• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Jeta në izolim/ Çfarë po bëjnë evropianët për të mos u çmendur! (Foto)

by Java News
28/03/2020 21:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koronavirusi ka izoluar të gjithë Evropën. Italia po e pëson më keq, me mbi 9.000 viktima, e pasuar nga Spanja e cila ka afërsisht 6.000.

E ndërsa njerëzit rrinë mbyllur, ankthi rritet çdo ditë e më shumë. Njerëzit në të gjithë Evropën po gjejnë mënyra nga më të ndryshmet për mbrojtur veten kundër rreziqeve psikologjike të izolimit.

Raportimet e ndryshme në medie, ndonjëherë edhe fake news shkaktojnë panik te gjithë qytetarët. Për ta marrë sa me sportivitet vetëizolimin, evropianët gjejnë mënyra argëtuese nga më të ndryshmet. Normalisht psikologët këshillojnë që të mos e kaloni gjithë ditën duke parë mediet sociale, pasi kthehet në një rutinë që zor se do t’i largoheni kur kjo situatë të marrë fund. Por nëse ende nuk dini çfarë të bëni këto ditë vetëkarantinimi, ndiqni rekomandimet e fqinjëve tanë evropianë.

Të mërzitur sepse ata janë mësuar me jetën jashtë, spanjollët shumica e të cilëve, si shumë evropianë, jetojnë në apartamente, po mundohen ta kalojnë vetminë në mënyra të tjera.

Tarracat mbi pallate janë bërë vendi ideal për stërvitje, megjithëse jo të gjithë kanë qasje. Shumë bëjnë stërvitje, duke ngjitur dhe zbritur shkallët e pallatit, ose në ballkon. Një baba raportoi se vajza e tij po praktikohej për volejboll në shtëpi, duke përdor topin e letrave higjienike për të mos thyer sendet, informon dritare.net

Italianët, të cilët janë më të prekurit, dalin në ballkone dhe këndojnë, u bien instrumenteve muzikore çdo natë, në një shfaqje solidariteti, megjithëse ka rënë entuziazmi gjatë kësaj jave.

Shumë prej tyre tani kanë filluar të bëjnë joga dhe i shpërndajnë videot në internet. Të tjerët me pikturë, ose gatim dhe ndajnë recetat me miqtë e tyre në rrjete sociale.


Në Gjermani, 42.000 programues dhe hartues të programeve u mblodhën në internet për një hackathon masiv. #Wirvsvirus (ne kundër virusit) gjetën një zgjidhje të mundshme për problemet duke përfshirë gjurmimin e virusit, përmirësimin e komunikimit ndërspitalor, shpërndarjen e ushqimit për të pastrehët, ndihmuan ndaj fermerëve që të gjejnë njerëz që të shpërndajnë të korrat dhe përfunduan me një party masive në YouTube dhe Slack.

Si shumë vende anembanë Evropës, rezidentët e Brukselit janë detyruar të duartrokasin punëtorët e kujdesit shëndetësor nga dritaret dhe ballkonet e tyre çdo natë në orën 8 të mbrëmjes, shkruan dritare.net

Në Francë, e mbyllur që nga 17 marsi, në një kohë kur qytetarët dalin vetëm për të bërë pazar, për vrap apo nxjerrin për një shëtitje të shkurtër qenin, humori tani për tani është bërë tema kryesore në mediet sociale.

Komedianët postojnë çdo ditë nga një video të re. Videot e fqinjëve duke ngarë biçikletën në ballkon, apo shokët e ngushtë që bëjnë atë sfidën me këmbët janë bërë virale në internet. /dritare.net/

Next Post
Ishte e infektuar me koronavirus, ndahet nga jeta Princesha e Spanjës

Ishte e infektuar me koronavirus, ndahet nga jeta Princesha e Spanjës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

“Maduro ka rënë shumë në peshë, studion Biblën dhe Kuranin në qelinë e burgut në Nju Jork”

November 9, 2026
“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

November 9, 2026
Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

November 9, 2026
Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

November 9, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“PD është në kaos dhe pa strategji” / Leka: Berisha s’mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme, ja çfarë e pret opozitën

November 9, 2026
Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In