• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jeta në Libi, karriera e boksit, drejtimi i Maqedonisë dhe…burgu! Kush është Gruevski

by A R
24/05/2018 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot një Gjykatë Penale në Maqedoni e shpalli fajtor ish-kryeministrin Nikolla Gruevski për rastin “Tanku”. Atij iu dha dënimi prej 2 vitesh në burg. Por, kush është në të vërtetë Nikolla Gruevski?

Ai lindi në Shkup më 1970, dhe u rrit në një familje që nuk ishte as e privilegjuar, por as e varfër. Babai i punonte në një kompani mobiljesh, ndërsa nëna e tij punonte si infermiere. Kur prindërit e tij ishin divorcuar, ai kishte qëndruar me nënën. Pasi asaj iu desh të shkonte në Libi për të punuar, si mijëra qytetarë tjerë të Jugosllavisë, ndër të tjerë edhe shqiptarë, Nikolla kishte shkuar me të.

Pas kthimit në Jugosllavi, ai e kishte përfunduar filloren dhe të mesmen në Shkup, për t’u diplomuar më pas për Ekonomi më 1994, kohë gjatë së cilës kishte marrë pjesë edhe në teatrin dhe boksin amator.

Gruevski është divorcuar me gruan e tij të parë, dhe është martuar sërish në maj të vitit 2007 me Borkica Gruevskan, me të cilën ka dy vajza.

Gjyshi i Nikollës kishte luftuar në luftën greko-italiane dhe aty humbi jetën. Emri i tij përmendet në memorialin e luftës në Achlada [më parë Krushorad], mes emrave tjerë që ishin vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Mbiemri i Gruevskit kishte qenë Grouios, por pas ikjes së gjyshërve të tij në Maqedoninë Jugosllave, ata e kishin ndërruar në mënyrë që të merrnin nënshtetësi jugosllave duke u asimiluar.

Gruevski kishte qenë ministër financash nga viti 1999 e deri në vitin 2002. Ai e kishte shitur Telekomin maqedonas dhe kishte zbatuar reforma të shumta financiare.

Në vitin 2003, ai ishte bërë lider i partisë udhëheqëse nacionaliste VMRO-DPMNE. Në atë kohë, Gruevski kishte qenë lider pro-evropian, dhe ishte zgjedhur pasi që Ljubco Georgievski e kishte lënë pozitën.

Që nga viti 2006 e deri në vitin 2016, shkruan Periskopi, ai kishte shërbyer si kryeministër i Maqedonisë. VMRO-DPMNE-ja i kishte fituar zgjedhjet e korrikut të vitit 2006, dhe më 25 gusht Gruevski e kishte formuar qeverinë e re.

Koalicioni i udhëhequr prej tij, i kishte fituar të gjitha zgjedhjet e mëvonshme, përfshirë edhe të fundit në të cilat pas koalicionit pas-zgjedhor ai e kishte humbur pozitën e kryeministrit.

Në muajin maj të vitit 2015, ndodhën protesta të mëdha në Shkup kundër Gruevskit dhe qeverisë së tij. Protestat hidhnin akuza të rënda ndaj tij, zëdhënësi i të cilave kishte qenë Zoran Zaevi, lideri opozitar. Më 5 maj kishte ndodhur një protestë në të cilën kishte plasur dhuna mes aktivistëve dhe policisë, me të lënduar në të dyja palët. Shumë ministra, përfshirë ministren e brendshme Jankullovska, kishin dhënë dorëheqje gjatë kohës sa mbaheshin protestat. Por, Gruevski kishte refuzuar të dorëhiqej.

Sidoqoftë, në janar të 2016-s, kryeministri Gruevski kishte dhënë dorëheqje por e kishte emëruar në vend të tij Emil Dimitrievin, i cili kishte shërbyer deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Në janar të vitit 2017, Zyra e Prokurorit special të Maqedonisë e filloi investigimin “Tanku” në të cilin dy individë po akuzoheshin për përdorjen e pozitës zyrtare dhe autoritetit mes shkurtit deri në tetor të vitit 2012 për të prokuruar një Mercedes-Benz 600 që vlente 600 mijë euro sa për t’i plotësuar “dëshirat” e Gruevskit që kishte qenë kryeministër./zhurnal/a.m.

Next Post
“Tirona”, një simbol antisistem

Sa shqiptarë e duan largimin e Xhafajt?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
Tender në GJKKO! Zbardhen detajet e projektit për transformimin e ambienteve

Tender në GJKKO! Zbardhen detajet e projektit për transformimin e ambienteve

February 13, 2026
Aksident i rëndë në Athinë! Tre të mitur përplasen me një pemë, një 15-vjeçar humb jetën, në makinë edhe një shqiptar

Aksident i rëndë në Athinë! Tre të mitur përplasen me një pemë, një 15-vjeçar humb jetën, në makinë edhe një shqiptar

February 13, 2026
Konferenca e Sigurisë në Mynih, Balla takon Presidenten e Bullgarisë: Mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Konferenca e Sigurisë në Mynih, Balla takon Presidenten e Bullgarisë: Mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In