• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jetë njerëzore/ I moshuari i pastrehë me 7.800 lekë pension rrëfehet: Tentova dy herë të vras veten

by Java News
04/12/2021 22:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë të shumta arsyet e keqfunksionimit të sistemit të pensioneve. Mosdeklarimi i punonjësve është një prej plagëve ende të pa kuruara. Informaliteti, në fillim vitet ‘90 ishte thuajse normalitet. E tejzgjatja e fenomenit të punës në të zezë për dekada, është tregues i qartë i mungesës së vizionit për një shtet të konsoliduar. Në këto rrethana pensioni mesatar mbetet një ëndërr e largët për shumë të moshuar. 67-vjeçari Fisnik Hajro është një prej tyre, që në moshën e pleqërisë i duhet të jetoj aktin më tragjik të jetës së tij.

Në Tiranën e dy dekadave më parë, mosndërgjegjësimi për sigurimet shoqërore ishte i dyanshëm, si për shtetin ashtu edhe për qytetarët. Por, ndonëse politikanët nuk e harruan pleqërinë e tyre, qytetarët e thjeshtë si Hajro, në përpjekje për të siguruar të tashmen, e zprapsën mendimin për një pension ku të mbështeteshin në vitet e fundit të jetës.

Pas një kalvari të gjatë për të plotësuar 15 vjeçarin e nevojshëm, përballja me realitetin që do t’i ofrohej me pensionin e pjesshëm do të ishte një sfidë më shumë për të.

Me vetminë që e shoqëron në çdo hap, e pa një çati mbi kokë, 68-vjeçarit iu desh të endej për një ndihmë minimale  apo së paku strehim në strukturat shtetërore.

Në prag të dimrit e vetmja dorë që i është zgjatur është ajo e humanistit Hysni Kuka, drejtues i të Shoqatës Humanitare “Kuka”, por netët e gjata që i është dashur të kaloj mes territ rrugëve të kryeqytetit janë kthyer në makthin më të madh të jetës së tij….

Pensioni do të duhet të ishte sot bastuni ekonomik, ku të mbështetej për nevojat bazë, por në rrethanat e jashtëzakonshme në të cilat gjendet e shikon që 15 vite kontribut i kthehen në trajtën e një lëmoshe, me të cilat nuk di ç’të bëjë më parë.

Gjatë 20 ditëve të kaluara në të ftohtë, ai është ndeshur me fatin drithërues të të pastrehëve, të cilët tentojnë t’i mbijetojnë ditës, pa ditur çdo të sjellë e nesërmja, gjithmonë  nëse për ta do të ketë një të tillë.

Dhjetëra prej tyre janë si Abazi, që dikur kanë pasur një jetë normale, mirëpo rrethanat jetësore, e veçanërisht fenomeni i braktisjes së moshës së tretë i bën të gjenden në mëshirë të fatit. Më herët Hajron e ka strehuar një tjetër i moshuar, por me ndarjen nga jeta të këtij bamirësi, ai ngeli në mes të katër rrugëve, e me 260 lekë në ditë pension…

Të gjithë moshuarit që jetojnë në rrugët e kryeqytetit, mbartin me vete një histori për të rrëfyer. Një të shkuar, e cila u vërtitet si dezhavu gjatë netëve të gjata, ndërsa lutjet e tyre klithin fort, për një strehë mbi kokë… Hajro tregon, se pasi trokiti në Bashki, këta të fundit kërkuan mbështetjen e Shoqatës Bamirëse Kuka që ndonëse për shkak të situatës është në limit të vendeve, drejtuesi i saj i ka premtuar ta ndihmoj personalisht, duke e strehuar në banesën e tij në fshat.

Por sa është realisht mundësia aktuale e strukturave shtetërore për strehim të të moshuarve? “Vetting” kontaktoi me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të kuptuar se sa janë qendrat në dispozicion të kësaj kategorie.

“Ju informojmë se deri më sot ka 34 qendra për të moshuar, nga këto 21 janë publike dhe 13 jopublike; 9 rezidenciale publike dhe 7 rezidenciale jopublike”, shkruhet në përgjigjen e MSHMS

Janë 50 qendra dhe rezidenca  në total, po aq sa janë kostatuar Në “Planin Kombëtar të Moshimit 2020-2024” të miratuar përmes vendimit nr 864 në dhjetor të vitit 2019, ku theksohej nevoja  urgjente për strehim afatgjatë të disa kategorive të të moshuarve në rrezik braktisjeje dhe izolimi. Ndërkaq përgjatë këtyre dy viteve Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se gjatë dy viteve të fundit janë ngritur tre qendra ditore dhe 2 shërbime në nivel qarku.

“Gjatë viteve 2020 dhe 2021 në kuadër të programit të financimit të Fondit Social, MSHMS ka financuar ngritjen e pesë shërbimeve të reja për këtë kategori; 3 qendra ditore në tre bashki: Roskovec, Prrenjat dhe Belsh me 150 përfitues si dhe 2 shërbime në nivel qarku:

-Qendra sociale  “Shtëpia e përbashkët” në Berat, ku target grupi përfshin 80 të moshuar pa mbështetje familjare me nevoja social ekonomike, ku përfshihet kujdesi shëndetësor, vakt ushqinmor, aktivitetet social-kulturoree si deh terapi okupacionale.

-Për herë të parë do të zbatohet nga Qarku Tiranë ofrimi i asistencës shtëpiake – shërbim shëndetësor dhe social për 85 të moshuarit në banesë”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e MSHMS.

Sa i përket banesave të strehimit, sociologu Gëzim Tushi thotë se ritmi i ngritjes së qendrave të reja është i ngadaltë, si dhe vë theksin tek domosdoshmëria për të kthyer vëmendjen nga shtresa e të moshuarve të braktisur e të pastrehë.(ABC News)

Next Post
Bënë lëmsh rrjetin/ Bora Zemani, Donald Veshaj e Beatrix Ramosaj përfaqësojnë më së miri shenjat e tyre të Horoskopit

Bora Zemani reagon për herë të parë, i del në mbrojtje Donaldit: Edhe ai është njeri dhe mund të gabojë! Mos e dënoni e kryqëzoni, as unë nuk po e bëj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

July 31, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Rezerva valutore, në nivel rekord: Arriti në 7.88 miliardë euro në qershor

July 31, 2026
AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

July 31, 2026
Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

July 31, 2026
60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

July 31, 2026
Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

“Time Out”: Nga frika te mahnitja, përshtypjet e një turisteje britanike në Shqipëri

July 31, 2026
Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

July 31, 2026
Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

July 31, 2026
Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

July 31, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

Fund karburanteve anonime? Çdo litër do të gjurmohet nga importi deri te pompa! Qeveria aktivizon sistemin e ri

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com