori i ri, tre prioritetet e diplomacisë amerikane në Shqipëri

May 28, 2026
Tensione mes Boçit dhe Maznikut, bashkëkryetari demokrat braktis komisionin për Reformën Territoriale

Tensione mes Boçit dhe Maznikut, bashkëkryetari demokrat braktis komisionin për Reformën Territoriale

May 28, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 29 Maj 2026

May 28, 2026
Temu gjobitet me 200 milionë euro nga Bashkimi Europian

Temu gjobitet me 200 milionë euro nga Bashkimi Europian

May 28, 2026
194 të aksidentuar gjatë prillit 2026. Tirana, Lezha e Vlora, qytetet me numrin më të lartë

194 të aksidentuar gjatë prillit 2026. Tirana, Lezha e Vlora, qytetet me numrin më të lartë

May 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In