Nga Kuvendi i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në ditën e lirisë 8 Dhjetor, Sali Berisha ka përmendur incidentin që ndodhi në protestë 2 ditë më parë kur u godit me grusht nga 31-vjeçari Gert Shehu.
Kryetari i PD-së akuzon Kryeministrin Rama si ideator të këtij incidenti dhe thotë se një njeri në rrugë mund të goditet apo të vritet, por sipas tij kauza nuk vdes.
“Jetën e japim votën nuk ta falim”, është kjo moto, sipas Sali Berishës, për të luftuar Edi Ramën.
“Ne do t’ia dalim dhe ju do t’ia dilni, ne e duam Shqipërië, ne do i dalim zot Shqipërisë, ne i besojmë Shqipërisë, ne i besojmë Shqipërisë, ne jemi të gatshëm të luftojmë çdo armik të saj, çdo pushtues të saj, çdo mafie të saj. Asgjë nuk na ndalon ne pa realizuar qëllimet tona. Edi Rama ky frikacak nxjerr një kriminel në rrugë dhe gjuan. Po një njeri mund të gjuhet, një njeri dhe mund të vritet por kauza nuk vdes kurrë mor mjeran, kauza jonë, dhe ne do ta faktojmë shpejt Edi Rama.
Kauza jonë do të triumfojë, se Shqipërinë s’ta japim kurrë, se lirinë s’ta japim kurrë, se votën e lirë s’ta japim kurrë. Ata që kanë luftuar pushtues në histori i kanë luftuar me moton “Ja vdekje ja liri”. Kurse ne pushtuesin tonë do ta luftojmë me moton “Jetën e japim votën nuk ta falim”. Mjerë ti që ke prekur votën tonë”, deklaroi Sali Berisha.
/s.f











