• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jetoi shumë pak si gjysh i lumtur”, Rajmonda Bulku flet për sëmundjen që i mori jetën Xhevdet Ferrit

by A R
16/01/2020 19:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktorja Rajmonda Bulku është shprehur e tronditur nga vdekja e kolegut të saj, Xhevdet Ferri, ndërsa ka folur për News 24.

“Jemi të shokuar nga lajmi. Jo se nuk prisnim të them të drejtën, por lajmi i fundit ka qenë i tmerrshëm.

Do të doja që të mos flisja asnjëherë për këtë.

Më vjen shumë keq, nuk e di pse mendoja se mund të ndodhte ndonjë mrekulli kur ai u bë gjysh dhe i thosha së shoqes se forca e dashurisë për këtë qenie të vockël që do të vijë në shtëpi, mund ta ndryshojë. Jetoi shumë pak si gjysh i lumtur.

Mendoja se do të kalonte gjithçka, shpreson njeriu deri në momentin e fundit.

Është një jetë e gjatë që kemi punuar dhe kemi qenë miq të mirë me të.

Jemi pak të lodhur nga këto vdekjet e kolegëve tanë, miqve tanë, u bënë pak si tepër dhe është shumë e dhimbshme.

Xhevdeti ishte një student i shkëlqyer, shumë i ditur, një familjar me gati gati nga ato dashuritë e frikshme.

Më vjen keq që tani u iku shoku i tyre, babi, bashkëshorti.

Ne ishim në skenë dhe ngelëm, ngrimë, regjisorja filloi të bërtiste duke thënë “çfarë”, i ndërpremë provat”, tha aktorja.

/a.r

Next Post
Shkrumbohet nga flakët lokali në Tepelenë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Babait të kryebashkiakut të Kavajës i digjet për herë të dytë fabrika

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com