• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jeta sentimentale e Erjolës: Lidhja me reperin e njohur dhe historia me partnerin e vajzës VIP

by Java News
09/03/2024 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Erjola Doçi dhe Silvi janë gjithnjë e më pranë njëri-tjetrit. Tashmë konkurrenti e ka shprehur pëlqimin për moderatoren, ku edhe kjo e fundit duket se po gjendet gjithnjë e më afër atij. Erjola Doçi ka treguar se është e gatshme të gjejë dashurinë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Gjatë një bisede me Roza Latin, banorja u shpreh se Silvi Forte i duket një djalë shumë i mirë dhe me vlera, teksa tha që duhet edhe të luajë më shumë, pasi nëse mes tyre do ketë diçka më shumë konkurrentët e tjerë do ta shikojnë atë vetëm në këtë aspekt dhe jo në varësi të lojës së tij.

“Këto dy ditë kanë qenë pse jo. Nëse shkon natyrshëm gjëja me kënaqësi, prandaj po i paraprijë që të mos shkojnë gjërat keq. Silvi më duket një djalë shumë me vlera dhe e vlerësoj, por nga ana tjetër unë i them që të luajë edhe lojën e tij sepse një djalë si Silvi mund t’i bëjë dy gjëra paralelisht. Thjesht unë të them që ta shfaqësh edhe veten në disa aspekte të tjera, sepse duke i njohur banorët më shumë të përdorin pikërisht këtë, siç një ditë më parë thanë ua sa shkoni bashkë”, u shpreh ajo.

Por, teksa brenda duket se një flirt po zhvillohet mes tyre, jashtë janë bërë publike të tjera detaje nga jeta e saj private. Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Dea Vieri, dhe ish-opinionisti Bledi Mane, teksa ishin të ftuar tek “E diell” kanë treguar se Erjola Doçi është në një lidhje jashtë shtëpisë. Bledi tha se i dashuri i moderatores është një reper, i cili jeton në Gjermani, ndërsa sipas Deas, ai gjithashtu është shoku i Bardhit.

“Kur ka hyrë Erjola mua mu duk sikur Romeos po i bënin sytë xixa, se Erjola është një femër seksi, provokuese. Kur hynte ajo në pishinë… Unë me Romeon e kam parë Erjolën. Erjola ka një lidhje jashtë. Mendoj që do të futet aty në ‘Big Brother’ ishalla. Edhe shok i Bardhit”.

Megjithatë, shoku i ngushtë i Erjolës, Ronaldo Sharka i cili ishte i pranishëm nuk ka reaguar në lidhje me këto deklarata. Banorja e edicionit të tretë të ‘Big Brother Vip Albania’, Erjola Doçi është njëra ndër banoret më të komentuara të këtij edicioni për shkak të debateve të shumta me banorët e shtëpisë.

Burime për “Iconstyle” kanë zbuluar se Erjola Doçi është në një lidhje me reperin e njohur kosovar, Azet. Në një video të publikuar, shihet dyshja krahë njëri-tjetrit. Erjola gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme deri tani ka qenë shumë diskrete sa i takon jetës private, madje shumë pak kemi mësuar edhe për familjen e saj. Nuk dihet sesa kohë kanë që janë në një lidhje, por nga sa shohim në video dyshja duken shumë të lumtur krahë njëri-tjetrit.

Ndërkohë që miqtë e saj flasin për një raport me një reper të njohur, të gjitha dyshimet të çojnë tek Azet. Duke qenë se video me reperin është e kohëve të fundit, dyshja duket se ka ende një raport të hapur me njëri-tjetrin. Ndonëse vetë Erjola ka preferuar që mos të flasë fare për këtë histori në shtëpinë e “Big Brother”.

Pas këtyre deklaratave, moderatorja u suprizua me një dron në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku krahas fotos së saj shkruheshin inicialet “E zemër A”. Menjëherë pas kësaj në rrjet qarkulluan zëra se personi që ka dërguar dronin ka qenë Azeti, ndonëse një gjë e tillë nuk është konfirmuar akoma nga asnjëri. Por, teksa historia me Azet duket si një histori e rëndësishme për të, një tjetër raport ka mbetur mbrapa për Erjolën.

E kemi fjalën për historinë e gjatë që ajo ka patur me një nga djaloshët e njohur në jetën e Tiranës. Ndonëse ai vetë nuk është VIP, të shumta kanë qenë vajzat VIP me të cilat ai ka pasur një histori dashurie. Sipas miqve të tij, historia me Erjolën ka qenë e rëndësishme, por tashmë gjithçka është mbyllur.

Djali në fjalë, është bërë prind i një djali, me motrën e një tjetër vajze VIP, e cila gjithashtu ka qenë pjesë e “Big Brother”. Pak kohë para se të futej në Big Brother, moderatorja ka folur për herë të parë për një ndarje që kishte kaluar vetëm pak kohë më parë.

“Nuk jam e lidhur. Jam e lumtur dhe e ndarë sepse nuk mund t’i bësh të dyja. Është shumë e vështirë, sepse unë e dua shumë punën, por edhe personin që do të kisha në krah. Është e vështirë të ndahesh më dysh. Nëse do të isha në një zonë komforti me karrierën dhe ambicien për të ecur përpara normalisht do të kisha si dikë në krah, por tani e shoh si barrierë”, tha ndër të tjera ajo.

Ndërsa më pas pohoi se ish-i i saj ka qenë personazh që e njohin të gjithë. Në daljet e saj publike, ajo njihet për natyrën e drejtëpërdrejtë që ka. E tillë ka qenë edhe tek Manushi, ku prej disa viteve tashmë është pjesë e formatit. Duke folur për xhelozinë e partnerit, ajo u shpreh sesi u nda me një të dashur, pasi ky i fundit ishte xheloz deri në ekstrem për të.

“Varet se si janë partnerët. Se tani mu kujtua një eksperiencë personale. Jam shumë e lumtur që këtë verë do t’i kaloj pushimet ‘single’ se verën që shkoi të gjitha shoqet e mia dilnin bënin qejf kurse unë rrija e mbyllur në çarçaf. S’janë gjithë ‘open mind’, ka persona që s’ta japin lirinë”, tha ajo.

Por, duket se historitë me djem të tillë tashmë janë mbyllur njëherë e mirë për Erjolën. Këtë herë ajo është duke kërkuar një mashkull me të qetë dhe një partner që ta përkrah në rrugëtimin e tij në televizion. Dhe duket se këto cilësi i ka gjetur pikërisht tek Silvi. Nga ana tjetër. artisti, sapo u fut në shtëpinë e “Big Brother” shprehu hapur pëlqimin e tij për të, duke pretenduar që të kenë diçka më shumë se miqësi së bashku.

Tashmë që Erjola u rikthye në lojë, pasi kishte biletën e kthimit, ajo u shfaq më e interesuar për Silvin, duke u shprehur se është një djalë plot vlera. Ndërkohë do të na duhet të presim përfundimin e rrugëtimit të saj në këtë format, për të zbuluar më shumë nga historia e dashurisë me Azet që ka lënë jashtë, si dhe detaje të tjera për jetën e saj private./PanoramaPlus

Next Post
Mbledhja e Qeverisë e kryebashkiakëve në Shkodër, zbardhen detaje nga takimi

Mbledhja e Qeverisë e kryebashkiakëve në Shkodër, zbardhen detaje nga takimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

3-P, Presidenti vs protestë

June 13, 2026
Çezari dikur ishte perandor, sot është sallatë

Çezari dikur ishte perandor, sot është sallatë

June 13, 2026
Ngriti “shtëpi bari” në mes të fshatit, arrestohet shqiptari! Sistem modern kultivimi me panele diellore, aspiratorë dhe…

Ngriti “shtëpi bari” në mes të fshatit, arrestohet shqiptari! Sistem modern kultivimi me panele diellore, aspiratorë dhe…

June 13, 2026
“Altin Dumanit t’i jepet edhe një mandat”/ Aktivisti thirrje nga protesta: SPAK të nisë arrestimet e politikanëve të korruptuar

“Altin Dumanit t’i jepet edhe një mandat”/ Aktivisti thirrje nga protesta: SPAK të nisë arrestimet e politikanëve të korruptuar

June 13, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Axhenda anti-Trump, Berisha në ‘liridalje’ dhe ambasadori i ri i SHBA

June 13, 2026
Trafikonin kokainë në Europë, Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

Trafikonin kokainë në Europë, Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

June 13, 2026
Humbi në zgjedhjet parlamentare, Viktor Orban rizgjidhet kryetar i partisë Fidesz në Hungari në një garë pa kandidatë

Humbi në zgjedhjet parlamentare, Viktor Orban rizgjidhet kryetar i partisë Fidesz në Hungari në një garë pa kandidatë

June 13, 2026
Përdori rrugën dytësore për të shmangur trafikun e Shëngjinit, autobusi i agjencisë turistike përfundon në kanal

Përdori rrugën dytësore për të shmangur trafikun e Shëngjinit, autobusi i agjencisë turistike përfundon në kanal

June 13, 2026
“Jam këtu për fëmijët tanë”, mamaja e Martin Canit nga protesta: Duam siguri, e çova djalin në shkollë dhe nuk m’u kthye më

“Jam këtu për fëmijët tanë”, mamaja e Martin Canit nga protesta: Duam siguri, e çova djalin në shkollë dhe nuk m’u kthye më

June 13, 2026
Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

June 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In